“Zotërimi Doktrinor: Moroni 7:45–48 – ‘Dashuria Hyjnore Është Dashuria e Pastër e Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: Moroni 7:45–48”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: Moroni 7:45–48
“Dashuria Hyjnore Është Dashuria e Pastër e Krishtit”
Në studimin tënd të vargjeve te Moroni 7:44–48, ti mësove se si të përpiqesh ta zhvillosh dashurinë hyjnore, dashurinë e pastër të Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 7:45–48, ta shpjegosh doktrinën që jepet mësim në këtë fragment, dhe t’i zbatosh në situata nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Shpjego dhe mëso përmendsh
Merre parasysh skenarin vijues për të të ndihmuar të ushtrosh shpjegimin e cilësisë së shenjtë të dashurisë hyjnore.
Imagjino sikur gjatë diskutimit Eja, Më Ndiq me familjen tënde, ndërsa flisni rreth kuptimit të dashurisë hyjnore, vëllai yt më i vogël thotë diçka të ngjashme me “A nuk është dashuria hyjnore thjesht të bësh gjëra të mira për njerëzit?” Ti i thua vëllait tënd se sjellja e mirë është pjesë e dashurisë hyjnore, por që ti mësove më shumë rreth saj në seminar.
-
Çfarë hollësish të tjera rreth dashurisë hyjnore do t’i tregoje vëllait tënd?
Përdore idenë vijuese për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Ose zgjidh një metodë të ndryshme që të ndihmon më mirë të mësosh përmendsh.
Ushtroje vënien në zbatim
Për të të ndihmuar t’i shqyrtosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, korrigjoji tri frazat vijuese dhe shpjegoje se çfarë kuptimi kanë ato. Nëse të nevojitet ndihmë, studioji paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
-
Shqyrto me besim.
-
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet këndvështrimit të caktuar në mënyrë hyjnore.
-
Vëri në zbatim konceptet dhe pyetjet me një burim të përjetshëm.
Lexoji skenarët vijues:
-
Olsi mërzitet shpejt nga vëllezërit dhe motrat e tij më të vogla. Ata shpesh i përgjërohen Olsit që të luajë me ta ose t’i ndihmojë për detyrat e shtëpisë. Olsi do vetëm që vëllezërit dhe motrat e tij ta lënë rehat që ai të bëjë punën e vet.
-
Hera mësoi se një vajzë tjetër në klasën e saj të Të Rejave ka përhapur thashetheme për të. Hera ndihet e pështjelluar dhe e lënduar nga kjo dhe nuk është e sigurt se si të reagojë.
-
Klodi dëshiron të gëzojë popullaritet në shkollë dhe shfaqet si i patrembur para shokëve të tij. Ai shpesh i përçmon shokët e tjerë të klasës dhe ua merr gjërat pa i pyetur.