“Moroni 8: ‘Fëmijët e Vegjël Janë Gjallë në Krisht’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Moroni 8”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Moroni 8
“Fëmijët e Vegjël Janë Gjallë në Krisht”
Në shkrimet e tij, profeti Moroni tregoi një letër të shkruar për të nga i ati, Mormoni, lidhur me pagëzimin e fëmijëve të vegjël. Shkrimet e Mormonit mbi këtë temë rrjedhin nga një zbulesë që ai mori nga Jezu Krishti. Zbulesa tregon fuqinë e Shlyerjes së Shpëtimtarit dhe se si ajo ndikon te fëmijët e vegjël. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh më mirë përse fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pagëzim dhe çfarë na mëson kjo rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Si do t’i përgjigjeshe?
Lexoje historinë vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ose shikoje “And a Little Child Shall Lead Them” [“Dhe do të Udhëhiqen nga një Fëmijë”] nga kodi kohor 4:42 deri në 5:59, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Imagjino sikur ti ishe një nga misionarët në atë situatë.
“Dy misionarë po bënin punë misionare në malet në jug të Shteteve të Bashkuara. Një ditë, nga një kodër, ata panë njerëz që po mblidheshin në një çeltirë shumë më poshtë. Misionarët nuk kishin shpesh shumë njerëz të cilëve mund t’u predikonin, kështu që nisën të zbritnin te çeltira.
Një djalë i vogël ishte mbytur dhe do të kishte një funeral. Prindërit e tij kishin dërguar që të thërrisnin meshtarin për të folur në funeralin e të birit. Misionarët qëndruan prapa ndërsa meshtari shëtitës u kthye nga babai dhe nëna e vrerosur dhe filloi predikimin e tij. Nëse prindërit do të prisnin të merrnin ngushëllim nga ky meshtar, ata do të zhgënjeheshin.
Ai i qortoi ashpër që nuk e kishin pagëzuar djalin e vogël. Ata e kishin vonuar pagëzimin për shkak të një gjëje apo një tjetre dhe tani ishte tepër vonë. Ai u tha atyre shumë hapur se djali i tyre i vogël kishte shkuar në ferr. Ishte faji i tyre. Ata duhej të fajësoheshin për vuajtjen e tij të pafund.
Pasi predikimi përfundoi dhe varri u mbulua, misionarët iu afruan prindërve të vrerosur. ‘Ne jemi shërbëtorë të Zotit’, i thanë ata të ëmës, ‘dhe ne kemi ardhur me një mesazh për ju.’” (Bojd K. Paker, “Dhe do të Udhëhiqen nga një Fëmijë”, Liahona, maj 2012, f. 7)
Vlerësoje përgjigjen tënde për pyetjen vijuese në një shkallë nga 1 deri në 4, ku tregohet me 1) aspak i sigurt, 2) disi i sigurt, 3) i sigurt dhe 4) shumë i sigurt.
-
Sa i sigurt do të ndiheshe për t’u dhënë mësim dhe ngushëllim këtyre prindërve të vrerosur dhe për t’i ndihmuar ata ta ndienin dashurinë e Zotit?
Ndërsa studion te Moroni 8, merre parasysh se si mund t’i ndihmosh këta prindër ta kuptojnë më mirë Shlyerjen e Jezu Krishtit në lidhje me fëmijët e vegjël. Në fund të mësimit, do të të kërkohet të krijosh një përgjigje për këtë skenar. Mendo gjithashtu se si të vërtetat nga Moroni 8 mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë mirësinë dhe mëshirën e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Fëmijët e vegjël janë të shëndetshëm
Duke qenë i thirrur kohët e fundit në shërbesën e Jezu Krishtit, Moroni mori një letër nga i ati, Mormoni. Mormoni i shkroi “biri[t të tij të] dashur” (Moroni 8:2) që e “kujto[nte] gjithmonë në lutjet [e tij]” (Moroni 8:3). Ai e këshilloi Moronin rreth grindjeve që kishin lindur mes nefitëve për pagëzimin e fëmijëve të vegjël. Më vonë në jetën e tij, Moroni e shtoi këtë letër në analin e tij në fletët e arta.
Lexo te Moroni 8:4–8, duke kërkuar se si reagoi Mormoni kur dëgjoi për grindjen.
Përse fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pagëzim |
Çfarë mësojmë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit |
---|---|
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje, është se fëmijët e vegjël bëhen të shëndetshëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Një mjet i dobishëm i studimit të shkrimeve të shenjta është përdorimi i poshtëshënimeve. Vër re poshtëshënimin c pranë fjalës “i shëndetshëm” te vargu 8.
Lexoje të paktën njërin prej vargjeve në vijim nga poshtëshënimi, duke kërkuar përse fëmijët e vegjël janë të shëndetshëm:
-
Çfarë do të thotë te Moroni 8:8 se “fëmijët e vegjël janë të shëndetshëm”?
Fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pagëzim
Mormoni dha ide shtesë që na ndihmojnë të mësojmë më shumë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga kjo doktrinë lidhur me fëmijët. Lexoji vargjet vijuese, duke kërkuar pikat që mund t’i shtosh në të dyja anët e tabelës sate.
Ndalu një çast për t’i shqyrtuar të vërtetat që ke shkruar në kolonën e dytë të tabelës. Përsiate pyetjen vijuese:
-
Si mund të na ndihmojë të kuptuarit e këtyre të vërtetave rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në jetën tonë sot?
Kujtoje historinë e dy misionarëve nga fillimi i mësimit.