“Mosia 2:19–41: ‘Bekuar në të Gjitha Gjërat’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mosia 2:19–41”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Çfarë do të ishe i/e gatshëm/me të bëje për të marrë lumturi të pafund? Mbreti Beniamin e ftoi popullin e tij ta kërkonte këtë lumturi nëpërmjet të jetuarit me drejtësi dhe përkushtimit ndaj Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë të kërkosh “gjendjen e bekuar dhe të lumtur të atyre që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë” (Mosia 2:41 ).
Krijimi i një mjedisi aktiv të të mësuarit. Ndihmesa ndaj nxënësve që të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin e të mësuarit, mund t’i ndihmojnë ata të mësojnë më thellësisht. Merreni parasysh të përdorni stacione të të mësuarit për të ndarë sasi të mëdha përmbajtjeje dhe t’u lejoni nxënësve të marrin përgjegjësinë për të mësuarit e tyre. Ndërsa nxënësit i përzgjedhin stacionet dhe lëvizin nëpër to, rrini në vëzhgim për ata që mund të kenë nevojë për ndihmë individuale. Sigurohuni që koha e orës mësimore të përdoret me efektshmëri.
Përgatitja e nxënësve : Mund t’i ftoni nxënësit ta përfundojnë pohimin vijues dhe të përgatiten për ta diskutuar përgjigjen e tyre: “Lumturia e vërtetë dhe afatgjatë gjendet duke …”
Veprimtari e Mundshme e të Mësuarit
Këndo ose lexo fjalët e këngës “Numëro Bekimet ” (Himne , nr. 152) ose shiko materialin filmik vijues. Mendo rreth fjalëve dhe mënyrës se si ato lidhen me jetën tënde.
4:59
Nxënësit mund të krijojnë një listë me bekimet e tyre në ditarët e tyre të studimit individualisht ose në tabelë si klasë. Ftojini ata të tregojnë atë që vunë re ose mësuan nga bërja e listës së bekimeve të tyre.
Pasi dha mësim rreth shërbimit, mbreti Beniamin i ftoi nefitët të mendonin rreth mënyrës se si i kërkonin dhe i merrnin bekimet e Atit Qiellor. Ndërsa studion sot, përsiat se si Zoti të ka bekuar tashmë ndërsa përpiqesh fort t’i zbatosh urdhërimet e Tij.
Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe me nga tre veta. Caktojini çdo anëtari të grupit një nga pyetjet vijuese që ta përsiatë ndërsa i lexon vargjet vijuese me grupin e vet. Më pas kërkojuni ta diskutojnë me grupin e tyre atë që gjetën.
Lexo te Mosia 2:19–25 , duke kërkuar përgjigjen për ndonjërën nga pyetjet vijuese:
Në çfarë mënyrash i bekoi Perëndia nefitët? Merre parasysh ta shenjosh çdo bekim që ke të përbashkët me ta.
Çfarë bën Perëndia kur i zbatojmë urdhërimet e Tij? Sa shpejt e bën Ai atë?
Çfarë të mësojnë këto vargje për Perëndinë?
Pasi i ndihmoi nefitët t’i dallonin bekimet e tyre, mbreti Beniamin njoftoi që biri i tij, Mosia, do të ishte mbreti i tyre i ri. Ai u kujtoi atyre mënyrat e shumta se si njerëzit mund t’i humbasin bekimet e tyre nëpërmjet grindjes, shkeljes, rebelimit dhe shkeljes së urdhërimeve të Perëndisë. Ai dha mësim edhe për pasojat e përjetshme të atyre veprimeve dhe u dha një premtim atyre që i zbatojnë urdhërimet. (Shih te Mosia 2:29–40 .)
Lexo te Mosia 2:41 , duke kërkuar premtimin që dha mbreti Beniamin.
Mosia 2:41 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, për një pyetje ose situatë.
Një nga premtimet e bëra te Mosia 2:41 është që, nëse i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë, Perëndia do të na bekojë edhe materialisht, edhe shpirtërisht . Sidoqoftë, ka shumë më tepër që mund të mësojmë nga ky varg duke e studiuar secilën frazë më vete.
Bekimet materiale mund të përfshijnë gjëra si shëndeti fizik, begatia ose bekime të tjera që lidhen me jetën në vdekshmëri. Bekimet shpirtërore janë gjëra që janë të përjetshme. Këto përfshijnë dëshminë tonë, marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe familjet tona, faljen e mëkateve, udhërrëfim nëpërmjet Frymës së Shenjtë dhe kështu me radhë.
Veprimtaritë vijuese mund të ndahen në stacione të të mësuarit. Nxënësit mund t’i përdorin fletushkat e dhëna për të lëvizur nëpër veprimtari vetë ose në grupe të vogla. Merreni parasysh ta plotësoni veprimtarinë A si klasë për ta dhënë modelin e asaj që pritet nga nxënësit.
Gjendja e Bekuar dhe e Lumtur e Atyre që Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Mosia 2:19–41: ‘Bekuar në Të Gjitha Gjërat’”
Shiko listën e bekimeve që krijove në fillim të këtij mësimi. Shto çdo bekim shtesë që mund të të ketë ardhur në mendje. Nënvizoji bekimet që janë më tepër materiale dhe rrethoji bekimet që janë më tepër shpirtërore. Mund të kuptosh se disa bekime hyjnë në të dyja kategoritë.
Çfarë prove sheh në jetën tënde që kjo deklaratë nga Mosia 2:41 është e vërtetë?
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 130:20–21 . Çfarë mëson për marrëdhënien midis zbatimit të urdhërimeve dhe marrjes së bekimeve të Perëndisë? Nëse dëshiron mund ta shenjosh si referencë‑kryq ose t’i lidhësh këto vargje me vargun te Mosia 2:41 .
Si mendon, pse Ati Qiellor na bekon edhe me bekime materiale, edhe me bekime shpirtërore? Çfarë të mëson kjo rreth Tij?
Veprimtaria B
“Nëse qëndrojnë besnikë deri në fund, ata janë marrë në qiell, që si rrjedhim të jetojnë me Perëndinë, në një gjendje lumturie të pafund”.
Shkruaje këtë pohim në qendër të një faqeje bosh në ditarin tënd të studimit, duke lënë vend përreth saj për të bërë shënime. Rretho fjalë ose fraza në deklaratë që janë domethënëse për ty. Bashkëngjiti një flluskë fjalësh çdo fjale ose fraze të rrethuar dhe shkruaj një përkufizim, fragmente shkrimesh të shenjta të lidhura ose çdo ide tjetër që mund të kesh.
Për shembull nëse e rrethove frazën “marrë në qiell”, flluska e fjalëve e lidhur me të mund të përfshijë diçka si “Të merrem sugjeron që dikush është atje duke më pritur. Jezusi dha mësim se Ai do të përgatiste një vend për ne në qiell dhe më pas të na marrë atje (shih te Gjoni 14:2–3 ). Prindërit e mi të dashur qiellorë dhe Jezu Krishti janë atje dhe do të më marrin nëse qëndroj besnik.”
Plotëso një flluskë fjalësh për çdo fjalë ose frazë që rrethove. Kushtoju vëmendje pyetjeve ose mbresave që të vijnë në mendje.
Kujtoje atë që ke mësuar rreth Perëndisë gjatë studimit tënd të Mosia 2 . Lexo vargun te Mosia 2:22 duke kërkuar të vërteta të përjetshme rreth Perëndisë.
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Mbylleni orën mësimore duke i ftuar nxënësit të diskutojnë atë që ndien dhe mësuan ndërsa studiuan. Nxitini ata të kërkojnë bekimet e Zotit nëpërmjet bindjes besnike dhe pendimit.
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
2:3
“Jo rrallë, njerëzit që i [shpërfillin] porositë hyjnore, të tilla si ligjin e dëlirësisë, standardin e ndershmërisë dhe shenjtërinë e Shabatit, duket se janë të begatë dhe i kanë të gjitha gjërat e mira të jetës, me raste edhe më shumë sesa ata që po përpiqen fort të jenë të bindur. Disa fillojnë të pyetin veten a kanë ndonjë vlerë përpjekja dhe sakrificat. …
Vetëm prisni, tha Zoti, deri ‘atë ditë kur të mbledh xhevahiret e mia. … Atëherë ju … do të dalloni mes të drejtit dhe të ligut, mes atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben’ [Malakia 3:17–18 ]. Të ligjtë mund të kenë ‘gëzim në veprat e tyre për një stinë’ [3 Nefi 27:11 ], por ai është gjithmonë i përkohshëm. Gëzimi i shenjtorëve është jetëgjatë. …
Nuk kam takuar asnjeri që e gjeti ungjillin më vonë në jetë, që nuk dëshironte ta kishte gjetur më herët. ‘O, zgjedhjet jo të mira dhe gabimet që mund t’i kisha shmangur’, do të thonë ata. Urdhërimet e Zotit janë udhërrëfyesi ynë drejt zgjedhjeve më të mira dhe rezultateve më të lumtura. Sa duhet të gëzohemi dhe ta falënderojmë Atë ngaqë na e tregoi këtë udhë më të shkëlqyer!” (D. Tod Kristoferson, “Gëzimi i Shenjtorëve ”, Liahona , nëntor 2019, f. 15, 16)
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:
“E vërteta shpirtërore nuk mund të shpërfillet – veçanërisht urdhërimet hyjnore. Mbajtja e urdhërimeve hyjnore sjell bekime, çdo herë! Shkelja e urdhërimeve hyjnore sjell humbje të bekimeve, çdo herë!” (Rasëll M. Nelson, “Lëreni Besimin Tuaj të Dalë në Pah ”, Liahona , maj 2014, f. 30)
Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Lumturia e vërtetë e që zgjat, me forcën, guximin qe e shoqërojnë dhe aftësinë për të kapërcyer vështirësitë më sfiduese, do të vijë teksa e përqendroni jetën tuaj te Jezu Krishti. Bindja ndaj mësimeve të Tij i jep një ngjitje të sigurt udhëtimit të jetës. Kjo kërkon përpjekje. Ndërkohë që nuk ka garanci për rezultate brenda natës, ka siguri se, në kohën e Zotit, zgjidhjet do të vijnë, paqja do të triumfojë dhe lumturia do të jetë juaja.” (Riçard G. Skot, “Shlyerja Mund të Sigurojë Paqen dhe Lumturinë Tuaj ”, Liahona , nëntor. 2006, f 41; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 59)
Ftojeni një nxënës të lexojë vargun te Mosia 2:34 . Tërhiqeni vëmendjen e nxënësve te rreshti “se ju jeni përjetë në borxh tek Ati juaj qiellor”.
Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe ose grupe të vogla. Ftojini ata të lexojnë te Mosia 2:18–24 dhe të përgjigjen për pyetjet vijuese:
Cilat janë disa bekime nga Perëndia të përshkruara te vargjet 20–21 që njerëzit mund të mos i vënë re? Merreni parasysh t’i shenjoni bekimet që i keni të përbashkëta me popullin e mbretit Beniamin.
Pse jemi përjetë në borxh tek Ati Qiellor?
Pasi i ndihmoi nefitët t’i dallonin bekimet e tyre, mbreti Beniamin reflektoi për veprimet e shumta që njerëzit mund të ndërmarrin, të cilat do të shkaktonin që ata t’i humbnin bekimet e tyre. Ai dha mësim edhe për pasojat e përjetshme të atyre veprimeve.
Ftojini nxënësit të lexojnë te Mosia 2:32–40 . Ftojini ata të marrin parasysh t’i nënvizojnë mënyrat se si njerëzit mund t’i humbasin bekimet e tyre dhe t’i rrethojnë pasojat e atyre veprimeve.