Seminari
Mosia 1–3: Vështrim i Përgjithshëm


“Mosia 1–3: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 1–3”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 1–3

Vështrim i Përgjithshëm

Mbreti Beniamin ishte një udhëheqës i cili i shërbeu Perëndisë duke i shërbyer popullit të tij dhe duke u mësuar njerëzve t’i shërbenin njëri-tjetrit. Ai dha mësim se “kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). Ai e ftoi popullin e tij ta kërkonte lumturinë nëpërmjet të jetuarit me drejtësi dhe përkushtimit ndaj Perëndisë. Ai u vizitua nga një engjëll dhe ia tregoi popullit të tij dëshminë e engjëllit për Jezu Krishtin, gjërat që Shpëtimtari do të përjetonte, dhe të vërtetën që shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet emrit të Krishtit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Mosia 2:1–18

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i shërbejnë më mirë Perëndisë duke u shërbyer më mirë të tjerëve.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një mënyrë të thjeshtë për t’i shërbyer një personi tjetër përpara mësimit të radhës.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Vlerësimi i vetes nga fillimi i mësimit në tabelë

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për vlerësimin e vetes në të cilin nxënësit përshkruajnë ndjenjat e tyre rreth mundësive për të shërbyer, mund të paraqitni pikët dhe t’u kërkoni nxënësve të japin vlerësimin për veten në një copë letër.

Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:17

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 2:17, ta shpjegojnë doktrinën dhe të ushtrojnë zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë duke pasur në mendje një rast kur patën një përvojë sfiduese shërbimi ose një mundësi për të shërbyer por nuk deshën të shërbenin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për pjesën e mësimit në të cilën nxënësit shkruajnë vetë skenarin e tyre, merreni parasysh t’i ftoni ata t’i tregojnë skenarët e tyre në veçorinë e bashkëbisedimit. Nëse nxënësit do të përfitonin nga të punuarit me një partner, rregullojini ata në dhoma virtuale të veçanta.

Mosia 2:19–41

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë “gjendjen e bekuar dhe të lumtur të atyre që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë” (Mosia 2:41).

  • Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit ta përfundojnë pohimin vijues dhe të përgatiten për ta diskutuar përgjigjen e tyre: “Lumturia e vërtetë dhe afatgjatë gjendet duke …”

  • Materiali filmik: “Count Your Blessings” [“Numëro Bekimet”] (04:59)

  • Fletushkë: “Gjendja e Bekuar dhe e Lumtur e Atyre që Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fillim të mësimit, nxënësit mund të publikojnë në veçorinë e bashkëbisedimit bekime të ndryshme që u ka dhënë Perëndia. Kjo mund t’i ndihmonte nxënësit t’i dallojnë bekimet për të cilat mund të mos kenë menduar fillimisht.

Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:41

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 2:41, ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këtë fragment, dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxënësve mund t’u kërkohet të zgjedhin një urdhërim të cilit përpiqen t’i binden, më pas të jenë gati të tregojnë se si janë bekuar nga zbatimi i urdhërimit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Referenca dhe fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 2:41 në tabelë; skenari nga pjesa “Ushtroje vënien në zbatim”

  • Materiale për nxënësit: Letër dhe diçka me të cilën të vizatohet (Përndryshe, nxënësit mund ta plotësojnë veprimtarinë në ditarin e tyre të studimit.)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për skenarin në pjesën “Ushtroje vënien në zbatim”, merreni parasysh t’i gruponi nxënësit në tri dhoma virtuale të veçanta, një për çdo parim të marrjes së njohurisë shpirtërore. Një zëdhënës nga secili grup mund të shpjegojë pjesën nga Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018) të cilën do t’ia tregonin personit në skenar.

Mosia 3:1–17

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e asaj që bëri Jezu Krishti në mënyrë që ata të mund të shpëtohen.

  • Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit t’i diskutojnë me një pjesëtar të familjes, mik ose udhëheqës të Kishës bekimet që janë të mundura vetëm për shkak të Jezu Krishtit.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit t’i studiojnë dhe t’i përsiatin vargjet te Mosia 3:5–10, merreni parasysh t’i ftoni ata të publikojnë në veçorinë e bashkëbisedimit fraza nga shkrimet e shenjta që u lënë mbresa, ose pyetje që kanë rreth vargjeve. Mund t’i ftoni nxënësit edhe që t’i shqyrtojnë komentet në veçorinë e bashkëbisedimit dhe të përzgjedhin fraza ose pyetje për t’i diskutuar si klasë.