“Mosia 3:1–17: Shpëtimi nëpërmjet Jezu Krishtit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mosia 3:1–17”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mosia 3:1–17
Shpëtimi nëpërmjet Jezu Krishtit
Gjatë gjithë historisë, engjëjt e kanë vizituar tokën për të dëshmuar për Jezu Krishtin dhe për të shpallur “lajmet e gëzuara të gëzimit të madh” (Mosia 3:3; Alma 13:22; Helamani 16:14). Mbreti Beniamin e mori një vizitë të tillë. Ai ia tregoi popullit të vet dëshminë e engjëllit për Jezu Krishtin, gjërat që Shpëtimtari do të përjetonte dhe të vërtetën që shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet emrit të Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh rëndësinë e asaj që bëri Jezu Krishti, që të mund të shpëtohesh.
Veprimtari e Mundshme e të Mësuarit
Lajme të gëzuara të gëzimit të madh
-
A mund të mendosh për kohët kur engjëjt erdhën në tokë për të dëshmuar për Jezu Krishtin?
Një shembull është te Lluka 2:10–12. ChurchofJesusChrist.org
Një engjëll iu shfaq edhe mbretit Beniamin. Lexo te Mosia 3:3–4, duke kërkuar ngjashmëritë mes asaj që engjëlli u tha barinjve, dhe asaj që engjëlli i tha mbretit Beniamin.
-
Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit që do të konsiderohej “lajme [të] gëzuara të gëzimit të madh”?
Në fjalimin drejtuar popullit të vet që përfshihet te Mosia 3:1–17, mbreti Beniamin tregoi ca nga mesazhi i engjëllit. Ky mesazh trajtonte jetën dhe misionin e Jezu Krishtit, si ata mund të merrnin gëzim dhe atë që ofron Jezusi që askush tjetër nuk mundet ta ofrojë.
I vetmi emër nëpërmjet të cilit vjen shpëtimi
Lexo te Mosia 3:17, duke kërkuar atë që ofron Jezu Krishti.
-
Çfarë të vërtete mund të përcaktosh nga vargu 17?
Lexoje thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar se nga çfarë na shpëton Jezu Krishti:
“Zoti dhe Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, nëpërmjet dhuratës së pamatshme të Shlyerjes së Tij, jo vetëm që na shpëton nga vdekja dhe na ofron falje për mëkatet tona nëpërmjet pendimit, por Ai gjithashtu rri gati për të na shpëtuar nga pikëllimet dhe dhembjet e shpirtrave tanë të plagosur”. (Nil L. Andersen, “Të Plagosur”, Liahona, nëntor 2018, f. 84–85)
Mendo se nga çfarë ke nevojë të shpëtohesh. A ka mëkate që po përpiqesh tʼi kapërcesh? A ka pikëllime ose dhembje që po përjeton? Ndërsa studion kapitullin te Mosia 3, kërko frymëzim nëpërmjet Frymës së Shenjtë që të të ndihmojë të dish se si mund ta marrësh shpëtimin që ofron Jezu Krishti.
Lexo te Mosia 3:5–10, duke kërkuar atë që bëri Jezu Krishti, që ti të mund të shpëtohesh. Shpenzo kohë për të lexuar me ngadalë dhe për të përsiatur. Përsiatja është një mënyrë për ta ftuar Frymën e Shenjtë që të të mësojë. Nëse dëshiron mund të shkruash ide dhe mendime në shkrimet e tua të shenjta ose ditarin tënd të studimit.
-
Çfarë mbresash pate teksa i studiove këto vargje?
-
Cilat janë disa fraza në këto vargje që të bien më shumë në sy?
-
Çfarë gjete që të bën të gëzohesh?
ChurchofJesusChrist.org
Lexo te Mosia 3:11–13, duke kërkuar atë që ke nevojë të bësh për të marrë gëzim dhe shpëtim nëpërmjet Jezu Krishtit. Lexo ngadalë dhe përsiati këto vargje. Pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë të përsiatësh.
-
Çfarë ke mësuar apo ndier për Jezu Krishtin që të jep shtysë të pendohesh?
-
Pse mendon se heqja e mëkateve sjell gëzim?
Kujto se nga çfarë ke nevojë të shpëtohesh. Mendo rreth asaj që studiove te Mosia 3 dhe mbresat që more nga Shpirti. Përpiqu të ushtrosh besim, të pendohesh dhe të besosh te Krishti në mënyrë që të mund të marrësh ndihmën e Shpëtimtarit dhe gëzimin që vjen nga të qenit i falur.