“Mosia 4–6: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mosia 4–6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mosia 4–6
Vështrim i Përgjithshëm
Mbreti Beniamin iu referua natyrës sonë të papërsosur si “njeriu i natyrshëm” (Mosia 3:19). Ai dha mësim se ne mund ta mposhtim këtë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Nefitët, të prekur nga mësimet e mbretit Beniamin, u “mbushën me gëzim” dhe ndien “paqe të ndërgjegjes” ndërsa u penduan dhe morën një heqje të mëkateve të tyre (Mosia 4:3). Mbreti Beniamin më pas u mësoi atyre se si t’i mbanin këto ndjenja dhe theksoi rëndësinë e të besuarit te Perëndia.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Mosia 3:19
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë ndihmën e Shpëtimtarit për të kapërcyer natyrën e tyre të rënë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë vargun te Mosia 3:19 dhe ta përsiatin domethënien e tij. Mund t’i ftoni ata edhe që të gjejnë një shkrim të shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës që e rrit kuptueshmërinë e tyre për një pjesë të këtij vargu.
-
Figurë: Një ujk
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Lista e referencave-kryq
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë në grupe të vogla në dhoma virtuale të veçanta për të gjetur një ose më shumë shkrime të shenjta që e zgjerojnë kuptueshmërinë e tyre për vargun te Mosia 3:19. Më pas, një anëtar i secilit grup mund të tregojë një shkrim të shenjtë që gjeti grupi i vet. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të treguar shkrime të shenjta që gjetën, në mënyrë që shokët e tyre të klasës të mund t’i shkruajnë ato.
Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19. Ai mund t’i ndihmojë ata gjithashtu që të shpjegojnë doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të fillojnë të përpiqen për ta mësuar përmendsh vargun te Mosia 3:19. Shpjegoni se do t’u jepni kohë në klasë për ta mësuar përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë, por që ata mund të përfitojnë edhe nëse ushtrohen për ta mësuar përmendsh të gjithë vargun.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të dorëzuar [shembuj për] sjellje të ndryshme të njeriut të natyrshëm. Më pas lejojuni nxënësve të vendosin se cilën sjellje të përdorin për skenarin “Ushtroje vënien në zbatim”.
Mosia 4
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë atë që mund të bëjnë për të marrë dhe mbajtur heqje të mëkateve të tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë kapitullin te Mosia 4, duke kërkuar se si u ndikuan njerëzit nga Jezu Krishti dhe atë që mbreti Beniamin i ftoi të bënin njerëzit e tij pasi morën një heqje të mëkateve të tyre.
-
Figurë: Një person duke mbajtur çanta
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për ta filluar mësimin, merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë për të paraqitur figurën e personit që po mban qese. Nxënësit mund të shkruajnë pranë qeseve disa nga gjërat që njerëzit mbartin, të cilat mund të dëshirojnë t’i mbajnë, dhe disa nga gjërat që njerëzit i mbartin, të cilat mund të mos duan t’i mbajnë.
Mosia 4:9–10
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë besimin e tyre te Perëndia dhe dashurinë e tyre për Të.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë me një listë me tri deri në pesë gjëra që besojnë rreth Perëndisë.
-
Materiali filmik: “Eja, Më Ndiq” (17:50; shikojeni nga kodi kohor 14:17 deri në 14:56)
-
Materialet: Kopje të tanishme të numrit të konferencës së përgjithshme të revistës Liahona; shirita letre që nxënësit të mund t’i shkruajnë dhe paraqitin bindjet e tyre rreth Perëndisë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në varësi të madhësisë së klasës, merreni parasysh të bëni si klasë veprimtarinë me rrathë me vargjet te Mosia 4:9–10, duke përdorur funksionin e tabelës së bardhë. Përndryshe, nxënësit mund të përdorin një funksion të ngjashëm dhe të punojnë në dyshe ose grupe të vogla në dhoma virtuale të veçanta për ta plotësuar këtë veprimtari. Nxënësit mund të dëshirojnë të bëjnë fotografi të ekranit për ta ruajtur punën e tyre në grup për t’iu referuar më vonë në mësim.
Zotërimi Doktrinor: Mosia 4:9
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 4:9, ta shpjegojnë doktrinën dhe të zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin familjen ose miqtë rreth arsyes pse zgjedhin të besojnë te Perëndia.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i përsëritur mësimet e mbretit Beniamin te Mosia 4:9 në fillim të mësimit, nxënësit mund të shkruajnë në veçorinë e bashkëbisedimit sa më shumë gjëra që mund të mbajnë mend, të cilat mbreti Beniamin ia mësoi popullit të tij të besonte rreth Perëndisë te Mosia 4:9–10.