Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19 – “Zhv[ishe] Njeriun e Natyrshëm dhe … Bëh[u] një Shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit.”


“Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19 – ‘Zhv[ishe] Njeriun e Natyrshëm dhe … Bëh[u] një Shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit’”, Manual i Mësuesit për librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19

“Zhv[ishe] Njeriun e Natyrshëm dhe … Bëh[u] një Shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit.”

të reja duke përqafuar njëra-tjetrën

Gjatë studimit tënd të vargut te Mosia 3:19, mësove se si ta mposhtësh njeriun e natyrshëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19. Ai mund të të ndihmojë gjithashtu që të shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Inkurajimi i të mësuarit shpirtëror nëpërmjet përpjekjes. Të mësuarit e ungjillit që inkurajon kthimin në besim dhe ndihmon që ungjilli të depërtojë thellë në zemrat e nxënësve, kërkon më shumë sesa një përpjekje të zellshme nga ana e mësuesit. Të mësuarit shpirtëror kërkon përpjekje të qëndrueshme nga ana e nxënësit. Ndihmojini nxënësit tuaj ta kuptojnë rolin e tyre në procesin e mësimdhënies dhe të të mësuarit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të fillojnë të përpiqen për ta mësuar përmendsh vargun te Mosia 3:19. Shpjegoni se do t’u jepni kohë në klasë për ta mësuar përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë, por që ata mund të përfitojnë edhe nëse ushtrohen për ta mësuar përmendsh të gjithë vargun.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ju duhet ta jepni këtë mësim të zotërimit doktrinor pas mësimit “Mosia 3:19”, i cili është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor Mosia 3:19. Nëse keni nevojë ta zhvendosni këtë mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Gjatë mësimit të mëparshëm, ti mësove të vërtetën vijuese nga Mosia 3:19: Nëse u jepemi shtysave të Shpirtit të Shenjtë, ne mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19 është “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit”.

Jepuni nxënësve një mundësi për t’u ushtruar që ta mësojnë përmendsh këtë referencë dhe frazë kyç të shkrimit të shenjtë. Veprimtaria e mëposhtme është një mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Vizato një trekëndësh si ai që vijon, në ditarin tënd të studimit. Ndaji në katër pjesë referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19. Shkruaji katër pjesët në trekëndëshin tënd. Për shembull, mund të shkruash “Mosia 3:19” në pjesën e sipërme të vizatimit tënd, “Zhvi[she] njeriun e natyrshëm” në pjesën e dytë dhe kështu me radhë. Ushtrohu që ta mësosh përmendsh të gjithë frazën duke lëvizur nga lart deri poshtë vizatimit tënd derisa të ndihesh i sigurt që ta thuash përmendsh pa e parë.

figura e thjeshtë bardh e zi e një trekëndëshi me katër pjesë

Vërini nxënësit të ushtrojnë shpjegimin e doktrinës me fjalët e tyre. Mund të përdorni idenë vijuese ose një tjetër për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrohen.

Imagjino sikur po i jep mësim rreth vargut te Mosia 3:19 një klase filloreje në lagjen ose degën tënde. Si mund t’ia shpjegosh mesazhin e këtij fragmenti të zotërimit doktrinor një grupi fëmijësh të vegjël? Shkruaj një paragraf të shkurtër me vetë fjalët e tua që e shpjegon doktrinën e vargut te Mosia 3:19.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe që t’i përfundojnë shpjegimet e tyre. Mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm t’ia lexojnë shpjegimet e tyre gjithë klasës.

Ushtroje vënien në zbatim

Vërini nxënësit të shqyrtojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Një mënyrë për ta bërë këtë është të ftoni disa nxënës të vizatojnë simbole ose figura të thjeshta në tabelë që përfaqësojnë secilin nga tri parimet. Përpiquni ta strukturoni veprimtarinë që të marrë vetëm pak minuta nga ora mësimore.

Jepuni nxënësve një skenar të ngjashëm me sa vijon për t’i ndihmuar ata të ushtrojnë përdorimin e që të tri parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.

Turi ka pasur vështirësi me kontrollin e temperamentit të tij prej shumë vjetësh. Ai shpesh nevrikoset me motrat e vëllezërit dhe prindërit e tij dhe e ngre zërin. Ai gjithashtu e ka të vështirë të shkojë mirë me të tjerët në shkollë. Një ditë, ndërsa flet me prindërit e tij për temperamentin e tij gjaknxehtë, ai bërtet: “Do të doja të isha një person më i duruar, por nuk mendoj se mund të jem. Kështu jam gatuar unë!”

Mund ta përshtatni këtë skenar që të përputhet më mirë me nevojat e nxënësve tuaj. Mund ta ndryshoni sjelljen e të qenit gjaknxehtë në skenar me një sfidë tjetër të tillë si përtacia, gjuha pa respekt ose mungesa e mirësjelljes. Një mundësi tjetër është t’i ftoni nxënësit të bëjnë një listë në tabelë të sjelljeve të zakonshme për njeriun e natyrshëm. Më pas nxënësit mund të zgjedhin një nga sjelljet dhe ta përshtatin skenarin për ta përfshirë atë sjellje.

  • Si do t’i përdorje mësimet te Mosia 3:19 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të ndihmuar në këtë situatë?

Lërini nxënësit të diskutojnë se si secili nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrina e dhënë mësim te Mosia 3:19 mund të ndihmojnë për këtë situatë. Nxënësit mund ta bëjnë këtë së bashku si klasë ose në grupe të vogla.

Nëse nxënësit kanë nevojë për më tepër udhërrëfim, sa vijojnë janë shembuj të llojeve të pyetjeve që mund t’u tregoni atyre si pjesë e këtij diskutimi.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mendon se mund të ndihmojnë për këtë situatë mësimet te Mosia 3:19?

  • Cilat janë disa shkrime të shenjta ose thënie të tjera nga udhëheqësit e Kishës që mendon se mund të jenë të dobishme?

Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve referencat-kryq që studiuan në mësimin e mëparshëm, ndërsa diskutojnë pyetjen vijuese. Ose mund të tregoni disa ose të gjitha thëniet që gjenden në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” nga mësimi i mëparshëm.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta shihje këtë shqetësim me një këndvështrim të përjetshëm?

  • Si mund të jetë e dobishme mbajtja mend e qëllimeve pse Zoti na lejon të jetojmë në një botë të rënë?

  • Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij që mund të sjellë një ndryshim në këtë situatë?

Vepro me besim

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të veprojë me besim dikush në këtë situatë?

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Merreni parasysh ta përdorni veprimtarinë vijuese të përsëritjes në një mësim që jepet shpejt pas këtij mësimi. Vizatoni një trekëndësh në tabelë si ai i mësimit. Duke filluar nga lart, ftojini nxënësit ta plotësojnë çdo nivel të trekëndëshit me frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19: “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit”. Përsëriteni këtë proces disa herë derisa nxënësit të mund ta thonë atë përmendsh.