Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mosia 4:9 – “Besoni në Perëndinë”


“Zotërimi Doktrinor: Mosia 4:9 – ‘Besoni në Perëndinë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Mosia 4:9”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Mosia 4:9

“Besoni në Perëndinë”

e re duke parë lart, duke përsiatur

Gjatë studimit tënd të vargjeve te Mosia 4:9–10, mësove rëndësinë e të besuarit te Perëndia. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 4:9, ta shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Përqendrohuni tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Nuk ka asgjë që mësuesit mund të bëjnë që do t’i bekojë më shumë nxënësit e tyre sesa ndihma ndaj tyre që të arrijnë ta njohin dhe duan Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ndërsa përgatiteni dhe jepni mësim, kërkoni vazhdimisht frymëzim mbi mënyrat se si mund ta bëni këtë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin familjen ose miqtë rreth arsyes pse zgjedhin të besojnë te Perëndia.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ju duhet ta jepni këtë mësim të fragmentit të zotërimit doktrinor pas mësimit “Mosia 4:9–10”, i cili është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor Mosia 4:9. Nëse keni nevojë ta zhvendosni këtë mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Sa vijon është një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të shpjegojnë doktrinën që jepet mësim te Mosia 4:9 me fjalët e tyre.

Kujtoje përvojën tënde me studimin e ftesës së mbretit Beniamin te Mosia 4:9–10 ndaj popullit të tij që të besonte te Perëndia. Nëse nevojitet, merr parasysh t’i lexosh këto vargje përsëri dhe të rishikosh diagramin që krijove në ditarin tënd të studimit nga mësimi i mëparshëm.

  • Për cilat karakteristika ose cilësi të rëndësishme të Perëndisë e ftoi popullin e tij të besonte mbreti Beniamin?

  • Si mund të ndikojë në jetën tënde të besuarit në këto cilësi hyjnore të Perëndisë?

Zgjidh një nga karakteristikat ose cilësitë e Perëndisë që përmenden te Mosia 4:9–10, të cilat mbreti Beniamin i mësoi popullit të tij ta besonte. Trego se si mund t’ia shpjegosh këtë dikujt që nuk e kupton atë që do të thotë kjo.

Ftojini nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e fragmentit të zotërimit doktrinor Mosia 4:9 dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë që e shoqëron: “Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë”. Më poshtë është një shembull se si ta bëni këtë.

Në ditarin tënd të studimit shkruaj fjalën besoni me germa të mëdha. Poshtë kësaj, shkruaj frazën në Perëndinë dhe poshtë kësaj shkruaj frazën besoni se ai ka të gjithë diturinë. Më pas shkruaj referencën e shkrimit të shenjtë Mosia 4:9 me germa të mëdha në fund. Duke nisur nga lart, thuaje çdo rresht me zë të lartë ndërsa e drejton gishtin te fjala, fraza ose referenca. Përsërite këtë veprimtari shumë herë derisa ta kesh ngulitur në kujtesë.

Si një alternativë e veprimtarisë së mëparshme, merreni parasysh të shkruani fjalën besoni në tabelë. Shpjegoni se kjo fjalë shfaqet dy herë në frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 4:9. Ftojini nxënësit ta mësojnë përmendsh frazën “Besoni në Perëndinë”, më pas frazën “besoni se ai ka të gjithë diturinë”. Në vijim, vërini ta mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë Mosia 4:9. Më pas ftoni tre nxënës të dalin përpara dhomës. Caktojini secilit nxënës të përsëritë një nga pjesët e mësuara përmendsh. Përsëriteni këtë me nxënësit në grupe me nga tre veta për t’i ndihmuar ata ta ngulitin frazën kyç dhe referencën në kujtesë.

Ushtroje vënien në zbatim

Ftojini nxënësit që t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Ata mund ta plotësojnë sa vijon në një sasi të caktuar kohe. Mund ta përshtatni këtë veprimtari duke renditur parime si klasë dhe më pas t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një parim dhe të shpjegojnë se si e kanë përdorur ose mund ta përdorin atë. Nxënësit mund t’i japin mësim njëri-tjetrit në mënyrë që t’i përsëritin që të tri parimet.

Rishikoji shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018). Mund të përpiqesh t’i renditësh të tri parimet përmendsh. Më pas, në ditarin tënd të studimit, mbaj shënim se si ti i ke përdorur, ose mund t’i përdorësh këto parime.

Skenari vijues mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë vënien në zbatim të mësimeve te Mosia 4:9 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te një situatë nga jeta reale. Një mundësi tjetër është t’i lejoni nxënësit ta përshtatin me veten të mësuarit duke krijuar një skenar të vetin për të ushtruar zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Kjo mund ta ndihmojë të mësuarit prej tyre që të jetë më me lidhje dhe i zbatueshëm për ta.

4:7

Mira është në një klasë ku mësuesi tallet me fenë dhe nuk beson te Perëndia. Këto komente e bezdisën Mirën në fillim, por me kalimin e muajve në klasë, ajo po fillon të pyesë veten mos vallë mësuesi ka të drejtë. Ajo kishte besuar gjithnjë te Perëndia, por tani ndien se mund të jetë duke filluar të dyshojë tek ekzistenca e Perëndisë.

4:7

Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën te Mosia 4:9 për të ndihmuar në situatën e Mirës ose në një skenar tjetër në lidhje me të besuarit te Perëndia që përshtatet më tepër me jetën tënde.

Nuk ju duhet t’i bëni pyetjet vijuese në orën mësimore njëra pas tjetrës. Ato kanë për qëllim të jenë shembuj pyetjesh që mund të bëni ndërsa nxënësit ushtrojnë përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Lejojini nxënësit t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe t’u përgjigjen atyre. Kërkoni udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të ditur se kur të bëni dhe të mos bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë (qoftë ato që renditen këtu ose të tjera).

Vepro me besim

  • Çfarë veprimesh plot besim mund të ndërmarrë dikush nëse po has vështirësi të besojë te Perëndia?

  • Si mund ta ndihmojë atë ndërmarrja e këtyre veprimeve?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Cilat mësime nga Mosia 4:9 mund ta ndihmojnë dikë në këtë situatë që të ketë një këndvështrim të përjetshëm?

  • Si mund të ndikojë vendimi i një personi për të besuar ose për të mos besuar te Perëndia tek e ardhmja e tij ose saj?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Çfarë fragmentesh të tjera nga shkrimet e shenjta ose përvoja (që ti ose të tjerët kanë pasur) mund ta ndihmojnë dikë për këtë sfidë?

  • Ku tjetër mund të gjejnë njerëzit informacion që t’i ndihmojë në këtë situatë? Gjej të paktën një burim tjetër dhe shpjego se si mund të ndihmojë ai.

Për ta mbyllur këtë mësim, nëse dëshironi mund t’i ftoni nxënësit të sjellin ndër mend situata, ku ata ose të tjerë kanë qenë ose mund të jenë, në të cilat besimi i tyre te Perëndia mund të sfidohet dhe ndihmojini ata të përgatiten për ato përvoja. Mund ta bëni këtë duke u bërë nxënësve disa nga pyetjet vijuese:

  • Si mund të ndihmojë përvoja jote sot në këto situata?

  • Çfarë gjërash specifike do të dëshiroje të mbaje mend kur besimi yt te Perëndia sfidohet?

Si pjesë e këtij diskutimi, dëshmoni ose ftojini nxënësit të dëshmojnë, për rëndësinë e të besuarit te Perëndia.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Përdoreni veprimtarinë vijuese të përsëritjes në një mësim që do ta zhvilloni së afërmi pas këtij mësimi.

Filloni duke shkruar në tabelë referencën e shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 4:9 dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë, çdo fjalë një e nga një. Përpara se ta shkruani fjalën e radhës, ndaloni për të parë a mund ta thonë nxënësit atë përpara se ta shkruani. Përsëriteni këtë disa herë derisa nxënësit të mund ta përsëritin përmendsh.