“Mosia 7–10: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mosia 7–10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mosia 7–10
Vështrim i Përgjithshëm
Mosia 5 përmban përfundimin e fjalimit të mbretit Beniamin drejtuar popullit të tij kur ai i mblodhi ata për t’u vënë një emër (shih te Mosia 1:11). Te Mosia 7–8, Amoni e drejtoi mbretin Limhi te profeti dhe gjithashtu i shpjegoi të vërteta të rëndësishme rreth rolit të profetëve, shikuesve dhe zbuluesve. Te Mosia 9–10, Zenifi ishte aq i përqendruar te rikthimi në tokën e Nefit dhe te rindërtimi i qyteteve, saqë ai e shpërfilli marrjen parasysh të disa pasojave negative që mund të vinin nga vendimi i tij. Pasi përjetuan disa nga pasojat, Zenifi dhe populli i tij u drejtuan te Zoti me besim.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Mosia 5:1–5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit që t’iu shtohet dëshira për të ndryshuar ose që të vazhdojnë të ndryshojnë me ndihmën e Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj që i bën ata të dëshirojnë të vijnë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela rreth ndryshimit, e paraqitur ose e kopjuar në tabelë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni mjetin e tabelës së bardhë për të shkruar pjesën e parë të fjalisë: “Ndërsa zemrat tona ndryshohen nëpërmjet Shpirtit të Zotit, ne …”. Më pas lejoni nxënës të ndryshëm që ta plotësojnë fjalinë duke u bazuar te studimi i tyre për vargjet te Mosia 5:1–5.
Mosia 5:6–15
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë domethënien e marrjes mbi vete të emrit të Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin pyetjen: “Çfarë do të thotë të merrni mbi vete emrin e Krishtit?”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë tabelën në një dokument në pajisjen e tyre. Ftojini ata ta tregojnë ekranin e tyre me tabelën e plotësuar. Nëse zgjidhni ta bëni këtë, bëjuani të ditur nxënësve paraprakisht që do t’i ftoni ta tregojnë ekranin dhe tabelën e tyre.
Mosia 7–8
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e rolit të profetëve si shikues në planin e Atit Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë se si do të përgjigjeshin po t’i pyeste dikush se pse besojnë te profetët.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Diagrami i udhëtimeve në librin e Mosias, ose i paraqitur, ose i kopjuar në tabelë (Kjo mund të lihet edhe për referencë për mësimin e radhës.)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur të jetë koha që nxënësit të plotësojnë një nga veprimtaritë rreth vlerës së shikuesve, merreni parasysh t’i paraqitni mundësitë në ekran ose t’i publikoni ato në veçorinë e bashkëbisedimit. Kur nxënësit të jenë gati për të treguar atë që gjetën, ftojini ata të shkruajnë në veçorinë e bashkëbisedimit numrin e veprimtarisë që plotësuan. Më pas drejtojuni disa nxënësve të cilët plotësuan veprimtari të ndryshme, që të tregojnë atë që gjetën.
Mosia 9–10
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë se si mund të marrin forcë nga Zoti ndërsa luten dhe shkojnë përpara me besim.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një përkufizim të fjalëve shumë i zellshëm. Inkurajojini ata të vijnë të përgatitur për të treguar se për çfarë janë adoleshentët ndonjëherë shumë të zellshëm dhe sfidat që mund të rezultojnë nga kjo.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura e një eklipsi; pyetja rreth eklipseve, qoftë e paraqitur ose e shkruar në tabelë; diagrami i udhëtimeve në librin e Mosias; vargjet dhe pyetjet poshtë kreut “Drejtimi te Zoti”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur të arrini te skenari në fund të mësimit, ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit. Më pas përzgjidhni disa përgjigje për t’ia treguar klasës.
Përsëritja 7 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë se si ta zbatojnë doktrinën që jepet mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor, te situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin disa fragmente të zotërimit doktrinor që kanë studiuar tashmë, dhe të përsiatin se si ato fragmente mund të gjejnë zbatim për jetën e një adoleshenti sot.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimeve të shenjta; udhëzimet për letrën
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nga fundi i mësimit, pasi nxënësit t’i kenë shkruar letrat e tyre, grupojini nxënësit në dhoma virtuale të veçanta që ata të mund të tregojnë atë që shkruan. Kujtojuni atyre që të tregojnë edhe skenarin që krijuan. Kur ata të rikthehen në klasë, ftojeni një nxënës në secilin grup të tregojë diçka që i bëri përshtypje te letra e një nxënësi tjetër.