Seminari
Përsëritja 7 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor


“Përsëritja 7 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 7 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 7 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

Pamja
i ri i zhytur në mendime

Një nga qëllimet gjithëpërfshirëse të zotërimit doktrinor dhe të këtij mësimi në mënyrë specifike, është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim, në situata nga jeta reale, doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor.

Ndihmesa ndaj nxënësve që të gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre. Nuk është përgjegjësia e mësuesit që t’i përgjigjet çdo pyetjeje që bëjnë nxënësit. Ndihmojini nxënësit t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore që ata të mund t’i zbulojnë vetë përgjigjet. Nxitini nxënësit që me besnikëri t’i drejtohen Zotit dhe t’i mirëbesojnë Atij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin disa fragmente të zotërimit doktrinor që kanë studiuar tashmë, dhe të përsiatin se si ato fragmente mund të gjejnë zbatim për jetën e një adoleshenti sot.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi juaj zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij mund të ndryshojnë jetën

Vënia në zbatim e shkrimeve të shenjta në jetën tonë do të thotë të veprojmë sipas asaj që japin mësim ato.

ChurchofJesusChrist.org

Merreni parasysh të bëni veprimtarinë vijuese në tabelë si klasë dhe t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë atë në ditarët e tyre të studimit. Diskutojini shkurtimisht përgjigjet e nxënësve.

Vizato një vijë vertikale në mes të faqes në ditarin tënd të studimit. Sipër njërës anë shkruaj “Përpara” dhe sipër anës tjetër shkruaj “Pas”. Mendo për disa shembuj njerëzish që i njeh ose njerëzish në shkrimet e shenjta, jeta e të cilëve u përmirësua nëpërmjet të mësuarit dhe zbatimit të të vërtetave të ungjillit të Jezu Krishtit që përmbahen në shkrimet e shenjta. Te kolona “Përpara”, rendit shkurtimisht fjalë ose fraza që përshkruajnë se si ishin njerëzit ose atë që bënin përpara se t’i zbatonin shkrimet e shenjta. Te kolona “Pas”, përshkruaj shkurtimisht ndryshimet që Shpëtimtari i ndihmoi ata të bënin ndërsa i zbatuan të vërtetat nga shkrimet e shenjta.

  • Si ishin shkrimet e shenjta një mjet i rëndësishëm për ndihmën që u dha Shpëtimtari atyre njerëzve për të bërë ndryshime?

Shkruaj një skenar rreth dikujt në moshën tënde që po përjeton sfida të cilat mund të jenë të përbashkëta për rininë në zonën tënde. Skenari mund të jetë real ose i përfytyruar, por nuk duhet të përshkruajë askënd që shokët e tu të klasës ose mësuesi mund ta njohin. Përfshi hollësi si moshën e tij ose të saj, gjininë, situatën familjare, a është ose jo anëtar ose anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe disa probleme ose sfida me të cilat po përballet aktualisht ai ose ajo.

Pasi nxënësit ta kenë shkruar skenarin e tyre, mund të jetë e dobishme t’i bëni ata të vendosin një shenjë dalluese mbi letër në mënyrë që ta dinë se është e vetja. Më pas mund ta këmbejnë me një nxënës tjetër në klasë. Përndryshe, të gjithë nxënësit mund t’i dorëzojnë letrat e tyre. Mund t’i përzieni letrat dhe më pas t’i rishpërndani ato në mënyrë që çdo nxënës të ketë një skenar të shkruar nga një shok ose shoqe e klasës.

Ftojini nxënësit t’i përsiatin dhe ndoshta t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese në bazë të skenarit që sapo morën nga një shok ose shoqe e klasës ose në bazë të skenarit të vet nëse nuk e këmbyen.

  • Nisur nga rrethanat ku ndodhet ky i ri ose e re dhe nga problemet me të cilat po përballet, cilat janë disa nga pyetjet që mund të ketë, dhe emocionet që mund të jetë duke përjetuar? Pse?

  • Çfarë di rreth mënyrës se si Shpëtimtari ndihet rreth tij ose saj dhe si mund ta ndihmojë Ai atë?

Të kuptuarit dhe zbatimi i shkrimeve të shenjta

Rishikoji fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Librit të Mormonit, duke kërkuar fragmente që ndien se mund të jenë të dobishme që i riu ose e reja në skenarin tënd, t’i kuptojë dhe zbatojë.

Paraqituni ose sigurojuni nxënësve tabelën vijuese.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Paraqitini udhëzimet vijuese dhe ftojini nxënësit ta plotësojnë veprimtarinë në fletën që morën nga shoku ose shoqja e klasës ose në fletën e tyre nëse nuk e këmbyen.

Shkruaj një letër të shkurtër për ta ndihmuar këtë person lidhur me rrethanat e veta aktuale. Përfshi sa vijon:

  • Të paktën një fragment të zotërimit doktrinor nga tabela e mësipërme dhe fragmente të tjera të dobishme të shkrimeve të shenjta, së bashku me të vërteta nga fragmentet që ndien se do të ishin të dobishme për këtë të ri ose të re.

  • Disa mënyra se si ai ose ajo mund t’i zbatojë këto të vërteta dhe çfarë bekimesh mund të marrë nga Ati Qiellor ndërsa e bën këtë. Mund të jetë e dobishme të japësh një shembull të mënyrës se si ti, dikush që e njeh ose dikush në shkrimet e shenjta, i ka zbatuar ato të vërteta dhe bekimet që pasuan.

  • Mënyrën se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund ta ndihmojnë të riun ose të renë që t’i zbatojë këto të vërteta.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’i sjellin letrat dhe t’i vendosin mbi dysheme ku mund të shihen qartë. Ftojini nxënësit të gjejnë letrën me skenarin e tyre dhe të lexojnë përgjigjen e dhënë nga shoku ose shoqja e tyre e klasës. Nëse ka kohë, nxënësit mund të përzgjedhin një fragment tjetër të zotërimit doktrinor që gjen zbatim për skenarin që krijuan. Kur të mbarojnë, ftojini ata të tregojnë se çfarë mësuan nga kjo veprimtari. Kërkojuni atyre të tregojnë mënyra se si e ndien dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa e bënë veprimtarinë. Ftojini ata të marrin parasysh atë që do të donin ta zbatonin në jetën e tyre duke u bazuar tek ajo që mësuan dhe ndien në këtë mësim.

Shtyp në Letër