Nganjëherë, ne mund të ndiejmë nevojën për të bërë ndryshime ose për të përmirësuar diçka që kemi qenë duke bërë. Populli i mbretit Beniamin u ndje në këtë mënyrë pasi e dëgjoi atë të fliste për Jezu Krishtin dhe ato prej të cilave Ai na shpëton. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për të ndryshuar ose që të vazhdosh të ndryshosh me ndihmën e Zotit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Bërja si Jezu Krishti
Çfarë e shkakton ndryshimin e këtyre objekteve?
Cilat janë arsyet pse njerëzit ndryshojnë?
Si mund të jetë ndryshimi i zemrave tona nga Zoti i ngjashëm ose i ndryshëm me mënyrën se si ndryshojnë këto objekte?
Dëshiroj që Zoti të më ndihmojë të ndryshoj për më mirë.
Ndërsa studion kapitullin te Mosia 5, kërko arsye pse mund të dëshirosh të kërkosh ndihmën e Zotit për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar.
Përjetimi i një ndryshimi të zemrës
Pasi mbreti Beniamin mbaroi së foluri me popullin e tij, ai dëshironte të dinte nëse populli “i besonte fjalët që ai u kishte folur atyre” (Mosia 5:1).
Lexo te Mosia 5:1–5 për të parë se si u përgjigjën ata. Mund të jetë e dobishme të dish se fjala prirje i referohet tendencës ose drejtimit që priret të ketë dikush. ChurchofJesusChrist.org
3:40
Si ndryshoi populli
Çfarë e bëri popullin të ndryshonte
Si ndryshoi populli
Çfarë e bëri popullin të ndryshonte
Duke u bazuar te Mosia 5:1–5, plotësoje frazën vijuese.
Ndërsa zemrat tona ndryshohen nëpërmjet Shpirtit të Zotit, ne …
Është e rëndësishme të kuptohet se, megjithëse populli i mbretit Beniamin nuk kishte “më prirje të bë[nte] keq” (Mosia 5:2), kjo nuk do të thotë që ata nuk mëkatuan më kurrë. Por që Zoti ua kishte ndryshuar zemrat që të dëshironin sinqerisht të bënin mirë dhe ta shmangnin mëkatin.
Kur ke pasur ti, ashtu si populli i mbretit Beniamin, një dëshirë të fortë për “të bë[rë] mirë vazhdimisht”? Çfarë të ndihmoi që të ndiheshe në atë mënyrë?
Pse mendon se shumica prej nesh nuk ndihen në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës?
Çfarë mendon se mund të bëjë një person për t’u ndier kështu më shpesh?
Të kuptuarit e ndryshimit
Merre parasysh të shenjosh te Mosia 5:3 frazën “nëpërmjet mirësisë së pafund të Perëndisë”. Për ta kuptuar vërtet ndryshimin që ndodhi te populli i mbretit Beniamin, na duhet të kuptojmë se si mund të na ndihmojë Jezu Krishti që të ndryshojmë.
Motra Uendi W. Nelson shpjegoi:
“Shpëtimtari është faktori themelor dhe i vetmi faktor i vërtetë e i gjallë i ndryshimit. Ai është burimi i të gjithë ndryshimit. … Ai do të nxjerrë më të mirën prej jush, ndërsa i drejtoheni Atij. Ai do të shpëtojë vërtet gjithçka që është më e mira thellë brenda jush. …
… Ai ju do. Atij i pëlqejnë shumë përpjekjet tuaja për të ndryshuar.
Dëshira e tij është që ju të ndryshoni, që, me kalimin e kohës, ta dëboni tërësisht njeriun e natyrshëm, të keni një ndryshim të zemrës, një ndryshim të natyrës. Jezu Krishti e bëri gjithçka që bëri në mënyrë që ju të mund të ndryshoni! Ai është Shpëtimtari juaj dhe Shpëtimtari im!
Dhe ndërsa ne, në mënyrë aktive dhe ngulmuese lutemi që fuqia e flijimit të Tij të pafundëm dhe shëlbues të zbatohet në jetën tonë, shërimi i Tij përfundimtar do t’i sjellë jetës së secilit prej nesh ndryshimin përfundimtar që ne kërkojmë skajshëm.” (Wendy W. Nelson, “Change: It’s Always a Possibility!” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 7 prill 1998], f. 10, speeches.byu.edu)
Sipas Motrës Nelson, çfarë mund të bëjë Jezu Krishti për të na ndihmuar të ndryshojmë?
Çfarë mësove rreth rolit tënd te ndryshimi?
4:40
Si e ndihmoi Zoti këtë person?
Çfarë përpjekjesh individuale bëri ky person për të ndryshuar?
Si mendon, pse këto ndryshime të çojnë në gëzim më të madh?
Ta bëjmë ndryshimin të përhershëm
Për ta mbyllur studimin tënd, mendo për jetën tënde dhe përparimin tënd të tanishëm drejt bërjes si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Përsiat atë që ndien se Fryma e Shenjtë do të donte që të bëje si rezultat i asaj që mësove dhe ndjeve.