Seminari
Mosia 4:9–10: “Besoni në Perëndinë”


“Mosia 4:9–10: ‘Besoni në Perëndinë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 4:9–10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 4:9–10

“Besoni në Perëndinë”

figurë e Perëndisë

A ke ndaluar ndonjëherë për të përsiatur ndikimin që kanë bindjet e tua te veprimet e tua dhe te njeriu që po bëhesh? Ndërkohë që dha mësim rreth asaj që duhet të bëjmë për të mbajtur një heqje të mëkateve tona, mbreti Beniamin theksoi rëndësinë e të besuarit te Perëndia. Ky mësim mund të të ndihmojë ta forcosh besimin tënd te Perëndia dhe dashurinë tënde për Të.

Mësimdhënia e shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve me bindje dhe qëllim. Në çdo mundësi, frymëzojini ata, të cilëve u jepni mësim, që të drejtohen te fjala e Perëndisë për udhërrëfim, për përgjigje ndaj pyetjeve dhe për përkrahje. Nëse nxënësit do të “ushqeh[e]n me bollëk me fjalët e Krishtit”, të vërtetat që gjejnë atje, do t’u “tregojnë [atyre] të gjitha gjërat që … duhet të bë[jnë]” (2 Nefi 32:3).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë me një listë me tri deri në pesë gjëra që besojnë rreth Perëndisë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ndikimi i bindjeve tona

Në vijim janë disa ide të rreme që njerëzit dikur mendonin se ishin të vërteta. Përsiate ndikimin që këto bindje mund të kenë pasur në jetën e atyre individëve

Merreni parasysh t’i paraqitni pohimet vijuese në tabelë.

  • Bota është e sheshtë.

  • Prej zhabave të dalin lytha.

  • Yjet rrotullohen rreth tokës.

  • Çfarë problemesh mund të vijnë nga të besuarit në ide të rreme?

  • Si i ke parë bindjet e tua ose të të tjerëve të ndikojnë te qëndrimet ose veprimet?

  • Si mund të ndikojë te ne nga ana shpirtërore ajo që besojmë?

Besoni në Perëndinë

Mbreti Beniamin dha mësim për rëndësinë e të besuarit te Perëndia. Përpara se të fillosh studimin tënd, shpenzo një çast për të reflektuar mbi atë që ti beson rreth Perëndisë. Si ndikojnë bindjet e tua rreth Perëndisë te veprimet e tua? Merre parasysh t’i renditësh në ditarin tënd të studimit disa nga këto bindje dhe të përsiatësh se pse e beson atë që beson. Gjatë gjithë studimit tënd, shto çdo mendim ose mbresë që mund të kesh.

Merreni parasysh të vizatoni edhe figurën vijuese në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit t’ju vijnë në ndihmë për mbushjen e rrathëve me mësime nga Mosia 4:9–10.

Kopjoje figurën vijuese në ditarin tënd të studimit. Në rrethin qendror, shkruaj besoni në Perëndinë dhe Mosia 4:9–10.

rrjeti i ideve

Lexo te Mosia 4:9–10, duke kërkuar gjërat e ndryshme që mbreti Beniamin e ftoi popullin e tij të besonte rreth Perëndisë. Shkruaje secilën prej këtyre në rrathët e jashtëm. Nëse është nevoja, mund t’i shtosh më shumë rrathë figurës sate.

  • Me një fjali të thjeshtë, si mund t’i përmblidhje mësimet e mbretit Beniamin te Mosia 4:9–10? Merre parasysh ta përdorësh fjalinë tënde përmbledhëse si titullin e materialit pamor që krijove.

Jepuni shumë nxënësve mundësi për t’ia treguar klasës përmbledhjet e tyre për këto vargje. Të vërtetat e mundshme që mund të përcaktojnë ata si pjesë e kësaj përmbledhjeje, përfshijnë sa vijon: Profetët e Zotit na ftojnë të besojmë te Perëndia. Perëndia i krijoi të gjitha gjërat dhe ka gjithë fuqinë dhe diturinë. Ne mund ta demonstrojmë besimin tonë te Perëndia nëpërmjet veprimeve tona.

Merreni parasysh ta ndani klasën në grupe të vogla dhe t’i caktoni secilit grup të përqendrohet te një ose më shumë nga mësimet e mbretit Beniamin nga vargjet 9–10. Nxënësit mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese rreth të vërtetave tek të cilat caktohen që të përqendrohen dhe më pas t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës.

  • Si mund të ndikojë në jetën tënde të kuptuarit dhe të besuarit te këto mësime nga mbreti Beniamin?

  • Si i sheh këto mësime të kundërshtohen ose shpërfillen nga bota sot?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha këshillën vijuese për ata që nuk janë të sigurt a besojnë te Perëndia:

2:3

“Nëse nuk jeni të sigurt që mbase besoni te Perëndia, fillojeni nga ajo. Kuptojeni se në mungesë të përvojave me Perëndinë, dikush mund të dyshojë për ekzistencën e Perëndisë. Prandaj, vendoseni veten tuaj në një gjendje që të filloni të keni përvoja me Të. … Kërkojini Atij t’ju tregojë nëse Ai është vërtet atje – nëse Ai ju njeh. Pyeteni se si Ai ndihet rreth jush. Dhe më pas, dëgjoni.” (Rasëll M. Nelson, “Eja, Më Ndiq”, Liahona, maj 2019, f. 90)

  • Çfarë përvojash ke pasur që e kanë forcuar besimin tënd tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

Nëse nxënësit do të përfitonin nga diskutimi i mëtejshëm rreth zgjedhjes për të besuar te Perëndia, merreni parasysh të përdorni thënien nga Plaku L. Uitni Klejton në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Shkuarja më thellë

Një mënyrë se si mund ta forcojmë besimin dhe mirëbesimin tonë te Perëndia, është duke mësuar nga mësimet e frymëzuara dhe përvojat e të tjerëve (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besim”). Zgjidh të paktën një nga tri veprimtaritë vijuese për të të ndihmuar ta zgjerosh besimin tënd te Perëndia:

Paraqitini tri mundësitë vijuese dhe jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për të plotësuar njërën nga veprimtaritë. Këto veprimtari mund të plotësohen individualisht ose nxënësit mund t’i plotësojnë ato me të tjerët që zgjedhin të përqendrohen tek e njëjta veprimtari. Merreni parasysh të përfshini veprimtari të ndryshme sipas nevojave dhe aftësive të nxënësve tuaj.

  • Himnet: Kërko te libri i himneve fjalë, fraza, strofa ose himne të plota që japin mësim rreth natyrës dhe karakterit të Perëndisë ose që mund ta forcojnë besimin tënd tek Ai.

  • Tregime të tjera nga shkrimet e shenjta: Gjej dhe studio tregime në shkrimet e shenjta ku të tjerët dëshmuan për bindjet e tyre rreth Atit tonë Qiellor ose Birit të Tij, Jezu Krishtit. Shembuj fragmentesh që mund të studiosh, përfshijnë vargjet tek Alma 26:16, 35–37; 34:8–10 dhe Doktrina e Besëlidhje 76:22–24.

    Merreni parasysh t’u siguroni nxënësve kopje të tanishme të botimit të revistës Liahona për konferencën e përgjithshme nëse përdoret mundësia vijuese. Nxënësit mund të përdorin gjithashtu programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Konferenca e përgjithshme: Duke përdorur fjalime nga konferenca më e fundit e përgjithshme, kërko fjalë, fraza, tregime ose histori që japin mësim rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe e forcojnë besimin tënd tek Ata. (Merre parasysh t’i kërkosh fjalimet e konferencës së përgjithshme sipas temave si “Atë Qiellor”, “Kreu-Perëndi” ose “Jezu Krisht”.)

Jepuni shumë nxënësve mundësi për të treguar atë që mësuan ose ndien nga studimet e tyre.

Pasi t’i ftoni nxënësit të japin idetë e tyre, merreni parasysh t’u jepni atyre shirita të vegjël letre dhe t’i ftoni nxënësit e gatshëm të shkruajnë diçka që besojnë rreth Perëndisë. Këto pohime besimi mund të publikohen në klasë gjatë javës së ardhshme që të tjerët t’i shohin dhe përsiatin.

Hapat e tu të radhës

Qoftë nëse ke një besim të fortë te Perëndia ose po përpiqesh të përcaktosh se çfarë beson, ka gjëra që secili prej nesh mund t’i bëjë për ta forcuar besimin e vet te Perëndia dhe dashurinë për Të. Shpenzo një çast për të reflektuar për atë që ndien se është hapi yt i radhës drejt njohjes më mirë të Perëndisë. Shënoji mendimet dhe mbresat e tua në ditarin tënd të studimit.

Merrni parasysh ta përmbyllni mësimin duke dhënë dëshminë tuaj për Perëndinë. Inkurajojini nxënësit të veprojnë sipas mbresave që kanë ndier sot.