Seminari
Përsëritja 6 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego


“Përsëritja 6 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 6 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 6 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

grua duke i dhënë mësim një klase

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që përmbahen në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me fjalët e tua. Ky mësim mund të të ndihmojë ta thellosh kuptueshmërinë tënde mbi të vërtetat për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit dhe t’i shpjegosh ato.

Shprehja e dashurisë dhe e pritshmërive të larta. Kur mësuesit i duan vërtet nxënësit e tyre, ata do të interesohen së tepërmi rreth përparimit dhe suksesit të tyre për t’u kënaqur vetëm me pak përpjekje nga ana e nxënësit. Inkurajojini me dashuri nxënësit tuaj që ta arrijnë potencialin e tyre si nxënës dhe dishepuj të Jezu Krishtit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i rishikojnë fragmentet nga tabela në këtë mësim dhe të përzgjedhin një që do të donin ta kuptonin më mirë. Kërkojuni atyre ta lexojnë fragmentin që përzgjodhën dhe të përpiqen ta kuptojnë atë më mirë. Kjo mund të përfshijë kërkimin për shkrime të tjera të shenjta mbështetëse, të shkruarit e mendimeve të tyre rreth saj në ditarin e tyre ose të pyeturit e dikujt tjetër se çfarë kupton nga fragmenti. Ftojini ata të vijnë të përgatitur për të treguar atë që bënë dhe atë që mësuan.

Veprimtari e Mundshme e të Mësuarit

Mund t’ju nevojitet të jepni një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi juaj zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Strategjia

Paraqitini figurat vijuese ose disa të ngjashme me to. Vërini nxënësit të bashkëpunojnë në dyshe ose grupe të vogla dhe ftojini ata të diskutojnë për sportet ose lojërat e tyre të parapëlqyera dhe arsyen pse u pëlqejnë ato. Ata më pas mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese me njëri-tjetrin.

regbi
  • Cilat strategji janë të dobishme për të fituar në sportin ose lojërat e tua të parapëlqyera? Pse?

  • Pse është e rëndësishme të kesh një strategji ose plan në një lojë?

ChurchofJesusChrist.org

3:31
  • Krahas leximit të shkrimeve të shenjta, si mund të të ndihmojë të kesh strategji për kuptueshmëri më të mirë të fjalëve të Perëndisë në shkrimet e shenjta?

  • Çfarë strategjish ke përdorur që të kanë ndihmuar t’i kuptosh shkrimet e shenjta?

Ka strategji të shumta për të të ndihmuar t’i kuptosh shkrimet e shenjta më thellësisht. Në këtë mësim do të kesh mundësi të provosh një strategji për të kuptuar më mirë një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

Më poshtë është një listë me fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Librit të Mormonit. Përzgjidh një ose më shumë që do të doje ta kuptoje më thellësisht.

Paraqiteni tabelën e mëposhtme që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë mësimit. Ftojini nxënësit e gatshëm të tregojnë atë që mësuan teksa bënë veprimtarinë për t’u përgatitur për orën mësimore.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Thelloje kuptueshmërinë tënde

Lexo fragmentin ose fragmentet që zgjodhe.

  • Çfarë do të doje të kuptoje më mirë nga këto fragmente? Çfarë strategjish mund të përdorësh për ta bërë këtë?

Përdore strategjinë vijuese, ose një tjetër që di, për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për fragmentin ose fragmentet që përzgjodhe. Do të kesh mundësinë për ta shpjeguar atë që mësove më vonë në mësim.

Nëse nxënësit tashmë e kanë një strategji që do të donin ta përdornin për këtë veprimtari, ftojini ata ta përdorin atë. Përndryshe, jepuni atyre udhëzimet vijuese si një strategji që mund ta përdorin për t’i kuptuar më mirë fragmentet që zgjodhën.

Revista Për Forcën e Rinisë shpesh përfshin një veprimtari për studimin e shkrimeve të shenjta të quajtur “Rresht pas Rreshti”, në të cilën shpjegohen ose përkufizohen disa fjalë ose fraza kyç nga një fragment i shkrimit të shenjtë. Për të parë një shembull të veprimtarisë “Rresht pas Rreshti”, shih “Ngrini Themelin”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 19.

Krijo veprimtarinë tënde “Rresht pas Rreshti” për njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor të renditur më lart. Nëse të pëlqen arti, merr parasysh t’i shtosh vizatime ose ngjyra faqes sate “Rresht pas Rreshti”. Përdor udhëzimet e mëposhtme për të të ndihmuar ta krijosh atë:

Ndihmojini dhe inkurajojini nxënësit sipas nevojës ose sipas nxitjes nga Fryma e Shenjtë. Merreni parasysh të bëni pyetje rreth punës së nxënësve që t’ju ndihmojnë t’i kuptoni ata më mirë.

  1. Në krye të faqes, shkruaji të gjitha fjalët e fragmentit të shkrimit të shenjtë që zgjodhe.

  2. Zgjidh të paktën pesë fjalë ose fraza nga ai fragment i shkrimit të shenjtë dhe renditi ato poshtë anës së majtë të faqes. Lër vend mjaftueshëm për të mbajtur shënime në krah të secilës fjalë ose frazë.

  3. Gjej dhe rendit përkufizime, shpjegime, shembuj, shkrime të shenjta të lidhura me të ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që mund të të ndihmojnë ta thellosh kuptueshmërinë tënde për këto fjalë ose fraza kyç nga fragmenti i shkrimit të shenjtë. Renditi ato në krah të fjalës me të cilën janë të lidhur. Mund të përdorësh mjete të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, bisedat e konferencave ose revistat e Kishës.

  4. Diku në dokumentin tënd, shto një paragraf rreth asaj që mësove ose që dëshiron të mbash mend nga ky fragment. Përfshij atë që të mëson ai rreth Shpëtimtarit, Kishës së Tij ose misionit të Tij për të na shpëtuar.

Nëse dëshiron, përsërite këtë veprimtari me një fragment tjetër të zotërimit doktrinor nga lista.

Merreni parasysh t’i vini nxënësit në grupe me tre ose katër veta, ku secili individ ka një fragment të ndryshëm në mënyrë që çdo nxënës të mund të mësojë rreth fragmenteve të shumta. Ftojeni çdo nxënës t’ia tregojë faqen e vet “Rresht pas Rreshti” grupit të tij ose të saj dhe të shpjegojë atë që ai ose ajo mësoi rreth fragmentit. Mund të ftoni edhe vullnetarë që t’ia tregojnë faqet e tyre klasës. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ti varin faqet e tyre rreth e rrotull dhomës, ose të bëjnë kopje apo të bëjnë fotografi të faqeve të tyre për t’i paraqitur.