Seminari
Mosia 1: “Po të Mos Ishte për Këto Fletë”


“Mosia 1: ‘Po të Mos Ishte për Këto Fletë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 1

“Po të Mos Ishte për Këto Fletë”

i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Çfarë ndikimi mund të kenë shkrimet e shenjta në ruajtjen e besimit te Jezu Krishti gjatë gjithë jetës sate? Mbreti Beniamin u mësoi bijve të tij rolin e rëndësishëm të shkrimeve të shenjta në besimin e tyre. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për t’i studiuar shkrimet e shenjta.

Nxitja e zakonit të studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Pak gjëra do të kenë një ndikim më të fuqishëm dhe më afatgjatë për mirë në jetën e nxënësve sesa të ndihmuarit e tyre që të mësojnë t’i duan shkrimet e shenjta dhe t’i studiojnë ato përditë. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i ftoni nxënësit të vendosin një synim për leximin dhe të bëjnë një plan vetjak për të studiuar çdo ditë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta dhe të përsiatin se si ndikon ai tek ata, veçanërisht te ndjenjat dhe mirëbesimi i tyre te Jezu Krishti.

Veprimtari e Mundshme e të Mësuarit

Çfarë është thelbësore për besimin tonë te Jezu Krishti?

Merreni parasysh të mbani lart një kopje të Librit të Mormonit dhe shkrime të tjera të shenjta dhe më pas t’i hiqni ata ndërsa pyesni për sa vijon:

  • Si do të ishte jeta jonë pa Librin e Mormonit ose shkrimet e tjera të shenjta?

ChurchofJesusChrist.org

22:29

Ftojini nxënësit të japin mendimet e tyre. Merreni parasysh ta përsëritni pyetjen nga materiali filmik, duke iu referuar atyre që sakrifikuan për shkrimet e shenjta: “Çfarë dinin ata për rëndësinë e shkrimeve të shenjta, që nevojitet ta dimë edhe ne?”

Përsiat për pyetjet vijuese ose shkruaji përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit:

Nëse nxënësit i shkruajnë përgjigjet e veta në ditarin e tyre të studimit, mund të jetë e dobishme që ata t’u referohen përsëri përgjigjeve të tyre në mësim ose më vonë gjatë vitit.

  • Si ndihesh rreth shkrimeve të shenjta? Pse?

  • Po të vazhdoje me zakonet e tua të tanishme të studimit të shkrimeve të shenjta për disa vite të ardhshme, si mendon se do të ndikonte kjo tek ti?

  • Nëse aktualisht nuk ke një zakon të studimit të shkrimeve të shenjta, çfarë do të të nevojitej për ta kuptuar ose ndier që të fillosh t’i studiosh ato?

Vazhdo të mendosh rreth këtyre pyetjeve ndërsa e studion këtë mësim. Do të lexosh këshilla nga mbreti Beniamin për bijtë e tij rreth shkrimeve të shenjta. Kërko të mësosh nëpërmjet Frymës së Shenjtë se si mund ta bekojnë shkrimet e shenjta jetën tënde.

Këshilla nga mbreti Beniamin

Babai i mbretit Beniamin, Mosia, u paralajmërua nga Zoti që populli tij duhej të largohej nga atdheu i vet. Kur ata u bindën, zbuluan popullin e Zarahemlës (shih tek Omni 1:12–19). Këto dy grupe njerëzish u mblodhën së bashku me Mosian, i cili ishte mbreti i caktuar dhe praktikisht Beniamini u bë mbret pas babait të tij. Mund të jetë e dobishme të dish më tepër rreth mbretit Beniamin përpara se ta studiosh atë që ai u mësoi bijve të tij.

Lexo te Fjalët e Mormonit 1:12–18 dhe te Mosia 1:1, duke kërkuar vështirësitë me të cilat u përball mbreti Beniamin dhe mënyrat se si ai ju lë mbresa.

  • Çfarë gjete?

    Lejojini nxënësit të japin mendime dhe ide të ndryshme.

  • Pse mund të dëshirosh t’i dëgjosh këshillat nga mbreti Beniamin?

Lexo te Mosia 1:2–7, duke kërkuar atë që mbreti Beniamin u mësoi bijve të tij rreth shkrimeve të shenjta. Mund të jetë e dobishme të dish që “misteret e Perëndisë janë të vërteta shpirtërore të njohura vetëm nëpërmjet zbulesës” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mistere të Perëndisë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). ChurchofJesusChrist.org

22:29
  • Çfarë mësove nga mbreti Beniamin rreth shkrimeve të shenjta?

Shkruajeni në tabelë atë që tregojnë nxënësit. Nëse nuk tregojnë parime si ato në vijim, merreni parasysh t’i shtoni ato.

Këto janë disa nga parimet që mund të mësojmë nga mbreti Beniamin:

  • Nëse nuk i studiojmë shkrimet e shenjta në mënyrë të qëndrueshme dhe me zell, ne mund ta humbasin gradualisht besimin tonë.

  • Ne do të përfitojmë nga kërkimi me zell i shkrimeve të shenjta.

  • Pse mendon se mund ta humbasim gradualisht besimin tonë nëse nuk i studiojmë shkrimet e shenjta?

Zoti ka premtuar të na bekojë në mënyra të shumta ndërsa i lexojmë shkrimet e shenjta. Studioji disa nga fragmentet vijuese dhe gjej disa nga këto bekime:

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën.

  • Cilin nga këto bekime dëshiron më së shumti në jetën tënde?

  • Si do ta rritin këto bekime besimin tonë te Zoti dhe tek ungjilli i Tij?

Shkrimet e shenjta dhe besimi ynë

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Qëllimi kryesor i gjithë shkrimit të shenjtë është që të mbushë shpirtin tonë me besim te Perëndia At[i] dhe te Biri i Tij, Jezu Krishti – besim që Ata ekzistojnë; besim te plani i Atit për pavdekësinë dhe jetën tonë të përjetshme; besim te Shlyerja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit, që i jep jetë këtij plani të lumturisë; besim që ta bëjmë ungjillin e Jezu Krishtit mënyrë jetese; dhe besimin që të arrijmë të njohim ‘të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që [Ai ka] dërguar’ (Gjoni 17:3)”. (D. Tod Kristoferson, “Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, maj 2010, f. 34)

  1. Shkruaji referencat e shkrimeve të shenjta për dy ose tri vargje që kanë pasur një ndikim të fortë tek ti dhe te dëshmia jote, veçanërisht për Jezu Krishtin ose Atin Qiellor. Si të ndihmuan këto shkrime të shenjta? Si mund të ishte ndryshe jeta jote po të mos i kishe lexuar kurrë ato vargje?

  2. Studioji shkrimet e tua të shenjta për pesë minuta. Kërko çfarëdo të vërtete që mund të të ndihmojë t’i qëndrosh besnik Zotit dhe ungjillit të Tij. Kushtoji vëmendje çdo ndjenje që mund të të ndihmojë gjithashtu. Shkruaj rreth përvojës sate.

  3. Dërgoji mesazh në celular ose bisedo me dikë që mendon se është jashtëzakonisht besnik ndaj Zotit Jezu Krisht. Pyete atë person se çfarë roli luajnë shkrimet e shenjta për ta ndihmuar atë të qëndrojë besnik.

  4. ChurchofJesusChrist.org

    • 3:3
    • 16:21
    • 5:3

Ftojini disa studentë të japin mendimet ose përvojat e tyre. Të dëgjuarit e ideve dhe dëshmive nga moshatarët mund të jetë një përvojë e fuqishme. Merreni parasysh të jepni mendimet dhe dëshminë tuaj gjithashtu.

Studimi yt i përditshëm vetjak i shkrimeve të shenjta

Përsiat për studimin tënd të shkrimeve të shenjta. Në çfarë mënyrash po rritet besimi yt tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndërsa e studion me zell fjalën e Perëndisë? A ka ndonjë gjë që ndien se Zoti do të donte të bëje për ta përmirësuar studimin tënd? Merre parasysh ta shkruash çdo synim që mund të kesh në ditarin tënd të studimit.

Mund të jetë e efektshme të pyesni nëse ndonjë nxënës është i gatshëm t’i tregojë synimet e veta për studimin.