Kur Moroni dëgjoi për mosmarrëveshjet mes popullit të tij të shkaktuara nga Amalikia, ai u zemërua. Ai hartoi titullin e lirisë dhe në të renditi gjëra të rëndësishme që populli i tij t’i kujtonte gjithmonë. Fjalët e Moronit i frymëzuan njerëzit ta forconin zotimin e tyre ndaj Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kuptosh mënyrat se si mund ta tregosh zotimin tënd ndaj Perëndisë.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Mos harro
Kur ke harruar diçka të rëndësishme? Çfarë ndodhi si rrjedhojë e saj?
Cilat janë disa gjëra që nuk do që t’i harrosh asnjëherë? Përse?
Sot do të mësosh rreth një kohe kur nefitët nuk arritën të kujtoheshin për Zotin, edhe pasi kishin përjetuar çlirim të mrekullueshëm nëpërmjet Tij. Nga studimi i kapitujve tek Alma 43–44 ti mund të kujtosh se Zoti i ndihmoi nefitët t’i mundnin lamanitët në një betejë pavarësisht se nefitët ishin shumë më të paktë në numër (shih tek Alma 43:51–54).
Lexo tek Alma 45:1, duke kërkuar se si reaguan nefitët pas kësaj fitoreje të mrekullueshme.
Çfarë gjete?
Gjatë kësaj kohe paqeje, i biri i Almës, Helamani, emëroi priftërinj dhe mësues mbi Kishën nëpër të gjithë vendin dhe e predikoi fjalën e Perëndisë me vëllezërit e Tij.
Lexo tek Alma 45:23–24; 46:1–5, 7–8, duke kërkuar se si njerëzit u përgjigjën ndaj këtyre mësimeve.
Çfarë të bën përshtypje rreth qëndrimeve dhe sjelljeve të nefitëve në këto vargje?
Cila është një e vërtetë që mund të mësojmë nga vargu 8 rreth asaj që mund të ndodhë kur e harrojmë Zotin?
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga Alma 46:8 është se kur e harrojmë Zotin, mund të shtyhemi më lehtësisht të bëjmë paudhësi.
Mendo se si ke parë prova të kësaj të vërtete në jetën tënde. Ndërsa vazhdon të studiosh sot, kërko mësime që mund të të ndihmojnë ta kujtosh Zotin më mirë dhe ta tregosh zotimin tënd ndaj Tij.
Moroni harton titullin e lirisë
Moroni ishte i zemëruar me Amalikian që i shkaktoi këto mosmarrëveshje mes nefitëve.
Lexo tek Alma 46:12–14, 19–20, duke kërkuar atë që bëri Moroni për t’i frymëzuar nefitët të ishin besnikë ndaj Perëndisë.
Si mendon, pse zgjodhi Moroni t’i paraqiste këto fjalë që të tjerët t’i shihnin gjatë kësaj kohe të vështirë?
Në ç’mënyrë i sheh një ose më shumë nga këta zëra të harrohen ose mos theksohen në botë sot?
Ashtu si Moroni, udhëheqësit e Kishës në kohën tonë na kanë ftuar t’i mbajmë mend dhe t’i mbrojmë po këto vlera. Lexoji thëniet vijuese, duke kërkuar mësime bashkëkohore që lidhen me zërat e renditur në titullin e lirisë.
Cilat janë disa mënyra se si mund t’i kujtosh vlerat e renditura në titullin e lirisë?
Cilat janë disa mënyra se si mund t’i mbrosh ato në një mënyrë si e Krishtit?
Ndikimi i titullit të lirisë
Pasi u kujtuan për këto të vërteta të rëndësishme nga Moroni, shumë nga nefitët bënë një besëlidhje që nuk do ta braktisnin kurrë Perëndinë dhe do të përpiqeshin fort për paqen (shih tek Alma 46:21–22, 28–31).
Lexo tek Alma 46:36–38, duke kërkuar se çfarë bëri Moroni për ta ndihmuar popullin e tij të kujtonte Perëndinë dhe gjëra të tjera të rëndësishme të renditura në titullin e lirisë.
Cilin nga zërat e renditur në titullin e lirisë e ndien se dëshiron ta kujtosh ose ta mbrosh më plotësisht në jetën tënde?
Çfarë është diçka që mund të bësh për ta mbajtur mend më mirë këtë temë ose për t’i mbrojtur bindjet e tua rreth saj?