Seminari
Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48 – “J[i]ni të Përkryer, Madje, Sikurse Jam Unë, ose të Përkryer si Ati juaj që Është në Qiell”


“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48 – ‘J[i]ni të Përkryer, Madje, Sikurse Jam Unë, ose të Përkryer si Ati juaj që Është në Qiell’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48

“J[i]ni të Përkryer, Madje, Sikurse Jam Unë, ose të Përkryer si Ati juaj që Është në Qiell”

e re duke përsiatur

Në studimin tënd tek 3 Nefi 12, mësove rreth bërjes të përkryer si Jezu Krishti dhe Ati Qiellor. Ky mësim do të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 3 Nefi 12:48, ta shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Krijimi i një mjedisi aktiv të të mësuarit. Ndërkohë që përgatitni mësime dhe ndërveproni me nxënësit, kërkoni mënyra për t’i ftuar nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive. Shembujt përfshijnë ftesën ndaj nxënësve që të shkruajnë të tabelë, t’ia paraqitin klasës atë që mësojnë ose të zgjedhin mes mundësive të ndryshme të studimit. Bërja e kësaj do t’i ndihmojë nxënësit të angazhohen në të mësuarit dhe do t’i ndihmojë ata të afrohen më shumë me Shpëtimtarin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mësojnë përmendsh vargun 3 Nefi 12:48 përpara se të vijnë në orën mësimore. Mund t’i ftoni ata të ushtrohen për t’ua thënë përmendsh shkrimin e shenjtë anëtarëve të tjerë të klasës gjatë kohës përpara fillimit të orës mësimore, qoftë nga afër, nëpërmjet dërgimit të mesazheve ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “3 Nefi 12:17–48”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te 3 Nefi 12:48. Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Gjatë mësimit të mëparshëm, mësove të vërtetën vijuese: Jezu Krishti do që ne të bëhemi të përkryer si Ai dhe Ati ynë në Qiell.

Imagjino sikur ke një shok ose shoqe që beson se Perëndia nuk ka pritshmëri për ne përtej të qenit të sjellshëm dhe respektimit të të tjerëve.

  • Si do ta shpjegoje vargun tek 3 Nefi 12:48 në një mënyrë që mund ta zgjerojë kuptueshmërinë e shokut ose shoqes sate?

Merreni parasysh t’u jepni kohë nxënësve për t’i shkruar përgjigjet e tyre për pyetjen e mëparshme. Kur të kenë mbaruar, ftoni disa vullnetarë që t’ia thonë klasës atë që shkruan, ta interpretojnë me role bashkëbisedimin ose t’ia tregojnë përgjigjen e tyre një partneri. Ndërsa nxënësit përgjigjen, sigurohuni që të kuptoni se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti presin që ne të përpiqemi fort për t’u bërë si Ata, që përsosuria është e mundur vetëm nëpërmjet ndihmës së Shpëtimtarit dhe se Shlyerja e Jezu Krishtit e bën përsosurinë një mundësi të ardhshme pavarësisht nga mëkatet dhe gabimet tona.

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për referencën 3 Nefi 12:48 është: “J[i]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell”. Përdore metodën vijuese ose një tjetër që e zgjedh ti, për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Zgjidhni çfarëdo metode të efektshme për t’i ndihmuar nxënësit ta mësojnë përmendsh frazën kyç dhe referencën e këtij fragmenti. Veprimtaria vijuese është shembulli i një mënyre se si mund ta bëni këtë:

Për veprimtarinë, jepini çdo nxënësi një gjysmë flete letre dhe inkurajojini ata t’i shkruajnë frazat në cepa rastësorë të letrës së tyre. Pasi ta kenë përfunduar veprimtarinë me letrën e tyre vetjake, mund t’i këmbejnë letrat me nxënësit e tjerë dhe ta përsëritin veprimtarinë.

Shkruaj “3 Nefi 12:48” në qendër të një cope letre. Në një cep të faqes, shkruaj fjalët “J[i]ni të përkryer”. Në një cep tjetër shkruaj “madje, sikurse jam unë”. Në një cep tjetër shkruaj “ose të përkryer si Ati juaj”. Në cepin e fundit, shkruaj “që është në qiell”. Përpiqu ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë duke e prekur me lapsin tënd ose gishtin tënd çdo frazë sipas rendit, duke filluar nga referenca në mes. Mund të të ndihmojë t’i thuash fjalët me zë të lartë ndërsa i prek. Pasi ta bësh këtë disa herë, përpiqu ta përsëritësh referencën dhe të gjithë frazën përmendsh.

Ushtroje vënien në zbatim

Ndajeni klasën në grupe me nga tre veta. Ftojeni çdo nxënës që të zgjedhë një nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore (shih te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor [2023], “Marrja e Njohurisë Shpirtërore”, paragrafët 5–12). Kërkojuni nxënësve ta rishikojnë shkurtimisht parimin dhe më pas t’ua shpjegojnë atë grupeve të tyre.

Përdore skenarin vijues për të të ndihmuar t’i vësh në zbatim mësimet e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 12:48 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Ndihuni i/e lirë ta ndryshoni emrin ose skenarin për t’i plotësuar më mirë nevojat e nxënësve tuaj.

Genti është një i ri që beson te Perëndia. Megjithatë, ka disa aspekte të ungjillit për të cilat nuk i pëlqen të mendojë. Njëra prej tyre është këshilla e Shpëtimtarit për t’u bërë i përkryer. Ai është përpjekur të bëjë ndryshime dhe të bëhet më i ngjashëm me Krishtin por vazhdon të mos ia dalë. Ai ndihet sikur ka dështuar tashmë, ndaj përsosuria për të është e pamundur.

Për t’u shtuar larmi veprimtarive vijuese të studimit, merreni parasysh të studioni pjesën “Vepro me besim” të këtij mësimi si klasë dhe pjesë të tjera në grupe të vogla ose me partnerë. Nxënësit më pas mund t’i përgjigjen pyetjes së fundit individualisht.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor na mëson se, kur të përballemi me një çështje sfiduese, ne mund ta “riformulojmë pyetjen (ta bëjmë pyetjen ndryshe) dhe t’i shohim idetë duke u nisur nga standardi i Zotit për të vërtetën, në vend që të pranojmë kushtet paraprake ose hamendësimet e botës” (faqe 3). Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për këtë proces.

  • Si mendon se Zoti e sheh ndryshe përsosurinë nga shumë njerëz në botë?

  • Si na ndihmon njohuria jonë për planin e shpëtimit dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit që ta kuptojmë më mirë atë që na mëson Shpëtimtari tek 3 Nefi 12:48?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mund ta përdorësh atë që ke mësuar tek 3 Nefi 12:48 rreth të qenit i përsosur për t’iu përgjigjur shqetësimit të Gentit?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kërkojnë shkrime të shenjta ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që mund ta ndihmojnë Gentin ta kuptojë më mirë mësimin e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 12:48. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, mund t’u sugjeroni disa nga shkrimet e shenjta më poshtë.

Ka edhe biseda nga konferenca e përgjithshme në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” që mund të jenë të dobishme.

  • Si mund ta ndihmojnë Gentin idetë që gjete për shqetësimin e tij?

Vepro me besim

Lexoji paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor, duke kërkuar se çfarë mund të bëjë Genti për të vepruar me besim.

  • Cili nga këto mësime mendon se mund ta ndihmojë Gentin? Përse?

  • Për çfarë mund të lutet Genti që do ta ndihmonte për situatën e tij?

  • Çfarë do t’i sugjeroje Gentit të bënte që të “jetojë me anë të besimit” deri sa të marrë më tepër kuptueshmëri rreth potencialit të tij për t’u bërë i përkryer?

    Merreni parasysh t’i vini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese individualisht në ditarët e tyre të studimit.

  • Si mund të ndikojë ajo që ke mësuar tek 3 Nefi 12:48 rreth përsosurisë te vetë ndjenjat dhe veprimet e tua?

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Merreni parasysh të vizatoni një letër në tabelë dhe të shkruani referencën e shkrimit të shenjtë 3 Nefi 12:48 në qendër dhe frazat në çdo cep si veprimtaria e të mësuarit përmendsh në këtë mësim nën kreun “Shpjego dhe mëso përmendsh”. Tregojeni me gisht secilën nga frazat sipas rendit dhe vërini nxënësit t’i përsëritin frazat njëzëri. Fshijeni njërën frazë dhe përsëriteni veprimtarinë. Vazhdoni të fshini dhe të përsëritni deri sa të gjitha frazat dhe e gjithë referenca e shkrimit të shenjtë të jenë fshirë.