Seminari
3 Nefi 12:1–16: “Të Bekuar Jeni Ju”


“3 Nefi 12:1–16: ‘Të Bekuar Jeni Ju’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 12:1–16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 12:1–16

“Të Bekuar Jeni Ju”

Krishti duke dhënë mësim në kontinentin amerikan

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë të na bekojnë. Ne mund të jemi të sigurt se, teksa e ndjekim këshillën e Tyre, do t’i marrim bekimet e Tyre në përputhje me kohën e Tyre dhe mënyrën e Tyre. Kur u dha mësim nefitëve, Jezusi shpalli shumë nga bekimet që mund të marrim. Ky mësim mund të të ndihmojë të përgatitesh për të marrë bekimet për të cilat foli Shpëtimtari ndërsa përpiqesh fort ta ndjekësh këshillën e Tij.

Përqendrimi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti si burimi i bekimeve tona. Kur t’i studioni shkrimet e shenjta dhe të diskutoni bekimet e premtuara, theksoni se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë burimi i atyre bekimeve.

Përgatitja e nxënësve: Për të ndihmuar që zemra e nxënësve të përgatitet për ta studiuar predikimin e Shpëtimtarit tek 3 Nefi, i cili është shumë i ngjashëm me Predikimin e Tij në Mal, merreni parasysh t’i ftoni ata ta përsiatin këtë thënie nga Presidenti Jozef Filding Smith (1876–1972). Ai tha se Predikimi në Mal është predikimi “më [i] shkëlqyer që u predikua ndonjëherë, për aq sa ne dimë” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Filding Smith [2013], f. 239).

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të Bekuar

Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth asaj se çfarë do të thotë vërtet të jesh i bekuar, merreni parasysh të vizatoni një kapak të thjeshtë reviste në tabelë. Titullojeni revistën me një titull si Revista e Suksesit të Botës dhe shkruani si titull të artikullit në faqe të parë të numrit “Pesë Njerëzit më të Bekuar të Vitit”.

Ftojini nxënësit të vijnë në tabelë dhe të shkruajnë disa bekime në kapakun e revistës ku ata do të prisnin se do të përqendrohej artikulli.

Vizatoni një kapak identik reviste me të njëjtin artikull në faqe të parë nga ana tjetër e tabelës, por këtë herë titullojeni revistën Liahona. Ftojini nxënësit të shkruajnë disa bekime ku do të prisnin të përqendrohej artikulli i revistës së Kishës.

  • Te cilat bekime specifike do të prisje që të përqendrohej artikulli si kriter për zgjedhjen e njerëzve?

Tani imagjino një artikull të revistës Liahona me të njëjtin titull.

  • Për çfarë bekimesh specifike do të prisje që të flitej në artikull si bekimet më të mëdha që mund të ketë dikush?

  • Si mendon, pse Shpëtimtari dhe Kisha e Tij na mësojnë t’i vlerësojmë më shumë bekimet e ndryshme sesa kërkojnë shumë njerëz në botë?

Tek 3 Nefi 12–14, Jezu Krishti u dha nefitëve një predikim shumë të ngjashëm me Predikimin e Tij në Mal në Dhiatën e Re. Presidenti Jozef Filding Smith (1876–1972) tha se Predikimi në Mal është predikimi “më [i] shkëlqyer që u predikua ndonjëherë, për aq sa ne dimë” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Filding Smith [2013], f. 239).

Sot, ndërsa studion pjesën e predikimit të Shpëtimtarit që quhet Lumturitë, do të kesh mundësinë për të mësuar mënyra se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë të të bekojnë. Presidenti Harold B. Li (1899–1973) iu referua Lumturive të Shpëtimtarit si “kushtetuta për një jetë të përkryer” dhe shpjegoi se “në Predikimin e Tij në Mal, Mësuesi na ka dhënë njëfarë zbulese të vetë karakterit të Tij, që ishte i përsosur, … dhe duke e bërë këtë gjë, na ka dhënë një projekt për vetë jetën tonë” (Decisions for Successful Living [1973], f. 56–57). Ndërsa studion, përsiat pse bekimet që Krishti ofron në këtë predikim janë me vlerë shumë më të madhe sesa çdonjëri nga bekimet që bota ka për të ofruar.

Lumturitë në Kontinentin Amerikan

Lexo tek 3 Nefi 12:1–12 dhe shenjo togfjalëshin “të bekuar” dhe çdo bekim që gjen të cilin Shpëtimtari e nënvizon në këto vargje. Vër re se togfjalëshi “të bekuar” në këto vargje do të thotë jashtë mase me fat ose i favorizuar në mënyrë hyjnore.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të numërojnë sa herë e panë togfjalëshin “të bekuar” dhe të tregojnë bekimet që gjetën.

  • Duke i marrë parasysh të gjitha bekimet që Shpëtimtari nënvizoi në këto vargje, çfarë të tregon kjo rreth Tij dhe Atit të Tij?

Një e vërtetë që mund të mësojnë nga ky fragment është se Ati Qiellor dhe Jezusi kënaqen kur na bekojnë ndërsa ne përpiqemi fort ta ndjekim këshillën e Tyre.

Lexo tek 3 Nefi 12:1–2 dhe merr parasysh ta shenjosh atë që Shpëtimtari na kërkon të bëjmë nëse kërkojmë bekimet që Ai dhe Ati i Tij na ofrojnë.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përgjigjen për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit përpara se të ftoni vullnetarë për t’ia treguar përgjigjet e tyre klasës. Nxënësit gjithashtu mund t’ia tregojnë një partneri ose një grupi të vogël.

  • Si mendon, pse Perëndia i bekon ata që “u[a] v[ënë] veshin fjalëve të [të] dymbëdhjetëve që [Ai ka] zgjedhur”? (3 Nefi 12:1.)

  • Si të ka bekuar Perëndia ty ose të tjerë që i njeh ngaqë ua ke vënë veshin fjalëve të profetëve dhe apostujve?

Nëse e lejon koha, ftojini nxënësit të kërkojnë biseda të konferencave të përgjithshme të fundit nga anëtarë të Presidencës së Parë ose Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe të tregojnë mënyrat se si mendojnë se ne bekohemi ngaqë ua vëmë veshin mësimeve specifike që ata gjejnë.

Kërkimi i bekimeve

Përpara se nxënësit të lexojnë vargjet vijuese, merreni parasysh të vizatoni dy kolona në tabelë me bekime nga vargjet që renditen në një kolon dhe veprimet ose gjendjet që çuan në ato bekime që renditen në rend rastësor në kolonën tjetër. Ftojini nxënësit të përpiqen t’i përkojnë bekimet me veprimet ose gjendjet e tyre përkatëse. Më pas ata mund të përdorin vargjet tek 3 Nefi 12:3–12 për t’i kontrolluar përgjigjet e tyre.

Lexo tek 3 Nefi 12:3–12 përsëri, këtë herë duke kërkuar se cilat gjendje Shpëtimtari i lidhi me secilin bekim. Merre parasysh t’i shenjosh këto gjendje ndryshe nga mënyra si i shenjove bekimet, të tillë si duke përdorur ngjyra të ndryshme ose duke i rrethuar në vend që t’i theksosh me ngjyrë.

Për një ide të ndryshme për mësimdhënien e Lumturive, referohuni tek veprimtaria “Tabela e Lumturive” që gjendet te “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” në këtë mësim.

Zgjidh një nga bekimet nga këto vargje që do të të pëlqente të merrje. Vëre re veprimin ose gjendjen që çon në atë bekim. Studioje atë veprim ose gjendje duke përdorur burimet në dispozicion, të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose poshtëshënimet.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lëvizin nëpër klasë, të gjejnë të tjerë që studiuan fragmente të ndryshme dhe t’ua tregojnë përgjigjet për pyetjet vijuese.

  • Çfarë mësove rreth asaj që kërkohet prej atyre që dëshirojnë bekimin që studiove?

  • Si e ka dëftuar Shpëtimtari atë veprim ose gjendje? Si mund të të ndihmojë shembulli i Tij që ta kuptosh më mirë se si mund ta kërkosh atë bekim?

Mbaj mend se, për shkak se Ati Qiellor na do, Ai do të na bekojë në përputhje me kohën e Tij dhe mënyrën e Tij. (Shih te Doktrina e Besëlidhje 88:64.)

Nëse ndien se nxënësve mund t’iu nevojitet inkurajim shtesë për të mirëbesuar te Zoti dhe te koha e Tij, mund t’u tregoni edhe thënien nga Presidenti Dallin H. Ouks në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Tani që e ke përcaktuar një bekim që dëshiron dhe studiove mënyrën se si ta ftosh në jetën tënde, bëj një plan për mënyrën se si mund ta kërkosh atë bekim. Pyetjet vijuese mund të jenë të dobishme:

  • Çfarë gjërash specifike mund të përpiqesh të bësh për ta kërkuar atë bekim?

  • Kur planifikon të fillosh?

  • Çfarë pengesash mund të të dalin dhe si do t’i kapërcesh ato?

Mund të jetë e dobishme të thoni se si e keni parë çdonjërin nga këto bekime në jetën tuaj dhe dëshminë tuaj për dëshirën e Shpëtimtarit që të na bekojë.