Seminari
Mormoni 7: “Një Gjendje Lumturie që Nuk Ka Fund”


“Mormoni 7: ‘Një Gjendje Lumturie që Nuk Ka Fund’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mormoni 7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mormoni 7

“Një Gjendje Lumturie që Nuk Ka Fund”

Mormoni

Imagjino se çfarë mund të ketë ndier Mormoni ndërsa dëshmoi për pikëllimin dhe shkatërrimin e shkaktuar nga betejat përfundimtare ndërmjet nefitëve dhe lamanitëve. Përpara se këto beteja t’ia merrnin jetën, Mormoni i përmbylli shkrimet e tij duke dhënë mësim për Jezu Krishtin dhe lumturinë e përjetshme që i pret ata që e ndjekin Atë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndjekësh Jezu Krishtin dhe të përgatitesh për të jetuar me Perëndinë në lumturi të përjetshme.

Nxitni zakonin e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Zhvillimi i zakonit të studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta ka potencialin t’i bekojë nxënësit për pjesën tjetër të jetës së tyre. Kërkoni mënyra se si t’u mësoni nxënësve rreth bekimeve nga studimi i shkrimeve të shenjta çdo ditë.

Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar se çfarë i bën ata të lumtur. Nxënësit mund të flasin edhe me një pjesëtar të familjes rreth asaj që e bën të lumtur atë pjesëtar të familjes.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi atë që dinë rreth Mormonit, mund të përdorni detyrën e kontrollit në vijim. Nxënësit mund të përgjigjen në mënyrë elektronike ose të ngrenë dorën gjatë leximit të përgjigjes së saktë. Në vend që t’u jepni një detyrë kontrolli, mund të paraqitni një figurë të Mormonit dhe t’u kërkoni nxënësve të tregojnë atë që dinë rreth tij. Për shkak se shkrimet e Mormonit (vetë fjalët e tij dhe një përmbledhje e historisë nefite) përfshijnë gjithçka nga Fjalët e Mormonit deri te Mormoni 7, mund t’i ftoni nxënësit me shkrimet e shenjta në format letre t’i hapin te këta kapituj për të përfytyruar se sa faqe përmblodhi dhe shkroi Mormoni brenda Libri të Mormonit.

Përgjigjet për detyrën e kontrollit: 1) c; 2) a; 3) b (Fjalët e MormonitMormoni 7 dhe Moroni 7–9)

Jeta e Mormonit

Bëje detyrën e kontrollit në vijim për të parë se çfarë të kujtohet rreth profetit Mormoni.

  1. Si përshkruhet Mormoni në rininë e tij? (Shih te Mormoni 1:2.)

    1. Ai ishte një shqytar në ushtrinë nefite

    2. Ai kishte frikë

    3. Ai ishte i shpejtë për të vënë re

  2. Çfarë përjetoi Mormoni në moshën 15 vjeç? (Shih te Mormoni 1:15.)

    1. Ai u vizitua nga Zoti

    2. Predikimi i tij ktheu qindra veta në besim

    3. Ai u plagos në betejë

  3. Afërsisht, sa prej Librit të Mormonit u shkrua apo u përmblodh prej tij?

    1. 1/2

    2. 2/3

    3. 3/4

Mormoni pati përgjegjësinë të përmblidhte, shkruante dhe ruante shkrimin e shenjtë që tani e njohim si Libri i Mormonit. Nga fundi i jetës së tij, Mormoni qe dëshmitar dhe mori pjesë në një luftë të madhe ndërmjet nefitëve dhe lamanitëve. Në fund fare, kjo luftë i kushtoi jetën Mormonit (shih te Mormoni 8:3). Përpara se t’ia kalonte analet e shenjta të birit, Moronit, Mormoni shkroi mesazhin e tij përfundimtar për lexuesit e ardhshëm të Librit të Mormonit.

Ftojini nxënësit ta përsiatin dhe diskutojnë pyetjen vijuese në grupe të vogla. Kjo do të lejojë më shumë nxënës t’i shprehin mendimet e tyre.

  • Ndërsa reflekton mbi jetën, përvojën dhe dëshminë e Mormonit, çfarë mendon se mund të shkruante në mesazhin e tij përfundimtar për lexuesit e ardhshëm të Librit të Mormonit? Përse?

Ndërsa e studion kapitullin te Mormoni 7, shiko se si mesazhi i Mormonit mund të jetë domethënës jo vetëm për njerëzit në mes të një lufte, por për njerëzit në çdo rrethanë në jetë.

Çfarë dëshiron Mormoni që të dimë

Ndërsa nxënësit studiojnë kapitullin te Mormoni 7, ata mund t’i krahasojnë mësimet e Mormonit me të vërtetat që prisnin që t’ua jepte mësim.

Lexo te Mormoni 7:2–7. Shënoji në shkrimet e tua të shenjta ose renditi në ditarin tënd gjërat që donte Mormoni që t’i dinin lexuesit. Kushtoji vëmendje të veçantë asaj që dha mësim Mormoni rreth Jezu Krishtit te vargjet 5–7.

  • Si mendon, përse Mormoni mund të ketë ndier se këto ishin të vërteta të rëndësishme që ne t’i dimë?

  • Cila prej këtyre të vërtetave është më kuptimplotë për ty personalisht? Përse?

  • Përse është thelbësore të dish “se ju jeni nga shtëpia e Izraelit” (Mormoni 7:2)?

Nëse e ndien se nxënësit mund të përfitojnë nga një studim më i thellë i vargjeve 2–7, merreni parasysh t’i ftoni ata të përdorin burime të studimit si Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], poshtëshënimet, ose bisedat e konferencave të përgjithshme. Burime të tilla mund t’i ndihmojnë ata ta kuptojnë më mirë domethënien e asaj që Mormoni na ftoi të dimë. Për shembull, disa mund të studiojnë domethënien e njohurisë se “ju jeni nga shtëpia e Izraelit” (vargu 2). Të tjerët mund të kërkojnë të kuptojnë rëndësinë e “ul[jes së] armë[ve] tuaja të luftës” (vargu 4).

Mund ta kesh vënë re se, kur Mormoni u rrethua nga ligësia dhe lufta, ai i drejtoi sytë te Ringjallja dhe shëlbimi i Jezu Krishtit. Ai dha mësim se për shkak të Jezu Krishtit, ne mund të marrim faljen për mëkatet tona dhe kështu të jemi të përgatitur të jetojmë me Perëndinë në një gjendje lumturie (shih te Mormoni 7:7).

  • Cilat janë disa sfida ose ndikime negative që të rrethojnë?

  • Si shërbejnë njohuria e Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe potenciali për lumturinë e përjetshme si një burim i shpresës dhe forcës në jetën tënde tani?

Kthimi i njohurisë në veprim

Njohuria se mund të jetojmë me Perëndinë në lumturi të përjetshme mund të na japë shpresë të madhe. Për të na ndihmuar ta arrijmë këtë lumturi, Mormoni na nxiti ta kthejmë njohurinë në veprim. Kjo tregohet nga përdorimi i tij i fjalës “prandaj” te vargu 8.

Merreni parasysh ta shkruani parimin e papërfunduar vijues në tabelë. Nxënësit mund të shkruajnë mënyra të ndryshme se si mund t’i përdorin fjalët e Mormonit te vargjet 8–10 për ta përfunduar fjalinë.

Në ditarin tënd të studimit, shkruaje thënien e papërfunduar vijuese: “Unë mund të jetoj me Perëndinë në një gjendje lumturie ndërsa …”

Lexoji vargjet te Mormoni 7:8–10 dhe përfundoje thënien duke shkruar të paktën tre veprime që Mormoni na fton t’i ndërmarrim. Vër re që në vargun 9, “ky” i referohet Librit të Mormonit dhe “të” i referohet Biblës së Shenjtë.

Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë veprime si ato në vijim:

  • … pendoh[em] dhe pagëzoh[em] në emrin e Jezusit” (Mormoni 7:8).

  • … mbah[em] në ungjillin e Krishtit [në shkrimet e shenjta]” (Mormoni 7:8).

  • … [ndjek] shembullin e Shpëtimtarit tonë” (Mormoni 7:10).

Nxënësit mund të ndahen në grupe të vogla dhe t’u caktohet njëri prej tre veprimeve. Ata mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese së bashku.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund t’i zbatojmë këto veprime?

  • Si mund të na përgatitin këto veprime për ta marrë lumturinë e premtuar, në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit?

Nëse është e mundur, jepuni nxënësve shkallën në vijim. Ose lexojuani me zë të lartë mundësitë që nxënësit të mund t’i përsiatin përgjigjet e tyre.

Reflekto se sa mirë po vepron sipas këshillës së Mormonit. Shikoje shkallën vijuese dhe vlerësoje veten në secilën kategori (1 = kurrë; 5 = thuajse gjithmonë).

shkalla 1 deri në 5 për secilën thënie

Ju mund të tregoni një histori ose dëshmi vetjake për ta ilustruar paqen që mund të vijë nga pendimi, studimi i shkrimeve të shenjta, ndjekja e shembullit të Jezu Krishtit dhe pritja me padurim e lumturisë së përjetshme me Perëndinë. Nxënësit mund ta plotësojnë sa vijon në ditarin e tyre të studimit.

Përzgjidhe njërën prej ftesave të Mormonit që ti e ndien se mund të të ndihmojë ta kërkosh lumturinë në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit. Vendos se çfarë mund të bësh për të vepruar sipas asaj ftese dhe se si ajo mund të të ndihmojë të përqendrohesh te Shpëtimtari.