“Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor: Mëso Përmendsh”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor
Mësimi Përmendsh
Mbajtja mend e referencave të shkrimit të shenjtë dhe asaj që jepet mësim në to, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë, ose një fragment të plotë të zotërimit doktrinor nga gjysma e dytë e Librit të Mormonit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Rëndësia e përsëritjes
Ka përfitime të mëdha në përsëritjen e një gjëje që duam ta mësojmë ose mbajmë mend. Rendit disa veprimtari që shpesh kërkojnë përsëritje të vazhdueshme.
-
Cilat janë disa mënyra se si ke përfituar nga përsëritja e një gjëje shumë herë?
Kur profeti Moroni i Librit të Mormonit, tanimë një lajmëtar qiellor, e vizitoi Jozef Smithin, ai e përdori përsëritjen për ta ndihmuar 17-vjeçarin Jozef të mbante mend një mesazh të rëndësishëm.
-
Çfarë mban mend rreth këtyre vizitave? (Shih te Joseph Smith – Historia 1:33–49.)
-
Çfarë thotë rreth Perëndisë që do ta dërgonte Moronin katër herë për të dhënë të njëjtin mesazh?
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për vizitat e përsëritura që i bëri Moroni Jozef Smithit, dhe më pas dha mësim:
“Përsëritja është një mjet nëpërmjet të cilit Fryma e Shenjtë mund ta ndriçojë mendjen tonë, ndikojë në zemrën tonë dhe ta zmadhojë kuptueshmërinë tonë.” (David A. Bednar, “Repeat Over Again … the Same Things as Before” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang” – Ajdaho, 26 janar 2016], byui.edu)
-
Çfarë të ndihmon kjo të kuptosh rreth përfitimeve nga studimi i përsëritur i fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë?
-
Çfarë mund të tregojë kjo rreth shkrimeve të shenjta të veçanta që u zgjodhën që ti të përqendrohesh tek ato dhe t’i përsëritësh ato?
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të mos shkosh më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
Fillo të mësosh përmendsh
Mendo për një ose dy mënyra se si mund ta ftosh Frymën e Shenjtë ta ndriçojë mendjen tënde ndërsa e përdor përsëritjen për të të ndihmuar të mësosh përmendsh. Shembujt vijues mund të të ndihmojnë:
-
Ndaje atë që dëshiron të mësosh përmendsh, në segmente më të vogla dhe përsëriti veçmas.
-
Krijo një material pamor me të gjitha ose disa nga fjalët që dëshiron t’i mësosh përmendsh.
-
Lexo pjesë të fragmentit që dëshiron ta mësosh përmendsh, derisa të mund ta thuash përmendsh pa e parë. Përdorimi i shkronjave të para të fjalëve mund të jetë gjithashtu i dobishëm.
Planifiko të përsëritësh
Mendo për mënyra se si mund të vazhdosh të mësosh përmendsh gjatë ditëve ose javëve në vazhdim. Idetë në vijim mund të të ndihmojnë të vendosësh:
-
Lutju Atit Qiellor për ndihmë për ta kujtuar atë që e mëson përmendsh.
-
Zgjidh një kohë të veçantë të ditës për të thënë sa më shumë përmendsh të mundesh. Mund të vendosësh një zile ore për të të kujtuar në të njëjtën kohë çdo ditë.
-
Ftoje dikë ta kontrollojë përparimin tënd dhe të mësuarit përmendsh duke e ftuar atë t’i shikojë fjalët ndërsa ia thua përmendsh atij ose asaj.