“Mormoni 7–9: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mormoni 7–9”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mormoni 7–9
Vështrim i Përgjithshëm
Mormoni i përmbylli shkrimet e tij duke dhënë mësim për Jezu Krishtin dhe lumturinë e përjetshme që i pret ata që e ndjekin Atë. Pas vdekjes së tij, i biri, Moroni, i mori fletët dhe bëri gjithçka mundej për t’i mbrojtur ato. Përfundimisht, ai i groposi ato në tokë, duke besuar se ishin “fshehur te Zoti” (faqja e titullit të Librit të Mormonit), për të dalë një ditë “me anë të dorës së Zotit” (Mormoni 8:26). Zoti i tregoi Moronit kohën tonë dhe Moroni përshkroi mëkatet dhe qëndrimet që do të ishin mbizotëruese në ditët e fundit. Ai na ftoi të “ktheh[emi] te Zoti” (Mormoni 9:6) dhe dha këshillë tjetër për të na ndihmuar ta ndjekim Jezu Krishtin.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Mormoni 7
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndjekin Jezu Krishtin dhe të përgatiten për të jetuar me Perëndinë në lumturi të përjetshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar se çfarë i bën ata të lumtur. Nxënësit mund të flasin edhe me një pjesëtar të familjes rreth asaj që e bën të lumtur atë pjesëtar të familjes.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Detyra e kontrollit rreth Mormonit; vetëvlerësimi në fund të mësimit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta paraqitni thënien e paplotë “Unë mund të banoj me Perëndinë në lumturi të përjetshme ndërsa …” dhe t’i ftoni nxënësit ta përfundojnë thënien në funksionin e bisedës duke përdorur atë që gjejnë te Mormoni 7:8–10.
Mormoni 8:1–26
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e Librit të Mormonit në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si përpjekjet e tyre të kohëve të fundit për ta studiuar Librin e Mormonit tregojnë se sa e vlerësojnë Librin e Mormonit.
-
Materiale: Një hartë thesari: udhëzimet për stacionet për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë vlerën e Librit të Mormonit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit të studiojnë për të zbuluar vlerën e Librit të Mormonit, ftojini ata të tregojnë se çfarë po mësojnë. Merreni parasysh ta përdorni funksionin e bisedës për t’i lejuar ata të renditin shkrimet e tyre të shenjta të parapëlqyera ose vargjet, mësimet apo historitë që janë me vlerë të madhe për ta. Më pas kërkojuni disa nxënësve që t’i shpjegojnë zgjedhjet e tyre.
Mormoni 8:27–41; 9:1–6, 27–37
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Libri i Mormonit u shkrua për të na ndihmuar ne, në ditët e mëvonshme, që të drejtohemi te Zoti.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar një shkrim të shenjtë nga Libri i Mormonit që mund të na ndihmojë të drejtohemi te Jezu Krishti.
-
Materiale: Një kuti ose objekt tjetër që përfaqëson një kapsulë kohe
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale të veçanta për të treguar fragmentet nga Libri i Mormonit që na mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe na ndihmojnë të besojmë tek Ai.
Mormoni 9:7–27
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të pasurit e besimit te Perëndia mund ta lejojë Atë të kryejë mrekulli në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë ose dëgjojnë bisedën e Plakut Ronald A. Rasband “Vini Re! Unë Jam një Perëndi Mrekullish” dhe të mendojnë rreth asaj që mësojnë ose çfarë pyetjesh kanë rreth mrekullive. Kjo bisedë është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
-
Materiale për nxënësit: Letër, mjete për të shkruar, figura, ngjitës dhe gërshërë për nxënësit që të krijojnë pamflete
-
Materiale filmike: “Sanctify Yourselves” [“Shenjtëroni Veten Tuaj”] (4:37); “Sipas Qëllimit Hyjnor” (14:51; shikojeni nga kodi kohor 7:16 deri në 8:19)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Gjatë diskutimit të mrekullive të së kaluarës, merreni parasysh të shfaqni një material filmik rreth Jezu Krishtit që kryen mrekulli. Gjatë diskutimit për mrekullitë që ndodhin sot, ju mund të paraqitni njërin prej materialeve filmikë të sugjeruar në këtë mësim.
Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë, ose një fragment të plotë të zotërimit doktrinor, nga gjysma e dytë e Librit të Mormonit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një frazë kyç dhe referencë të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor për ta mësuar përmendsh dhe të vijnë në orën mësimore të përgatitur për ta thënë.
-
Figurë: Një figurë e Moronit duke iu shfaqur Jozef Smithit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Bëjuani të ditur nxënësve se do t’u kërkohet që të tregojnë se cilat shkrime të shenjta dëshirojnë të mësojnë përmendsh. Mund t’u jepni atyre kohë për t’ia treguar njëri-tjetrit se çfarë po bëjnë për t’i mësuar përmendsh, ose mund të zgjidhni njërën prej metodave të mësimit përmendsh që ta përdorin të gjithë nxënësit.