Seminari
Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor: Zbato


“Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor: Zbato”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor

Zbato

e re duke studiuar shkrimet e shenjta

Ky mësim do të të japë një mundësi për t’i zbatuar në situata nga jeta reale fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

Nxitni zgjedhjet e nxënësve. Dhënia e mundësisë së zgjedhjes se çfarë ose si studiojnë gjatë një mësimi, i lejon nxënësit ta ushtrojnë lirinë e zgjedhjes dhe të rriten shpirtërisht. Kjo rritje mund ta ndërtojë besimin e nxënësve tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se cilat të vërteta ose mësime nga fragmentet e zotërimit doktrinor i kanë zbatuar në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Një situatë nga jeta reale

Merreni parasysh t’ua paraqitni ose jepni nxënësve skenarin vijues. Qëllimi i ftesës që nxënësit ta plotësojnë skenarin është që t’i ndihmojë ata të ushtrojnë zbatimin e të vërtetave të shkrimeve të shenjta në jetën e tyre. Ftojini nxënësit t’i plotësojnë vetë hapësirat bosh në një fletë letër pa përdorur emra njerëzish që nxënës të tjerë në klasë mund t’i njohin.

Mendo për të rinjtë që njeh. Përsiat për disa prej situatave të tyre familjare, çfarë u pëlqen, si dhe disa prej sfidave me të cilat përballen ata. Merre parasysh këtë informacion ndërsa krijon një skenar imagjinar por realist, për ta përdorur gjatë gjithë këtij mësimi duke i plotësuar hapësirat bosh në vijim:

  • (Vendos emrin) është vjeç dhe ka veta në familjen (e tij/të saj). (Atij/asaj) i pëlqen të , dhe . Disa prej sfidave me të cilat po përballet (ai/ajo) janë , dhe . (Ai/ajo) e ndien se dëshmia (e tij/e saj) për Jezu Krishtin është .

Një mënyrë se si Zoti na udhërrëfen në sfidat tona është nëpërmjet mësimeve të Tij në shkrimet e shenjta. Ndërsa i studiojmë dhe zbatojmë mësimet në shkrimet e shenjta, ne mund të gjejmë përgjigje që na ndihmojnë në jetën tonë.

Kujtojuani nxënësve përgatitjen e tyre për orën mësimore ndërsa u përgjigjen pyetjeve vijuese.

  • Cila është vlera e të kuptuarit të shkrimeve të shenjta dhe zbatimit të tyre në jetën tonë?

  • Cilat janë mënyrat se si i ke zbatuar me sukses mësimet e shkrimeve të shenjta në jetën tënde?

Plaku Krejg C. Kristensen, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi se si Jozef Smithi përdori një model për t’i zbatuar me sukses mësimet e shkrimit të shenjtë:

“Jozefi i lejoi shkrimet e shenjta ta përshkonin zemrën e tij. Ai i përsiati ato thellësisht dhe i vuri në zbatim në vetë situatën e tij. Ai më pas veproi sipas asaj që kishte mësuar.” (Krejg C. Kristensen, “[I] Di Këto Gjëra Vetë”, Liahona, nëntor 2014, f. 51)

  • Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Plakut Kristensen?

Mund ta kesh parë modelin vijues në shembullin e Jozefit:

  1. Studioji shkrimet e shenjta me një zemër të hapur.

  2. Përsiati ato thellësisht.

  3. Zbatoji mësimet te situata.

  4. Vepro sipas asaj që mësove.

Përdorimi i modelit

Nëse është e dobishme, mund ta paraqitni tabelën vijuese të fragmenteve të zotërimit doktrinor ose t’u jepni nxënësve një kopje të saj për veprimtarinë vijuese.

Reflekto mbi skenarin që krijove më herët. Shqyrtoji fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe shkruaje në letër poshtë skenarit tënd referencën e njërit prej këtyre fragmenteve që ti e ndien se do të ishte i dobishëm për t’u zbatuar nga personi në skenarin tënd. Ndiqi tre hapat e parë të modelit më sipër. Studioje fragmentin me një zemër të hapur. Përsiat thellësisht për fragmentin. Më pas shkruaj se pse e ndien se fragmenti do të ishte i dobishëm për t’u zbatuar nga personi.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të mos shkosh më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Zbatimi i shkrimeve të shenjta

Për të vazhduar ta ndjekësh modelin lart, kërko t’i zbatosh shkrimet e shenjta që zgjodhe te personi në skenarin tënd duke e ftuar atë të veprojë sipas asaj që jepet mësim. Hapat vijues mund të jenë të dobishëm për ta bërë këtë:

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe me nga katër veta dhe t’i paraqitni udhëzimet vijuese.

Një nxënës mund të fillojë duke ia kaluar një personi tjetër në grup letrën me skenarin e tij ose të saj dhe referencën e zgjedhur të shkrimit të shenjtë. Më pas nxënësit mund ta shqyrtojnë skenarin dhe fragmentin në fletë dhe ta kryejnë hapin “a” në atë fletë.

Më pas letra mund t’i kalohet një nxënësi tjetër i cili kryen hapin “b” dhe sërish t’i kalohet një nxënësi tjetër që kryen hapin “c”.

  1. Shëno një ose dy mënyra se si ky person mund të veprojë me besim bazuar në të vërtetat në fragmentin e zotërimit doktrinor. Për shembull, dikush që përpiqet t’i zbatojë mësimet tek Ethëri 12:27, mund të kërkojë mënyra për të zhvilluar cilësinë e përulësisë si të Krishtit ose të ndërmarrë veprime për të ardhur te Krishti, si marrja e sakramentit çdo javë me një përqendrim të qëllimshëm te Shpëtimtari.

  2. Shënoje atë që do t’i thoshe këtij personi për ta inkurajuar ose nxitur të veprojë sipas asaj që ai ose ajo ka mësuar. Përfshi se si zbatimi i mesazhit mund të ndikojë në marrëdhënien e personit me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe dëshirën e aftësinë e tij ose të saj për t’u bërë si Ata.

  3. Shënoje dëshminë tënde për të vërtetën që jepet mësim në fragment ose një përvojë që ka lidhje me të.

Tani çdo fletë mund të kalohet sërish tek autori fillestar që ai ose ajo të mund ta shqyrtojë dhe të mësojë nga ajo që shkruan nxënësit e tjerë.

Zbatimi i fragmenteve në jetën tënde

Nxitini nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Si gjejnë zbatim të vërtetat që studiove dhe përsiate në rrethanat e jetës sate?

  • Çfarë veprimesh ndihesh i/e frymëzuar të ndërmarrësh? (Për shembull, mund të përcaktosh mënyra për ta përshtatur studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta për t’u përqendruar më me vëmendje në zbatimin e të vërtetave që gjen. Merre parasysh se si mund ta përdorësh modelin që ushtrove në këtë mësim për ta bërë këtë.)

  • Si mund të ndikojnë veprimet e tua në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?