Seminari
Mormoni 1–2: Profeti Mormoni


“Mormoni 1–2: Profeti Mormoni”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mormoni 1–2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mormoni 1–2

Profeti Mormoni

Mormoni kur ishte fëmijë i vogël

Ndërsa orvatesh ta ndjekësh Krishtin, ndonjëherë mund të vësh re se sillesh ndryshe nga njerëzit që të rrethojnë. Mbase ke menduar: “Si mund të jem i fortë sa duhet për ta ndjekur Krishtin kur të tjerët nuk duket se e ndjekin Atë?” Profeti Mormoni përjetoi rrethana të ngjashme kur ishte i ri. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh nga shembulli i Mormonit se si ta ndjekësh Krishtin pavarësisht se çfarë zgjedhin të bëjnë të tjerët.

Jepuni mësim nxënësve t’i kërkojnë cilësitë e Shpëtimtarit në jetën e të tjerëve. Shkrimet e shenjta përmbajnë shumë rrëfime të grave dhe burrave besnikë, të cilët demonstrojnë cilësi si të Jezu Krishtit. Ndihmojini nxënësit të mësojnë rreth Shpëtimtarit duke e shqyrtuar jetën e atyre që orvaten t’i përngjasin Atij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar përvoja kur zgjodhën të ishin të ndryshëm nga të tjerët me qëllim që ta ndiqnin Jezu Krishtin dhe përse ia vlejti kjo gjë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ngulmimi si një dishepull i Jezu Krishtit

një rosak gome me ngjyrë vjollcë në një grup rosakësh gome me ngjyrë të verdhë

Merreni parasysh ta paraqitni një fotografi si kjo, që tregon diçka që është qartësisht e ndryshme nga gjërat që e rrethojnë. Pastaj bëni pyetjet vijuese:

  • Çfarë krahasimesh mund të bësh ndërmjet kësaj fotografie dhe dikujt që përpiqet ta ndjekë Krishtin në botën e sotme?

  • Cilat janë disa situata në të cilat të rinjtë duhet të zgjedhin mes bërjes së asaj që është e drejtë dhe ndjekjes së asaj që po bëjnë të tjerët rreth tyre?

Ndërsa e fillon studimin tënd të jetës dhe mësimeve të profetit Mormoni, kërko ide që mund të të ndihmojnë ta ndjekësh Shpëtimtarin kur të tjerët rreth teje mund të zgjedhin ndryshe.

Profeti Mormoni

Merreni parasysh ta paraqitni figurën vijuese të Mormonit. Kërkojini një vullnetari ta shpjegojë se çfarë janë fletët metalike që ai po i punon. Nëse është e nevojshme, jepni informacionin nga paragrafi vijues.

Mormoni me fletët e arta

Mormoni u zgjodh nga Perëndia për të ruajtur dhe mbrojtur analet e shenjta të popullit të tij dhe për t’i shtuar historinë dhe përvojat e tij në to. Disa nga analet që ai shkroi, përmblodhi dhe ruajti, u përkthyen më vonë nga Profeti Jozef Smith si Libri i Mormonit.

Për një përvojë më ndërvepruese, mund të bëni sa vijon: Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur po krijojnë një profil për mediat shoqërore për Mormonin ose po përgatiten t’ia paraqitin atë një grupi njerëzish. Ndaloni pas çdo grupi vargjesh dhe ftojini nxënësit ta shtojnë diçka që e kanë mësuar në profil ose paraqitje.

Lexoji fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë për të mësuar disa gjëra rreth Mormonit:

  • Çfarë të bëri përshtypje nga përshkrimet e Mormonit?

Edhe kur ishte i ri, Mormonit iu desh të vendoste nëse do ta ndiqte atë që po bënin shumë vetë rreth tij, apo nëse ishte i gatshëm të ngulmonte si një dishepull i Jezu Krishtit.

Mund të të kujtohet se mësove rreth qytetërimit të drejtë që u krijua pas vizitës së Shpëtimtarit në kontinentin amerikan. Mjerisht, pas rreth 200 vitesh jetese të drejtë, nefitët dhe lamanitët filluan të ishin krenarë. Përfundimisht, ata u bënë shumë të ligj dhe grindavecë (shih te 4 Nefi 1:24–49).

Lexoji vargjet te Mormoni 1:13–14, 16; 2:18–19, duke kërkuar përshkrimin e Mormonit për shoqërinë në të cilën u rrit.

  • Çfarë mund të mësosh nga shembulli i Mormonit?

Një e vërtetë që mund të përcaktojnë nxënësit, është se ne mund të zgjedhim ta ndjekim Shpëtimtarin, edhe kur të tjerët që na rrethojnë nuk e bëjnë. Nëse dëshironi, mund ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë.

Për shkak të drejtësisë së tij, Mormoni mori bekime të mahnitshme nga Perëndia, edhe kur ishte adoleshent. Lexo te Mormoni 1:15, duke kërkuar njërin nga këto bekime.

  • Cilat janë mënyrat se si mund të bekohet një adoleshent sot për të “prov[uar] e njoh[ur] mirësinë e Jezusit”?

    Përgjigjet e mundshme për këtë pyetje përfshijnë të qenit i falur për mëkatet ose përjetimi i paqes gjatë kohëve të trazuara. Nxënësit mund të përmendin edhe raste kur e ndien forcën e Jezusit t’i ndihmonte të bënin diçka që nuk ndiheshin të kualifikuar ose të aftë për ta bërë.

  • Si të ka bekuar Ati Qiellor për ndjekjen e shembullit të Jezu Krishtit edhe nëse të tjerët nuk po e ndjekin?

Nëse nxënësit u përgatitën për ta paraqitur Mormonin ose përgatitën një profil për mediat shoqërore për të, ftojini ata ta tregojnë në një grup të vogël se çfarë përgatitën.

Shembulli i Mormonit

Shembulli i Mormonit mund të të ndihmojë të përcaktosh disa mënyra specifike se si mund ta ndjekësh Krishtin edhe kur të tjerët rreth teje nuk e ndjekin. Veprimtaritë vijuese mund të të ndihmojnë ta thellosh kuptueshmërinë tënde për cilësitë e Mormonit dhe të përcaktosh mënyrat për t’i zbatuar ato në ndjekjen e Krishtit.

ikona e fletushkës Merreni parasysh ta ndani klasën në grupe të vogla. Caktojini secilit grup njërën prej cilësive vijuese për ta studiuar dhe jepuni atyre fletushkat përkatëse. Më pas ftojini nxënësit t’ia raportojnë atë që mësuan, një grupi që studioi cilësinë tjetër.

Veprimtaria 1

Të qenit i matur

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Mormoni 1–2: Profeti Mormoni”

Lexo te Mormoni 1:2, 15 dhe merre parasysh ta shenjosh fjalën “i matur”. (Mund të shënosh në shkrimet e tua të shenjta se kuptimi i fjalës “i matur” mund të jetë “nderues”, “serioz” dhe “i kujdesshëm”.)

Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

“Ne kemi parë modele të nderimit dhe të mungesës së nderimit në Kishë. Ndërkohë që shumë janë për t’u lavdëruar, ne po largohemi nga të treguarit nderim. Kemi arsye për të qenë thellësisht të shqetësuar. …

Mungesa e nderimit u përshtatet qëllimeve të kundërshtarit duke i shkatërruar kanalet delikate të zbulesës edhe në mendje, edhe në shpirt.” (Boyd K. Packer, “Reverence Invites Revelation”, Ensign, nëntor 1991, f. 22)

  • Cilat janë disa gjëra që duhen trajtuar me nderim dhe seriozitet por që trajtohen pa nderim nga disa veta?

  • Cilat janë disa mënyra se si Shpëtimtari është shembull i të qenit i matur (nderues, serioz dhe i kujdesshëm)?

Veprimtaria 2

Të qenit i shpejtë për të vënë re

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Mormoni 1–2: Profeti Mormoni”

Lexoje vargun te Mormoni 1:2 dhe merre parasysh ta shenjosh frazën “i shpejtë për të vënë re”.

Lexoje thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

“Kur jemi të shpejtë për të vënë re, ne shohim ose vëmë re me shpejtësi dhe bindemi. Të dyja këto elemente themelore – të shikuarit dhe të bindurit – janë thelbësorë për të qenë i shpejtë për të vënë re. Dhe profeti Mormoni është një shembull mbresëlënës i kësaj dhurate në veprim.” (David A. Bednar, “Quick to Observe”, Ensign, dhjetor 2006, f. 32)

  • Cilat mësime të janë dukur të dobishme për të qenë i shpejtë për të vënë re dhe për t’u bindur? Përse?

  • Çfarë këshille do t’i jepje një shoku që ndien se bindja ndaj Zotit mund të presë deri më vonë në jetë?

  • Si u bë Jezu Krishti shembull i të qenit i shpejtë për të vënë re?

Ndihmë dhe forcë për të qëndruar besnikë

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe të vogla për ta plotësuar veprimtarinë vijuese. Më pas, ftojini ata që t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës.

Për të të ndihmuar të përcaktosh mënyra për t’i zbatuar këto cilësi si të Krishtit në jetën tënde, rendit të paktën dy sfida me të cilat përballen të rinjtë që jetojnë në botë sot. Më pas shkruaje se si njëra ose të dyja cilësitë që studiove, mund t’i ndihmojnë të rinjtë të marrin ndihmë dhe forcë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Merreni parasysh t’i tregoni bekimet që keni marrë nga ndjekja e Krishtit. Më pas nxitini nxënësit të bëjnë një plan për të vepruar sipas asaj që mësuan dhe ndien sot.