Seminari
Mormoni 1–6: Vështrim i Përgjithshëm


“Mormoni 1–6: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mormoni 1–6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mormoni 1–6

Vështrim i Përgjithshëm

Teksa pa ligësinë e popullit të tij, Mormoni dha mësim se kush do të na gjykojë dhe se si do të gjykohemi në Gjykimin Përfundimtar. Duke folur për njerëzit rreth tij, ai tha: “Unë i kisha udhëhequr … dhe i desha ata … me gjithë zemrën time” (Mormoni 3:12). Megjithatë, ai shqetësohej dhe vajtonte për njerëzit e tij, teksa ata shkuan drejt shkatërrimit për shkak se kishin refuzuar të drejtoheshin te Perëndia për ndihmë. Në fund fare, kombi nefit u shkatërrua nga lamanitët.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Mormoni 1–2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë nga shembulli i Mormonit se si ta ndjekin Krishtin pavarësisht se çfarë zgjedhin të bëjnë të tjerët.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar përvoja kur zgjodhën të ishin të ndryshëm nga të tjerët me qëllim që ta ndiqnin Jezu Krishtin dhe përse ia vlente kjo gjë.

  • Figura për t’u paraqitur: Një figurë e diçkaje që është qartësisht e ndryshme nga gjërat rreth saj; një figurë e Mormonit duke punuar me fletët e arta

  • Fletushkat: “Të Qenit i Matur” dhe “Të Qenit i Shpejtë për Të Vënë Re

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse ua kërkoni nxënësve të përgatitin në një profil për mediat shoqërore për profetin Mormoni gjatë mësimit, vendosini ata në dhoma virtuale të veçanta për t’i lejuar t’ua paraqitin disa nxënësve të tjerë atë që përgatitën.

Mormoni 3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit që të përgatiten për të qëndruar me besim në vetvete dhe gëzim para Jezu Krishtit në Gjykimin Përfundimtar.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të shtruar pyetjet që kanë rreth Gjykimit Përfundimtar. Merreni parasysh të përdorni një anketë anonime për t’i lejuar nxënësit t’i dërgojnë pyetjet e tyre përpara orës mësimore. Pyetjet e tyre mund t’ju udhërrëfejnë në përgatitjen e një mësimi për t’i plotësuar nevojat e tyre.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime që duket se tregojnë që do të ketë një provim ose vlerësim përfundimtar të befasishëm gjatë këtij mësimi; tabela e pyetjeve dhe përgjigjeve rreth Gjykimit Përfundimtar

  • Materiale filmike: “Plani i Madh” (16:03; shikojeni nga kodi kohor 14:06 deri në 14:50); “Dashuria Hyjnore në Planin e Atit” (14:46; shikojeni nga kodi kohor 1:44 deri në 3:31); “Të Pastruar nëpërmjet Pendimit” (15:27; shikojeni nga kodi kohor 8:09 deri në 12:03)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dhoma virtuale të veçanta për disa minuta që t’i renditin pyetjet që kanë rreth Gjykimit Përfundimtar. Bashkojini sërish dhe përdoreni funksionin e tabelës së bardhë për t’i lejuar ata t’i shkruajnë ose t’i shtypin me tastierë pyetjet e tyre. Ftojini nxënësit të fotografojnë ekranin për të gjitha pyetjet dhe më pas paraqiteni listën e burimeve ku mund të gjejnë përgjigje. Jepuni atyre kohë për të gjetur përgjigje duke përdorur burimet e ofruara ose çdo burim tjetër të caktuar në mënyrë hyjnore për të cilin janë në dijeni.

Mormoni 3–6

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e të drejtuarit tek Ati Qiellor dhe Shpëtimtari në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përpiqen të kujtojnë një kohë kur Perëndia i ndihmoi gjatë një vështirësie për shkak se i kërkuan Atij ndihmë.

  • Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e Mormonit dhe Moronit duke parë shkatërrimin e nefitëve

  • Material filmik: “Prophets Warning” [“Paralajmërimi i Profetëve”] (1:24; shikojeni nga kodi kohor 0:00 deri në 0:58)

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre më të fundit të kapitujve te 3 Nefi 8 deri te Mormoni 6.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që kanë mësuar ose mënyrat se si janë rritur shpirtërisht gjatë pak javëve të fundit. Mund të jetë e dobishme t’i vini nxënësit të shqyrtojnë ditarin e tyre të studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta.

Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve një mundësi për t’i zbatuar në situata nga jeta reale fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se cilat të vërteta ose mësime nga fragmentet e zotërimit doktrinor i kanë zbatuar në jetën e tyre.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një skenar me plotësim të pjesëve të lëna bosh; thënia nga Plaku Krejg C. Kristensen; tabela e frazave kyç të shkrimit të shenjtë nga Alma deri te Moroni

  • Materialet për nxënësit: Një fletë letre për çdo nxënës

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe me nga katër veta në dhoma virtuale të veçanta për të plotësuar veprimtarinë nën kreun “Zbatimi i shkrimeve të shenjta”. Përdoreni funksionin e dërgimit të mesazheve për t’ia dhënë udhëzimet secilit grup.