Seminari
Mormoni 3: Të Gjithë “Duhet të Dilni Para Fronit të Gjykimit të Krishtit”


“Mormoni 3: Të Gjithë ‘Duhet të Dilni Para Fronit të Gjykimit të Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mormoni 3”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mormoni 3

Të Gjithë “Duhet të Dilni Para Fronit të Gjykimit të Krishtit”

Gjykimi i Fundit

A e ke pyetur veten ndonjëherë se si mund të jetë Gjykimi Përfundimtar? Ndërsa Mormoni e pa ligësinë e popullit të tij, ai dha mësim se kush do të na gjykojë dhe se si do të gjykohemi në këtë Gjykim Përfundimtar. Ky mësim mund të të ndihmojë të përgatitesh për të qëndruar me besim në vetvete dhe gëzim para Jezu Krishtit në Gjykimin Përfundimtar.

Ftesa që nxënësit të bëjnë pyetje. Ndërsa shikoni tematika në shkrimet e shenjta për të cilat nxënësit mund të kenë natyrshëm pyetje, kërkoni mundësi për t’i lejuar ata t’i shprehin ato pyetje në klasë. Ftojini ata të kërkojnë përgjigje gjatë gjithë mësimit dhe në studimin e tyre vetjak.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të shtruar pyetjet që kanë rreth Gjykimit Përfundimtar. Merreni parasysh të përdorni një anketë anonime për t’i lejuar nxënësit t’i dërgojnë pyetjet e tyre përpara orës mësimore. Pyetjet e tyre mund t’ju udhërrëfejnë në përgatitjen e një mësimi për t’i plotësuar nevojat e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Provimi përfundimtar

Qëllimi i veprimtarisë vijuese është t’i ndihmojë nxënësit ta dallojnë rëndësinë e të qenit i përgatitur për Gjykimin Përfundimtar.

Para se të fillojë ora mësimore, merreni parasysh të përgatitni dhe paraqitni udhëzime që duket se tregojnë se do të ketë një provim ose vlerësim përfundimtar të befasishëm gjatë orës mësimore sot. Më pas, për ta filluar orën mësimore, merreni parasysh t’u bëni nxënësve disa pyetje të vështira si ato në vijim:

  1. Sa vargje ka Libri i Mormonit?

  2. Sa herë përmendet Krishti me njërin prej emrave ose titujve të Tij në Librin e Mormonit?

  3. Sa lamanitë u kthyen në besim nëpërmjet mësimit të Nefit dhe Lehit te Helamani 5?

Mendo nëse mund t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve me saktësi pa u përgatitur.

  • Si mund të ndryshojnë ndjenjat e tua rreth provimit nëse mësuesi yt do të të njoftonte më përpara për të dhe do të të jepte një udhëzues studimi të hartuar parapërgatitor?

  • Megjithëse në Gjykimin Përfundimtar nuk do të na kërkohet të tregojmë fakte rastësore nga shkrimet e shenjta, në ç’mënyra mund të krahasohet Gjykimi Përfundimtar me një provim që ne të gjithë do ta bëjmë një ditë? Në ç’mënyra do të jetë i ndryshëm nga kryerja e një provimi shkollor?

Një mënyrë se si nxënësit mund t’i përgjigjen pyetjes së mëparshme është të theksojnë se gjykimi do të ketë më shumë lidhje me atë që jemi bërë sesa me atë që dimë (shih te Dallin H. Oaks, “The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 32–34). Ftojini nxënësit të reflektojnë në heshtje se si ndihen rreth Gjykimit Përfundimtar. Paragrafi vijues mund të përdoret për të ndihmuar të udhëzohen mendimet e tyre.

Përsiat se sa i përgatitur ndihesh për Gjykimin Përfundimtar. A e di se si të përgatitesh për të? Pse dëshiron të jesh i përgatitur për të?

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan dhe i kanë dhënë shkrimet e shenjta për të të ndihmuar të dish dhe të përgatitesh për ditën kur do të “d[alësh] para fronit të gjykimit të Krishtit” (Mormoni 3:20). Ndërsa studion, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë të jesh i përgatitur për të dalë me besim në vetvete dhe gëzim para Jezu Krishtit në Gjykimin Përfundimtar.

Mormoni dha mësim rreth Gjykimit Përfundimtar

Mormoni i deshi nefitët dhe i drejtoi shumë herë në betejë. Ai iu lut atyre të pendoheshin për ligësinë e tyre dhe të drejtoheshin te Shpëtimtari. Megjithatë, ata e refuzuan Zotin dhe u mburrën me forcën e tyre, duke bërë betime të shenjta që u qe dhënë mësim të mos i përdornin kurrë, prandaj Mormoni nuk pranoi t’i drejtonte ata për njëfarë kohe (shih te Mormoni 3:10–16). Më pas, ai dha mësim rreth Gjykimit Përfundimtar me të cilin do të përballej i gjithë njerëzimi.

Merreni parasysh të paraqitni ose t’u jepni nxënësve tabelën vijuese dhe t’i ftoni ata ta plotësojnë atë me një partner ose grup të vogël.

Në anën e majtë të tabelës sate, bëj një listë të pyetjeve që ke rreth Gjykimit Përfundimtar si shembujt e dhënë.

Pyetjet që kam rreth Gjykimit Përfundimtar

Përgjigjet, idetë dhe mbresat që mora

Pyetjet që kam rreth Gjykimit Përfundimtar

Kush do të më gjykojë mua?

Përgjigjet, idetë dhe mbresat që mora

Pyetjet që kam rreth Gjykimit Përfundimtar

Kur do të gjykohem?

Përgjigjet, idetë dhe mbresat që mora

Pasi çdo dyshe ose grup t’i ketë renditur pyetjet e veta, ftojini ata t’ia tregojnë pyetjet e tyre një dysheje ose grupi tjetër. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i renditin disa prej pyetjeve të tyre në tabelë për t’i përdorur më vonë në mësim.

Lexoji fjalët e Mormonit te Mormoni 3:18–22; 6:17–22 për të kërkuar përgjigjet për pyetjet që rendite. Rendit në kolonën e majtë të tabelës idetë që gjen, duke përfshirë referencën e shkrimit të shenjtë ku e gjete secilën ide.

Froni i gjykimit të Krishtit

Një e vërtetë që mësojmë nga këto fragmente, është se ne të gjithë do të dalim para fronit të gjykimit të Krishtit për t’u gjykuar për veprat tona, qofshin ato të mira ose të liga. Merreni parasysh t’i shenjoni frazat që e japin mësim këtë të vërtetë te Mormoni 3:20.

  • Përse mund të jetë ngushëlluese të dish se Gjykatësi ynë është Shpëtimtari? (Shënoje përgjigjen tënde në kolonën e djathtë të tabelës sate).

Për ndihmë për t’iu përgjigjur pyetjes së mëparshme, mund të lexosh tek Alma 7:11–13, duke kërkuar se çfarë përjetoi Shpëtimtari që e lejon Atë të na kuptojë në mënyrë të përsosur në kohën e Gjykimit. Gjithashtu mund të dëgjosh një thënie nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, te “Plani i Madh” nga kodi kohor 14:06 deri në 14:51 në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:3

Merreni parasysh t’i mbani nxënësit në dyshe ose në grupe të vogla për veprimtarinë vijuese dhe t’i caktoni secilit grup njërin prej burimeve për ta studiuar.

Mund të kesh ende pyetje dhe shqetësime rreth Gjykimit Përfundimtar. Kërko përgjigje dhe ide të tjera duke përdorur burimet më poshtë ose burime të tjera hyjnore. Renditi idetë që zbulon në kolonën e djathtë të tabelës sate.

Një anëtar i secilit grup mund të ftohet të tregojë ide nga burimet që studioi grupi, në mënyrë që e gjithë klasa të mund të mësojë nga secili prej burimeve.

Nëse nxënësit kanë pyetje se kush do të përfshihet në gjykimin tonë, merreni parasysh t’i jepni referencat e shkrimit të shenjtë në pjesën e parë të pjesës Komente dhe Informacion për Rrethanat.

Nëse dëshiron, mund t’i dëgjosh mësimet e tjera nga Presidenti Ouks rreth Gjykimit Përfundimtar te “Dashuria Hyjnore në Planin e Atit” nga kodi kohor 1:44 deri në 3:32, ose “Të Pastruar nëpërmjet Pendimit” nga kodi kohor 8:09 deri në 12:03, të dy në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

14:47
2:3

Drejtojini nxënësit te pyetjet që u shënuan më parë në tabelë. Merreni parasysh t’u jepni disa nxënësve një shenjues për t’i shkruar përgjigjet që gjetën pranë pyetjeve të duhura. Më pas vërini nxënësit t’ua dorëzojnë shenjuesit të tjerëve për të bërë të njëjtën gjë. Përsëriteni derisa të gjithë nxënësit e gatshëm të shkruajnë diçka që gjetën. Më pas ftojini nxënësit të tregojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese:

  • Çfarë të vërtetash rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit, pendimit dhe Gjykimit Përfundimtar do t’i tregoje dikujt që është në ankth për Gjykimin Përfundimtar? Përse?

Tek pjesa Komente dhe Informacion për Rrethanat mund të ketë thënie që mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i përgjigjen pyetjes së mëparshme.

Vetëbesimi në Ditën e Gjykimit

Ftojini nxënësit të përsiatin në heshtje për sa vijon:

Mendo se si je ndier gjatë këtij studimi. A ndihesh më shumë ose më pak i sigurt dhe i gëzuar rreth Gjykimit Përfundimtar nga sa ndiheshe përpara këtij mësimi? Përse ndihesh në atë mënyrë? Çfarë po të nxit Fryma e Shenjtë që të bësh?

Në ditarin tënd të studimit bëj një plan për të filluar përgatitjen më me qëllim për Gjykimin Përfundimtar. Përsiat dhe vendos për një veprim që mund ta ndërmarrësh e që të ndihmon të ndiesh më tepër vetëbesim dhe gëzim ndërsa përgatitesh për të dalë para Krishtit. Për shembull, pendimi i përditshëm dhe i sinqertë është një mënyrë e fuqishme për të gjetur “lumturi… dhe paqe[ të] mendjes”. (Shih te Rasëll M. Nelson, “Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë”, Liahona, maj 2019, f. 67.) Zotohu që t’i shkosh planit tënd deri në fund.