“Ethëri 1–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Ethëri 1–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Ethëri 1–5
Vështrim i Përgjithshëm
Kur njerëzit e ligj u përpoqën të ndërtonin një kullë për të arritur në qiell, Zoti ua ngatërroi gjuhën (shih te Zanafilla 11:1–9). Vëllai i Jaredit iu lut Zotit, duke iu përgjëruar që t’i kursente familjen dhe miqtë e tij nga kjo ngatërresë (shih tek Ethëri 1:34–37) dhe Zoti iu përgjigj me dhembshuri. Ndërsa vëllai i Jaredit dhe populli i tij ndërtuan mauna [barka] për ta kaluar oqeanin, ata u përballën me disa probleme madhore. Vëllai i Jaredit shkoi te Zoti me një plan për t’i zgjidhur problemet e tij dhe u lut me përulësi me “besim kaq të jashtëzakonshëm” (Ethëri 3:9), saqë e pa dhe bisedoi me Zotin. Zoti e urdhëroi Moronin ta vuloste vegimin e regjistruar të vëllait të Jaredit dhe shpjegoi se këto shkrime do të zbuloheshin kur njerëzit të kishin besim si vëllai i Jaredit.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Ethëri 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i frymëzojë nxënësit të luten në mënyrë më të sinqertë dhe të vazhdueshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Ethëri 1:34–37 dhe ta shenjojnë frazën “lute Zotin” [dhe variante të saj]. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë kuptimi ka për ta kjo frazë dhe se si mund të jetë e ndryshme nga mënyrat se si lutemi ndonjëherë.
-
Materiale filmike: “The Tower of Babel” [“Kulla e Babelit”] (0:58); “Përgjigjet për Lutjen” (12:39; shikojeni nga kodi kohor 2:16 deri në 4:31)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur nxënësit të hiqen sikur u është kërkuar të jenë pjesë e një paneli për përmirësimin e lutjeve të tyre, merreni parasysh t’i ftoni ata t’i përsiatin pyetjet për një ose dy minuta përpara se të shprehen. Për të ndihmuar që veprimtaria të duket më tepër si një panel, merreni parasysh të ftoni prindër ose të rinj të tjerë që të jenë pjesëmarrës në këtë pjesë të fundit të orës mësimore.
Ethëri 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të dinë se si ta kërkojnë ndihmën e Zotit në zgjidhjen e problemeve të tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar përvoja në të cilat ata ose të tjerë që ata i njohin, e morën ndihmën e Zotit për të zgjidhur probleme.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’ua dërgoni me postë elektronike nxënësve tabelën për studimin e kapitullit tek Ethëri 2. Përpara se t’i vendosni nxënësit në dhoma virtuale të veçanta, merreni parasysh ta caktoni një nxënës në secilin grup që të jetë shkruesi dhe ta tregojë ekranin e vet në mënyrë që i gjithë grupi i tij të mund ta plotësojë tabelën së bashku. Pasi grupet të mbarojnë, ftojini një ose dy grupe t’ia tregojnë klasës ekranet e tyre dhe ta tregojnë tabelën e tyre të plotësuar.
Ethëri 3
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta ushtrojnë me përulësi besimin te Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për tre njerëz që i admirojnë nga historia e Kishës ose shkrimet e shenjta dhe se si këta njerëz treguan besim te Jezu Krishti.
-
Fletushkë: “Besimi i Vëllait të Jaredit”
-
Materiale filmike: “Faith and the Goal” [“Besimi dhe Synimi”] (4:40); “Rebuilding My Faith When I Felt Lost” [“Rindërtimi i Besimit Tim Kur u Ndjeva i Humbur”] (6:26)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale të veçanta në grupe me nga katër veta për të zhvilluar veprimtaritë A, B, C dhe D. Kërkojini një anëtari nga secili grup të jetë drejtuesi dhe të vendosë se kush do të bëjë cilën detyrë dhe sipas cilës radhë duhet të flasin. Nëse nuk ka nxënës të mjaftueshëm për grupe me saktësisht katër veta, merreni parasysh të keni disa grupe me nga tre veta. Nuk është thelbësore që secili grup t’i plotësojë të katër veprimtaritë.
Ethëri 4–5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë se çfarë mund të bëjnë për të fituar zbulesë të mëtejshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Ethëri 4 si pjesë e studimit të tyre të përditshëm të shkrimeve të shenjta, duke kërkuar për të vërtetat që mund t’i ndihmojnë të marrin zbulesë shtesë nga Zoti.
-
Send: Një objekt që është me vlerë për ju ose familjen tuaj
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të dërgoni një mesazh përpara orës mësimore duke u kërkuar disa nxënësve të tregojnë diçka që është me vlerë për ta ose familjet e tyre gjatë mësimit.
Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve një mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre për të vërtetat që gjenden në fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit, dhe për t’i shpjeguar ato.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin me lutje një fragment të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit që do të donin ta kuptonin më mirë. Kërkojuni atyre ta diskutojnë fragmentin me një pjesëtar të familjes, mik të ngushtë ose udhëheqës të Kishës dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë mësojnë rreth fragmentit nga diskutimi i tyre.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i caktoni secilit nxënës t’i dërgojë një nxënësi tjetër pyetje rreth një fragmenti të zotërimit doktrinor. Ju mund ta bëni këtë duke i caktuar çdo nxënësi një numër dhe duke u kërkuar atyre t’ia dërgojnë pyetjet e tyre personit me atë numër plus një (nxënësi me numrin më të lartë do t’ia dërgojë pyetjet numrit një). Nxënësit do të orvaten më pas t’u përgjigjen pyetjeve dhe t’i kthejnë deri në fund të mësimit.