Seminari
Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego


“Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

i ri duke studiuar shkrimet e shenjta

Zotërimi doktrinor mund të të ndihmojë ta kuptosh dhe shpjegosh doktrinën e Shpëtimtarit me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë një mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për të vërtetat që gjenden në fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit, dhe për t’i shpjeguar ato.

Mësoni më shumë rreth nxënësve tuaj. Kërkoni mundësi për të arritur t’i njihni nxënësit. Vëzhgimi dhe pyetjet e sinqerta mund të bëjnë që të mësoni më shumë rreth asaj që është e rëndësishme për një nxënës. Ndërsa kuptoni më shumë rreth nxënësve tuaj, Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë ta përqendroni mësimdhënien tuaj te nevojat e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin me lutje një fragment të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit për të studiuar atë që do të donin ta kuptonin më mirë. Kërkojuni atyre ta diskutojnë fragmentin me një pjesëtar të familjes, mik të ngushtë ose udhëheqës të Kishës dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë mësojnë rreth fragmentit nga diskutimi i tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Bërja e pyetjeve

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të gjejnë dikë në klasë që mund të mos e njohin mirë. Ftojini të shpenzojnë disa minuta duke bërë pyetje për t’i ndihmuar ata të arrijnë ta njohin njëri-tjetrin. Nëse është e dobishme, jepuni atyre shembuj të pyetjeve që mund të bëjnë, si “Çfarë do të doje të bëje?” dhe “Cilat janë disa prej lëndëve të tua të parapëlqyera në shkollë?”

Mendo për dikë që ti e njeh mirë.

  • Si arrite ta njohësh atë?

  • Çfarë roli luajti bërja e pyetjeve në aftësinë tënde për të arritur në njohjen e tij?

  • Si do të ishte e ndryshme marrëdhënia juaj nëse nuk do t’i kishe bërë asnjëherë ndonjë pyetje?

Ashtu siç është e rëndësishme të bësh pyetje që të arrish ta njohësh dikë personalisht, është gjithashtu thelbësore të bësh pyetje ndërsa i studion shkrimet e shenjta që të arrish ta njohësh dhe kuptosh më mirë Jezu Krishtin nëpërmjet tyre.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Arritja e udhërrëfimit nga shkrimet e shenjta ndihmohet nga shtrimi i pyetjeve përkatëse” (“Living by Scriptural Guidance”, Ensign, nëntor 2000, f. 18).

Bërja e pyetjeve për fragmentet e zotërimit doktrinor mund të na ndihmojë t’i kuptojmë ato më mirë dhe ta ftojmë në mënyrë më të plotë udhërrëfimin e Zotit në jetën tonë.

Merreni parasysh t’i paraqitni 12 referencat e fundit të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor për Librin e Mormonit ose t’u tregoni nxënësve se ku mund t’i gjejnë te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Nëse dëshironi, përdorini të 24 fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit për këtë përsëritje ose përzgjidhni vetëm disa, në varësi të nevojave të klasës.

Merreni parasysh ta bëni veprimtarinë vijuese si klasë duke përdorur njërin prej fragmenteve të zotërimit doktrinor. Më pas ftojini nxënësit ta përsëritin veprimtarinë duke përdorur një fragment të ndryshëm të zotërimit doktrinor të zgjedhur prej tyre. Nxënësit mund të punojnë në grupe, në dyshe ose individualisht, në varësi të nevojave dhe parapëlqimeve të tyre.

Zgjidhe njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor që dëshiron ta kuptosh më mirë dhe lexoje me kujdes. Përcakto të paktën dy pyetje që mund t’i bësh rreth fragmentit për ta kuptuar më mirë atë dhe mbaji shënim ato. Për shembull, ndërsa lexon te 3 Nefi 27:20 mund të bësh pyetjen: “Çfarë do të thotë të shenjtërohesh?” Ose ndërsa lexon te Moroni 10:3–5 mund të bësh pyetjen: “Çfarë do të thotë të pyesësh ‘me qëllim të vërtetë’?”

Kërko përgjigje për pyetjet që mendove; përdor mjetet e studimit të shkrimit të shenjtë si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, ose edhe biseda të konferencave të përgjithshme. Mund të përdorësh strategji të tjera të studimit të shkrimit të shenjtë që ti i di, si studimi i vargjeve që janë pranë, për ta kuptuar më mirë kontekstin e fragmentit.

Për t’i ndihmuar nxënësit të përfshihen me njëri-tjetrin, merreni parasysh t’u kërkoni atyre ta shkruajnë fragmentin e zotërimit doktrinor që zgjodhën dhe pyetjet e tyre në një fletë letre me emrin e tyre në të. Ftojini nxënësit t’i shkëmbejnë letrat e tyre me një nxënës tjetër. Përndryshe, ftojini nxënësit që t’i kalojnë letrat përpara në mënyrë që ato të përzihen dhe shpërndahen në mënyrë rastësore te nxënësit e tjerë. Kërkojuni nxënësve t’i shënojnë përgjigjet për pyetjet në fletën që u është dhënë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ua kthejnë letrat nxënësve që i kanë emrat në to.

Jepuni nxënësve kohë për t’i përsiatur përgjigjet që shkruan nxënësit e tjerë dhe, nëse është e dobishme, të kërkojnë për përgjigje shtesë në shkrimet e shenjta, nëpërmjet lutjes e kështu me radhë.

Ki parasysh, ti mund të mos i gjesh përgjigjet për të gjitha pyetjet e tua ndërsa studion. Por ndërsa vazhdon ta ushtrosh besimin tek Zoti, Ai do të të ndihmojë ta njohësh të vërtetën e asaj që kërkon.

Ftoni disa nxënës që ta tregojnë fragmentin e zotërimit doktrinor që zgjodhën, disa nga pyetjet që shkruan, si dhe përgjigjet që zbuluan ata ose shokët e tyre të klasës. Gjithashtu, merreni parasysh të pyesni se cili fragment i ndihmoi ata të kuptojnë rreth Shpëtimtarit ose ungjillit të Tij.

Nëse e lejon koha (ose në një ditë tjetër), merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta përsëritin veprimtarinë duke përdorur një fragment tjetër të zotërimit doktrinor.

Nxitini nxënësit të vazhdojnë të bëjnë pyetje rreth shkrimeve të shenjta dhe të kërkojnë përgjigje.