Seminari
Ethëri 6–11: Vështrim i Përgjithshëm


“Ethëri 6–11: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Ethëri 6–11”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Ethëri 6–11

Vështrim i Përgjithshëm

Megjithëse udhëtimi i tyre ishte i gjatë dhe i vështirë, jareditët e dalluan se Zoti po i ndihmonte gjatë rrugës. Pasi arritën në tokën e premtuar, njerëzit deshën të zgjidhnin një mbret, gjë për të cilën vëllai i Jaredit i paralajmëroi se do t’i çonte drejt robërisë. Njerëzit nuk ia vunë veshin këtij paralajmërimi dhe ai përfundoi në pasoja të rënda për shumë breza. Mes tyre u krijuan lidhje të fshehta dhe përfundimisht çuan në shkatërrimin e tyre.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u jep mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Ethëri 6

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i krahasojnë shkrimet e shenjta për të mësuar të vërteta që mund t’i ndihmojnë ata gjatë udhëtimit të jetës së tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë shënimin “Lidhje të Fshehta” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta në scriptures.ChurchofJesusChrist.org

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Katër hapat për krahasimin e shkrimeve të shenjta

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të kenë pasur kohë më vete për të ushtruar krahasimin e shkrimeve të shenjta në mënyrë të pavarur, merreni parasysh t’i vendosni ata në dhoma virtuale të veçanta për t’ua treguar disa shokëve të klasës se çfarë mësuan.

Ethëri 7–11

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e ndjekjes së profetëve të Zotit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar disa nga këshillat profetike ose paralajmërimet që kemi marrë në kohën tonë. Ata mund të gjejnë shembuj te materiali Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2022) ose nga fjalimet e konferencës së përgjithshme të kohëve të fundit.

  • Figurë: Një person në një qeli burgu

  • Materiale: Kopje të materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (broshurë, 2022) dhe botime të revistës Liahona të konferencës së përgjithshme të kohëve të fundit për nxënësit që nuk kanë qasje digjitale në to

  • Material filmik: “Mirësia e Menjëhershme e Perëndisë” (11:39; shikojeni nga kodi kohor 3:37 deri në 6:33)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndërsa nxënësit hartojnë një listë të paralajmërimeve profetike bashkëkohore që mund të na ndihmojnë ta shmangim robërinë, merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë për t’i lejuar ata t’i shënojnë përgjigjet e tyre për pyetjet. Merreni parasysh t’i ftoni ata të shpjegojnë se përse u përgjigjën në atë mënyrë dhe se si këto paralajmërime e tregojnë dashurinë dhe dëshirat e Perëndisë për ne.

Ethëri 8

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë nevojën për t’i refuzuar lidhjet e fshehta duke e ndjekur Jezu Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të njihen me përkufizimin për lidhjet e fshehta duke e studiuar përmbledhjen nën kreun “Ethëri 8:7–26: Zoti nuk punon në errësirë” në përvijimin e studimit “Ethëri 6–11: ‘Që e Keqja të Mund të Zhduket’” në materialin Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024.

Ethëri 12:1–22

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besim për të marrë një dëshmi shpirtërore për të vërtetën.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për shembuj nga shkrimet e shenjta në të cilat veprimet besnike çuan në dëshmi shpirtërore, bekime ose përgjigje nga Perëndia.

  • Materiale filmike: “Bëni Atë që Ka më Shumë Rëndësi” (10:45; shikojeni nga kodi kohor 1:56 deri në 2:34 dhe nga kodi kohor 2:34 deri në 3:10); “The Sustaining Power of Faith in Times of Uncertainty and Testing” [“Fuqia Mbështetëse e Besimit në Kohë Pasigurie dhe Vënie në Provë”] (15:54; shikojeni nga kodi kohor 5:08 deri në 5:53); “Pure and Simple Faith” [“Besim i Pastër dhe i Thjeshtë”] (5:21)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përpara orës mësimore, kërkojini një ose më shumë nxënësve të përgatiten për të treguar përvojat në të cilat ata ose të tjerë morën një dëshmi shpirtërore si rezultat i të jetuarit të ungjillit të Shpëtimtarit.

Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:6

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Ethëri 12:6, ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë fragmente të shkrimeve të shenjta që mund ta ndihmojnë dikë ta ushtrojë besimin te Jezu Krishti. Për t’i gjetur shkrimet e shenjta, ata mund të bëjnë kërkim për temën “Besim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla në dhoma virtuale të veçanta për ta diskutuar skenarin. Nëse e zgjidhni këtë mundësi, sigurohuni që t’i paraqitni pyetjet për diskutim në funksionin e bashkëbisedimit që nxënësit të mund t’u referohen atyre.