Për shkak se Perëndia na do, Ai thërret profetë për të na paralajmëruar për të keqen dhe për të na nxitur t’i zbatojmë urdhërimet. Jareditët nuk ia vunë veshin një paralajmërimi nga vëllai i Jaredit dhe kjo përfundoi në pasoja të vështira për shumë breza. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndiesh rëndësinë e ndjekjes së profetëve të Zotit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Robëria
Vështroje figurën e mëposhtme. Çfarë mund të jetë duke menduar ose ndier ky person?
Merre parasysh se cilat zgjedhje të mëparshme mund të kenë çuar gradualisht në këto rrethana dhe përse ky person mund t’i ketë bërë ato zgjedhje.
Përfshirja në sjellje mëkatare mund t’i çojë njerëzit në robëri shpirtërore dhe fizike.
Sot do të studiosh një rrëfim që do të të ndihmojë të kuptosh një mënyrë të rëndësishme për ta shmangur robërinë shpirtërore. Ndërsa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit që mund të të ndihmojnë të shohësh se si ta zbatosh atë që mëson në vetë jetën tënde.
“Me siguri, kjo gjë do t’ju shpjerë në robëri”
Pasi jareditët arritën në tokën e premtuar, ata i shërbyen me besnikëri Zotit dhe u shtuan e u bënë të fortë në tokë (shih tek Ethëri 6:17–18). Ndërsa Jaredi dhe vëllai i tij iu afruan fundit të jetës së tyre, ata i mblodhën njerëzit e tyre së bashku për të folur me ta.
Lexo tek Ethëri 6:19–23, duke kërkuar atë që dëshiruan njerëzit.
Çfarë paralajmërimi u dha vëllai i Jaredit njerëzve te vargu 23?
Paralajmërimet e përmbushura
Pavarësisht nga paralajmërimi i vëllait të Jaredit, njerëzit zgjodhën gjithsesi të kenë një mbret. Pasi disa prej bijve të tyre refuzuan, i biri i Jaredit, Oriha, pranoi më në fund të bëhej mbret dhe mbretëroi me drejtësi gjatë gjithë jetës së tij (shih tek Ethëri 6:24–29; 7:1). Megjithatë, profecia e vëllait të Jaredit se pasja e një mbreti do të çonte në robëri, u përmbush shumë herë gjatë gjithë historisë së jareditëve.
Lexoji fragmentet vijuese, duke kërkuar shembuj të mënyrës se si u përmbush profecia e vëllait të Jaredit. Nëse dëshiron, mund t’i renditësh këto referenca në shkrimet e tua të shenjta pranë vargut tek Ethëri 6:23.
Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga ky rrëfim rreth pasojave të refuzimit të profetëve të Zotit?
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga ky rrëfim është se refuzimi i profetëve të Zotit mund të çojë në robëri.
Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si dikush mund të përjetojë robëri nëpërmjet shpërfilljes ose refuzimit të profetëve të Zotit?
Si mendon, përse njerëzit zgjodhën ta shpërfillnin këshillën dhe paralajmërimet që jep Zoti nëpërmjet profetëve të Tij?
Këshilla bashkëkohore nga profetët e Zotit
Gjej këshilla ose paralajmërime nga profetët dhe apostujt bashkëkohorë. Këto mund të vijnë nga materiali Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2022) ose nga fjalime të konferencës së përgjithshme të kohëve të fundit. Shiko nëse mund të gjesh fjalë ose fraza të veçanta që e përshkruajnë se si ne do të bekohemi ndërsa e ndjekim këtë këshillë, si edhe pasojat që mund të përjetojmë për shpërfilljen e saj.
Çfarë paralajmërimesh ose këshillë pate mundësinë të gjeje?
Cilat janë disa mënyra se si Zoti do të na bekojë ndërsa e ndjekim këtë këshillë?
Si mund ta çojë dikë në robëri shpërfillja e kësaj këshille ose këtyre paralajmërimeve?
Zbatimi i kësaj në jetën tënde
Mendo se si i përgjigjesh këshillës dhe paralajmërimeve të profetëve të Zotit, bekimeve që ke marrë për ndjekjen e tyre, si dhe këshillës që mund të të nevojitet ta ndjekësh me më shumë besnikëri.
Disa mund të ndihen të shkurajuar kur përjetojnë pasojat për shpërfilljen e këshillës së Zotit dhe paralajmërimeve nëpërmjet profetëve të Tij. Por edhe kur kemi bërë gabime, Shpëtimtari mund të na çlirojë nga robëria kur i drejtohemi Atij. Për shembull, lexo tek Ethëri 7:25–27, si dhe vër re se çfarë ndodhi kur njerëzit u penduan dhe u drejtuan sërish te Perëndia.
Çfarë të mëson ky fragment rreth Zotit? (Shih edhe te Mosia 7:33.)
Për të parë një shembull të mënyrës se si dikush e përjetoi çlirimin e Zotit pasi përjetoi robëri shpirtërore, merre parasysh të shohësh “Mirësia e Menjëhershme e Perëndisë”, që gjendet në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 3:37 deri në 6:33.