Lidhjet e fshehta pllakosën disa grupe njerëzish nëpër të gjithë Librin e Mormonit. Ky model lindi mes jareditëve dhe madje çoi në shkatërrimin e tyre. Ndërsa shkroi rreth jareditëve, profeti Moroni shtoi të vërteta të rëndësishme që mund t’i mësojmë nga këto ndodhi shkatërrimtare. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh nevojën për t’i refuzuar lidhjet e fshehta duke e ndjekur Jezu Krishtin.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Vepra në fshehtësi
Cilat janë disa mënyra se si Satani e përdor fshehtësinë për t’i realizuar qëllimet e tij të liga?
Si do të ndikonte një fshehtësi e tillë në marrëdhënien e një personi me Jezu Krishtin? Përse?
Çfarë do të doje që të dinte dikush që mendon se mund t’ia hedhë paq duke bërë të keqen ngaqë e mban të fshehtë?
Sot do të mësosh rreth një grupi njerëzish që morën pjesë në vepra të fshehta ligësie të njohura si një lidhje e fshehtë. Ndërsa studion, kërko mësime që të ndihmojnë ta kuptosh rrezikun e lidhjeve të fshehta.
Ligësia mes jareditëve
Mund të të kujtohet se pasi jareditët arritën në tokën e premtuar, ata caktuan një mbret për të sunduar mbi ta pavarësisht nga paralajmërimet e vëllait të Jaredit se bërja e kësaj do të çonte në robëri (shih tek Ethëri 6:22–23). Në brezat pasardhës, mbretërit e ligj shkaktuan ndarje dhe vuajtje mes njerëzve.
Lexo tek Ethëri 8:1–10, duke kërkuar atë ndodhi kur një njeri me emrin Omer u bë mbret.
Jaredi ra dakord me planin e lig të së bijës. Kur Akishi e kërkoi për martesë të bijën e Jaredit, Akishi, Jaredi, e bija dhe pjesëtarë të tjerë të familjes bënë një lidhje të fshehtë për ta vrarë Omerin (shih tek Ethëri 8:11–15).
Rreziqet e lidhjeve të fshehta
Një lidhje e fshehtë është “një organizatë njerëzish të lidhur së bashku me anë të betimeve për të kryer qëllimet e liga të grupit” (“Lidhje të Fshehta”, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Satani është autori i lidhjeve të fshehta (shih te Helamani 6:25–30).
Si tregimtari i kësaj historie, profeti Moroni dha disa mësime dhe paralajmërime të rëndësishme rreth lidhjeve të fshehta. Lexo tek Ethëri 8:18–25, duke kërkuar se si ndihet Zoti rreth lidhjeve të fshehta.
Çfarë mësove rreth lidhjeve të fshehta nga këto vargje?
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje është se lidhjet e fshehta janë të urryera në sytë e Perëndisë (Ethëri 8:18).
Për të të ndihmuar ta kuptosh më tej se përse lidhjet e fshehta janë të urryera për Zotin, lexoji shkrimet e shenjta vijuese, duke kërkuar atë që mëson rreth Jezu Krishtit:
Çfarë mësove nga këto vargje që mund t’i kenë ndihmuar njerëzit rreth të cilëve studiove tek Ethëri 8?
Çfarë të mësuan këto vargje rreth Zotit?
Si mund t’i ndihmojnë këto mësime adoleshentët sot?
Moroni i përmbylli mësimet e tij rreth lidhjeve të fshehta duke shpjeguar se përse i përfshiu këto paralajmërime. Lexo tek Ethëri 8:26, duke kërkuar atë që Moroni donte që ne të dimë.
Çfarë mësove rreth arsyes përse Moroni i përfshiu këto mësime në Librin e Mormonit?
Çfarë ke mësuar sot që mund të të bindë ta ndjekësh Jezu Krishtin më plotësisht?