Seminari
Ethëri 6: Jareditët Udhëtojnë për në Tokën e Premtuar


“Ethëri 6: Jareditët Udhëtojnë për në Tokën e Premtuar”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Ethëri 6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Ethëri 6

Jareditët Udhëtojnë për në Tokën e Premtuar

Pamja
Maune jaredite duke u lëkundur nga dallgët

Imagjino se si mund të jenë ndier jareditët kur hynë në maunet e tyre dhe i kaluan ujërat e paana ndërsa udhëtonin drejt tokës së premtuar. Megjithëse udhëtimi i tyre ishte i gjatë dhe i vështirë, jareditët e dalluan se Zoti po i ndihmonte gjatë rrugës. Zoti mund të na ndihmojë edhe ne gjatë udhëtimit tonë përgjatë vdekshmërisë dhe sërish në praninë e Atit Qiellor. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i krahasosh shkrimet e shenjta në mënyrë që të mësosh të vërteta që mund të të ndihmojnë gjatë udhëtimit të jetës sate.

Ndihmojeni çdo nxënës të japë kontribut në përvojën e të mësuarit. Pranojeni në mënyrë të sinqertë se çdo nxënës është i nevojshëm dhe ka një kontribut për të dhënë. Disa nxënës mund të jenë më të prirur sesa të tjerët për të marrë pjesë. Bëni një përpjekje shtesë dhe jini krijues për ta nxitur secilin nxënës për të dhënë kontribut në mënyra domethënëse.

Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të lexojnë tek Ethëri 6:1–12 dhe të mendojnë rreth aspekteve të këtij rrëfimi që mund të zbatohen në mënyrë simbolike në jetën e tyre. Veprimtaria e studimit për këto vargje tek materiali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2024 mund të ndihmojë për këtë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Udhëtimi i jetës

Sa vijon ka për qëllim të ndihmojë që nxënësit të përgatiten për ta krahasuar studimin e tyre të kapitullit Ethëri 6 me jetën e tyre. Krahas ftesës që nxënësit ta plotësojnë veprimtarinë në ditarët e tyre të studimit, merreni parasysh ta plotësoni atë në tabelë.

Jeta jonë në vdekshmëri mund të krahasohet me një udhëtim të gjatë, vendmbërritja e dëshiruar e të cilit është jeta e përjetshme. Në ditarin tënd të studimit, shkruaj “Unë” në njërën anë të faqes dhe “Jeta e përjetshme” në anën tjetër. Në hapësirën ndërmjet këtyre dy krerëve, shkruaj disa nga pengesat që mund të dalin gjatë udhëtimit tonë, që na e bëjnë të vështirë të kthehemi në mënyrë të denjë tek Ati Qiellor. Më pas mendo se si po shkon udhëtimi yt drejt jetës së përjetshme dhe me cilën prej pengesave të përcaktuara po përballesh aktualisht.

Sot ti do të studiosh rreth udhëtimit që bënë jareditët për në tokën e premtuar pasi mbaruan ndërtimin e mauneve të tyre. Ndërsa studion, kërko të vërtetat që mund të të ndihmojnë t’i kapërcesh pengesat me të cilat përballesh në udhëtimin tënd të kthimit në praninë e Perëndisë.

Krahasimi i shkrimeve të shenjta me jetën tënde

Hapat vijues mund të të ndihmojnë ta krahasosh atë që do të lexosh në shkrimet e shenjta me rrethanat e tua vetjake. Në ditarin tënd të studimit, shkruaj kreun “Mënyrat për t’i krahasuar shkrimet e shenjta me jetën time”. Shënoji këta hapa poshtë kreut.

Paraqiti këta hapa në mënyrë që nxënësit të mund t’i kopjojnë në ditarët e tyre.

  1. Gjej hollësi të rëndësishme.

  2. Bëj krahasime.

  3. Zbulo mësime të vyera.

  4. Përcakto zbatimin në planin vetjak.

Përpara se t’u jepni nxënësve një mundësi për ta ushtruar përdorimin më vete të këtyre hapave, merreni parasysh ta shqyrtoni shembullin vijues si klasë. Sigurohuni të kurseni kohë të mjaftueshme për nxënësit që të ushtrohen më vete më vonë në mësim.

Hapi 1: Gjej hollësi të rëndësishme

Lexo tek Ethëri 6:1–3, duke kërkuar hollësi të rëndësishme. Këto hollësi mund të përfshijnë njerëz, vende, sende ose veprime që theksohen.

Kërkojuni nxënësve t’i japin hollësitë e rëndësishme që gjetën në këto vargje. Këto mund të shkruhen në tabelë. Ju mund të vini në dukje sa vijon:

Një hollësi e rëndësishme që mund ta kesh vënë re është se Zoti bëri që gurët që vëllai i Jaredit i kishte sjellë më parë tek Ai (shih tek Ethëri 3:1–6) të ndriçonin në mënyrë që jareditët të kishin dritë në maunet e tyre.

Hapi 2: Bëj krahasime

Mendo se si hollësitë që përcaktove në hapin e mëparshëm mund të krahasohen me diçka shpirtërore ose me situata në jetën tënde.

  • Çfarë krahasimesh mund të bësh me hollësitë që përcaktove në hapin e mëparshëm?

Për shembull, ti mund t’i kesh krahasuar gurët e ndritshëm me burimet e dritës shpirtërore me të cilat Ati Qiellor na ka bekuar, si mësimet dhe shembulli i Jezu Krishtit, Fryma e Shenjtë, shkrimet e shenjta dhe profetët e gjallë. (Shih te Psalmeve 119:105; Gjoni 8:12 dhe 1 Nefi 17:13. Mund t’i lidhësh si referencë-kryq këto vargje me vargun tek Ethëri 6:3.)

Hapi 3: Zbulo mësime të vyera

Mendo se çfarë mësimesh ose të vërtetash mëson ndërsa i krahason këto vargje me jetën tënde ose me diçka shpirtërore. Gjithashtu, merre parasysh atë që mëson rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Cilat janë disa mësime ose të vërteta që ti i mëson nga këto vargje? Çfarë gjen që mund të të ndihmojë në jetën tënde të përditshme?

Një e vërtetë që mund të mësojmë është se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na japin udhërrëfim dhe dritë për të na ndihmuar gjatë udhëtimit tonë përgjatë vdekshmërisë.

Ju mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë disa nga mënyrat se si Perëndia u ka siguruar atyre udhërrëfim dhe dritë shpirtërore në jetën e tyre.

Hapi 4: Përcakto zbatimin në planin vetjak

Reflekto se si mund t’i zbatosh në jetën tënde mësimet që përcaktove në hapin e mëparshëm.

  • Çfarë mund të bësh për ta ndjekur ose për të marrë më shumë nga drita e Perëndisë në jetën tënde?

Mund të kesh menduar për veprime si përmirësimi i studimit tënd të shkrimeve të shenjta, të kërkuarit me lutje të udhërrëfimit nga Ati Qiellor në vendimet e tua të përditshme, ose përpjekja më e zellshme për ta mbajtur Frymën e Shenjtë si shoqëruesin tënd të përhershëm.

Ushtroje krahasimin e vargjeve të tjera nga ky rrëfim

Pamja
Maune jaredite

Nxënësit mund ta plotësojnë veprimtarinë vijuese të studimit në mënyrë individuale, me një partner ose në një grup të vogël.

Studioje pjesën tjetër të rrëfimit të udhëtimit të jareditëve drejt tokës së premtuar duke lexuar tek Ethëri 6:4–12. Kërko më shumë mënyra se si udhëtimi i jareditëve mund të lidhet me udhëtimin tënd përgjatë jetës. Ndërsa studion, ushtroje përdorimin e procesit me katër hapa për krahasimin e shkrimeve të shenjta.

Kushtoji vëmendje të veçantë asaj që të japin mësim këto vargje rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të studiuar, diskutojeni atë që mësuan ata. Nëse u nevojitet më shumë ndihmë, merreni parasysh të bëni pyetje si ato në vijim:

  • Çfarë mësimi ju dhanë këto vargje rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Cilat janë disa nga “erë[rat] e tmerrshme” (Ethëri 6:5) që Zoti na lejon t’i përjetojmë në jetën tonë? Si mund të sigurohemi që sprovat ose sfidat tona do të na ndihmojnë të afrohemi më shumë me Perëndinë?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të ndiheni të “mbulua[r]” (Ethëri 6:6) në udhëtimin tuaj përgjatë vdekshmërisë? Çfarë patë te vargu 7 që mund t’ju ndihmojë gjatë kohëve të tilla?

  • Përse mendoni se jareditët e lavdëruan Zotin gjatë udhëtimit të tyre të vështirë? (Shihni tek Ethëri 6:9.) Çfarë mund t’ju ndihmojë të ndieni mirënjohje ndaj Perëndisë, edhe kur përballeni me sprova?

Pas diskutimit, ftojini nxënësit të mendojnë se si ajo që studiuan sot mund t’i ndihmojë në jetën e tyre, duke përfshirë me pengesat që përcaktuan më herët. Nxitini ata ta shënojnë në ditarin e tyre të studimit çdo nxitje shpirtërore ose ide që duan ta kujtojnë.

Dëshmoni për të vërtetat e diskutuara sot. Nxitini nxënësit të vazhdojnë ta krahasojnë atë që lexojnë në shkrimet e shenjta me jetën e tyre.

Shtyp në Letër