“Ethëri 2: ‘Duke Qenë Përherë të Drejtuar nga Dora e Zotit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Ethëri 2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Ethëri 2
“Duke Qenë Përherë të Drejtuar nga Dora e Zotit”
A je përballur ndonjëherë me një vendim ose problem të vështirë dhe ishe i paqartë se çfarë të bëje? Ndërsa vëllai i Jaredit dhe populli i tij ndërtuan mauna [barka] për ta kaluar oqeanin, ata u përballën me disa probleme madhore. Vëllai i Jaredit veproi me besim te Zoti dhe e kërkoi udhërrëfimin e Tij në çdo sfidë. Ky mësim mund të të ndihmojë të dish se si ta kërkosh ndihmën e Zotit për zgjidhjen e problemeve të tua.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Probleme dhe vendime
Imagjino sikur dikush në media shoqërore bëri një listë të asaj çfarë ai ose ajo mendon se ishin tre problemet dhe streset më të zakonshme me të cilat përballen të rinjtë sot. Ky person renditi sa vijon:
-
Presioni për të dalë mirë në shkollë
-
Shkuarja mirë me shokët
-
Planifikimi për të ardhmen
-
A je dakord me zgjedhjet e këtij personi? Përse po ose përse jo?
-
Çfarë problemesh ose stresesh të tjera mund të përfshish në listë? Përse?
-
Cilat janë streset dhe problemet e tua më të mëdha?
-
A e kërkon ndihmën e Zotit për to? Si?
-
Sa i sigurt je se me ndihmën e Zotit mund t’i kapërcesh streset dhe problemet e tua?
Zgjidh njërin nga problemet ose vendimet që mendove për të cilin do të doje ndihmën e Zotit. Ndërsa studion, kërko të vërtetat që mund të të udhërrëfejnë të marrësh ndihmë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për problemin ose vendimin që zgjodhe.
Duke u përgatitur për ndihmën e Zotit
Jareditët e ndoqën drejtimin e Zotit dhe ndërtuan mauna për të “kaluar shumë ujëra” (Ethëri 2:6) derisa arritën në brigjet e “det[it të] madh” (Ethëri 2:13). Më pas Zoti i urdhëroi që të ndërtonin sërish mauna “sipas mënyrës së mauneve që [kishin] ndërtuar deri [atëherë]” (Ethëri 2:16) për ta kaluar “det[in e] madh” drejt tokës së premtuar. Vëllai i Jaredit u ndesh me disa sfida të rënda ndërsa u përpoq t’i ndiqte udhëzimet e Zotit për një udhëtim kaq të gjatë.
Çfarë bënë vëllai i Jaredit dhe njerëzit e tij? |
Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh pati vëllai i Jaredit? |
Si iu përgjigj Zoti pyetjeve të tij? |
---|---|---|
-
Si mund të zbatohen këto vargje në jetën tonë?
Një parim që mund ta mësojmë, është se, ndërsa e thërrasim Atin Qiellor në lutje dhe e bëjmë pjesën tonë për t’i zgjidhur problemet tona, ne mund të marrim ndihmën e Zotit.
-
Cilat janë mënyrat e ndryshme se si Zoti u përgjigjet pyetjeve të vëllait të Jaredit? (Shih tek Ethëri 2:19–23.)
Sipas Presidentit Harold B. Li (1899–1973), pyetja e Zotit tek Ethëri 2:23: “Ç’do që të bëj që të keni dritë në barkat tuaja?”, ishte njëlloj si të thuash sa vijon:
“‘Çfarë do të sugjeronit se duhet të bëjmë në mënyrë që të kemi dritë?’ …
… Ishte sikur Zoti t’i thoshte atij: ‘Shikoni, ju dhashë një mendje për të menduar dhe një liri të zgjedhjes për ta përdorur. Tani bëni gjithë çfarë të mundeni për ta ndihmuar veten për këtë problem; dhe më pas, pasi të keni bërë gjithçka që mundeni, unë do të ndërhyj për t’ju ndihmuar.’ …
… Nëse e doni bekimin, mos u kufizoni vetëm duke u gjunjëzuar dhe lutur për të. Përgatiteni veten në çdo mënyrë të imagjinueshme që mundeni që të bëheni të denjë për ta marrë bekimin që kërkoni.” (Harold B. Lee, Stand Ye in Holy Places [1974], f. 243–244)
-
Përse Zoti mund të japë udhëzime të veçanta në disa situata ndërkohë që në raste të tjera Ai dëshiron që të propozojmë një zgjidhje dhe të kërkojmë ndihmën e Tij për t’i zgjidhur problemet tona?
-
Pse Zoti mund t’i dojë mendimet dhe përpjekjet tona së bashku me lutjet tona?
-
Si mund të na ndihmojnë të rritemi mënyrat se si Zoti iu përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve tona?
Për të të ndihmuar të përsiatësh se si ky parim mund të gjejë zbatim te ne në kohën tonë, kryeje njërën prej veprimtarive vijuese:
-
Shkruaj se si Zoti t’u përgjigj ty ose dikujt që ti e njeh, me udhëzime të veçanta për të zgjidhur një problem ose se si Ai dëshironte që ti të propozoje një zgjidhje dhe ta kërkoje bekimin e Tij. Mbaje shënim atë që mësove nga kjo përvojë.
-
Përzgjidh atë që mendon se është njëri prej problemeve ose streseve më të zakonshëm për të rinjtë sot. Mendo se çfarë mund të bëjë dikush për ta kapërcyer këtë problem dhe se si ai ose ajo mund ta kërkojë ndihmën e Zotit.
Zbatimi në planin vetjak
Merre parasysh problemin ose vendimin që zgjodhe në fillim të mësimit. Shtoje sa vijon në tabelën tënde:
Çfarë kam bërë ose mund të bëj për ta zgjidhur ose kapërcyer problemin tim? |
Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh kam që mund t’i çoj te Zoti? |
Në ç’mënyra mund të më ndihmojë ose përgjigjet Zoti? |
Kërko ndihmën e Atit Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ditur se çfarë duhet të bësh. Kujto atë që di rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që të jep vetëbesim për të kërkuar ndihmën e Tyre.