Eja, Më Ndiq
5–11 Shkurt: “Të Lirë të Zgjedhin Lirinë dhe Jetën e Përjetshme, nëpërmjet Ndërmjetësit të Madh”. 2 Nefi 1–2


“5–11 Shkurt: ‘Të Lirë të Zgjedhin Lirinë dhe Jetën e Përjetshme, nëpërmjet Ndërmjetësit të Madh’. 2 Nefi 1–2”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)

“5–11 Shkurt. 2 Nefi 1–2”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2024)

Adami dhe Eva duke u larguar nga Kopshti i Edenit

Adam and Eve [Adami dhe Eva], nga Douglas Fryer

5–11 Shkurt: “Të Lirë të Zgjedhin Lirinë dhe Jetën e Përjetshme, nëpërmjet Ndërmjetësit të Madh”

2 Nefi 1–2

Nëse do ta dinit se jetës suaj po i vinte fundi, çfarë mesazhesh të fundit do të donit t’u jepnit njerëzve që i doni më shumë? Kur profeti Lehi ndjeu se po i afrohej fundit të jetës së vet, ai e mblodhi familjen e tij së bashku për herë të fundit. Ai u tregoi atyre atë që Ati Qiellor i kishte zbuluar atij. Ai dha dëshminë e tij për Mesian. Ai ua mësoi të vërtetat e ungjillit që i çmonte shumë, njerëzve të cilët i donte shumë. Ai foli mbi lirinë, bindjen, Rënien e Adamit dhe të Evës, shëlbimin nëpërmjet Jezu Krishtit dhe gëzimin. Jo të gjithë fëmijët e tij zgjodhën të jetonin sipas asaj që ai u mësoi – asnjëri prej nesh nuk mund t’i bëjë zgjedhje të tilla për njerëzit e vet të dashur. Por ne mund të japim mësim dhe të dëshmojmë për Shëlbuesin, i cili na bën “të lirë të zgjedhi[m] lirinë dhe jetën e përjetshme” (shihni te 2 Nefi 2:26–27).

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

2 Nefi 1:13–29

Unë mund të “zgjohem! [Të] ngrih[em] nga pluhuri”.

Te 2 Nefi 1:13–29, vini re fjalët që përdori Lehi për të përshkruar gjendjen shpirtërore të Lamanit dhe Lemuelit. Çfarë ju ndihmon të zgjoheni nga një “gjumë i thellë” shpirtëror? Çfarë ju ndihmon t’i hidhni tutje “zinxhirët” shpirtërorë në jetën tuaj? Mendoni rreth dëshmisë së Lehit te vargu 15 dhe ftesës së tij te vargu 23. Çfarë mesazhi ka Ati Qiellor për ju në këto vargje?

Përdorini mjetet pamore. Përdorimi i mjeteve pamore do t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë të vërtetat e ungjillit dhe t’i mbajnë mend ato më gjatë. Teksa përgatiteni të jepni mësim nga ky përvijim, merreni parasysh se çfarë mjetesh mund të përdorni. Për shembull, ndoshta një zinxhir letre mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë fjalët e Lehit te 2 Nefi 1:13 ose 2 Nefi 2:27.

2 Nefi 2

ikona e seminarit
Për shkak të Jezu Krishtit, unë jam i/e “lirë të zgjedh lirinë dhe jetën e përjetshme”.

Familja e Lehit tani ishte në një tokë të re, e mbushur me mundësi të reja. Zgjedhjet që bënë ata në këtë vend të ri, do të ishin të rëndësishme për suksesin dhe lumturinë e tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse Lehi i dha mësim birit të tij, Jakobit, rreth lirisë së zgjedhjes, ose aftësisë për të bërë zgjedhje, te 2 Nefi 2. Ndërsa i studioni vargjet 11–30, shkruani përgjigje të mundshme për këto pyetje:

  • Pse liria e zgjedhjes është kaq e rëndësishme për Atin Qiellor edhe pse disa njerëz e përdorin atë në mënyra lënduese?

  • Si përpiqet kundërshtari ta dobësojë ose shkatërrojë lirinë tonë të zgjedhjes?

  • Si ju ndihmon Shpëtimtari “të zgj[idhni] lirinë dhe jetën e përjetshme” (vargu 27)?

Këtu është një mënyrë tjetër për të mësuar rreth lirisë së zgjedhjes te 2 Nefi 2: Kërkoni gjëra që janë thelbësore që ne të kemi lirinë e zgjedhjes dhe të arrijmë potencialin tonë hyjnor. Për shembull:

Çfarë do t’i ndodhte lirisë sonë të zgjedhjes nëse njëra apo më shumë prej këtyre gjërave do të mungonin?

Secila nga gjashtë pjesët e materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve përmban “Ftesat” dhe “Bekimet e premtuara”. Shiheni një ose më shumë nga këto pjesë dhe zgjidhni një bekim të premtuar për të cilin shpresoni në jetën tuaj. Sipas cilës ftesë nevojitet të veproni për ta marrë këtë bekim? Merreni parasysh t’ia tregoni dikujt bekimet që keni marrë nga ndjekja e këtyre ftesave.

Shihni edhe Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Agency and Accountability” [“Liria e Zgjedhjes dhe Përgjegjshmëria”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Të Dish K’të, Çdo Shpirt Ësht’ i Lir’”, Himne, nr. 151.

2 Nefi 2:1–4, 6–25

Perëndia mund t’i kthejë sprovat e mia në bekime.

Lehi e dinte se biri i tij i vogël, Jakobi, kishte pasur “hidhërime” dhe “shumë brenga” gjatë fëmijërisë së vet (2 Nefi 2:1). Si mendoni, pse dëshmia e Lehit te 2 Nefi 2:1–3, 6–25 do të kishte qenë e çmueshme për Jakobin? Përse ka vlerë për ju? Kërkoni fjalë dhe fraza që ju duken veçanërisht të fuqishme. Si i ka shenjtëruar Perëndia hidhërimet tuaja për të mirën tuaj? (Shihni te 2 Nefi 2:2.)

Shihni edhe te Romakëve 8:28; Dejll G. Renland, “Padrejtësia Ndërkryese”, Liahona, maj 2021, f. 41–45.

2 Nefi 2:15–29

Rënia dhe Shlyerja e Jezu Krishtit janë pjesë thelbësore të planit të Atit Qiellor.

Shumë njerëz besojnë që Rënia ishte veç një tragjedi dhe që Eva dhe Adami bënë një gabim të përhershëm kur zgjodhën të hanin frutën. Te 2 Nefi 2:15–28, Lehi jep mësim të vërteta të tjera rreth Rënies dhe rreth shëlbimit nëpërmjet Krishtit. Ndërsa kërkoni te këto vargje, bëni një listë me të vërteta rreth asaj që ndodhi në kopshtin e Edenit. Pyetje si këto mund të ndihmojnë:

  • Përse qe e domosdoshme Rënia?

  • Çfarë roli luajti Jezu Krishti te mposhtja e pasojave të Rënies?

  • Si na ndihmon kuptueshmëria e saktë për Rënien që ta kuptojmë më mirë nevojën tonë për Jezu Krishtin?

Shihni edhe te Dallin H. Oaks, “The Great Plan of Happiness”, Ensign, nëntor 1993, f. 72–75.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

Jezu Krishti

Let Not Your Heart Be Troubled [Zemra Juaj Mos u Trondittë], nga Howard Lyon

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

2 Nefi 1:13, 15, 23

Jezu Krishti më ndihmon që t’i kapërcej pasojat e mëkatit.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj ta kuptojnë ftesën e Lehit për t’i “flak[ur] zinxhirët” e mëkatit, ndoshta mund të punoni së bashku për të bërë një zinxhir me shirita letre. Mbi shirita, fëmijët tuaj mund t’ju ndihmojnë të shkruani disa gjëra që na tundon Satani t’i bëjmë. Më pas mund të lexoni së bashku te 2 Nefi 1:13, 15, 23 ndërsa ata luajnë me role disa nga frazat në këto vargje, përfshirë flakjen e zinxhirit prej letre. Si është mëkati i ngjashëm me një zinxhir? Si na ndihmon Jezusi që t’i “flak[im] zinxhirët” e mëkatit?

2 Nefi 1:20

Unë bekohem kur u bindem urdhërimeve të Perëndisë.

  • A do t’i ndihmonte fëmijët tuaj krahasimi i urdhërimeve të Perëndisë me këpucët, kapelat, dorashkat ose gjëra të tjera që na mbrojnë? Ndoshta mund t’i lini ata të provojnë t’i veshin disa prej tyre ndërsa bisedoni rreth mënyrës se si na mbrojnë urdhërimet. Më pas mund të lexoni te 2 Nefi 1:20, duke theksuar se ne “begatohe[m]i” (bekohemi ose mbrohemi) ndërsa i zbatojmë urdhërimet. Tregoni një përvojë kur ju u bekuat ose ishit i mbrojtur ngaqë i ndoqët urdhërimet.

  • Për ta ilustruar ndryshimin mes begatimit dhe përjashtimit nga [prania e] Perëndisë (shihni te 2 Nefi 1:20), ju dhe fëmijët tuaj mund të vështroni një bimë të shëndetshme dhe një gjethe ose degëz që është këputur [përjashtuar] nga bima. Më pas fëmijët tuaj mund të rishikojnë zgjedhjet që bëri Nefi dhe vëllezërit e tij (shihni te 1 Nefi 2:11–16; 3:5–7; 18:9–11). Cilat ishin rrjedhojat e këtyre zgjedhjeve? Çfarë zgjedhjesh na ndihmojnë të qëndrojmë të lidhur me Perëndinë?

2 Nefi 2:11, 16, 27

Perëndia më dha lirinë për të zgjedhur.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj ta kuptojnë atë që dha mësim Lehi rreth të kundërtave dhe bërjes së zgjedhjeve, mund të bëni një lojë në të cilën të thoni një fjalë (të tillë si dritë) dhe fëmijët tuaj thonë të kundërtën e saj (errësirë). Ndihmojini ata të mësojnë pse të kundërtat janë pjesë e planit të Perëndisë ndërsa lexoni së bashku te 2 Nefi 2:11, 16. Më pas mund të tregoni rreth një fëmije që tundohet për të bërë një zgjedhje të gabuar. Fëmijët tuaj mund të tregojnë se cila është e kundërta e zgjedhjes së gabuar dhe ta interpretojnë atë me role.

  • Për të mësuar rreth ndryshimit midis “liri[s]ë” dhe “robëri[s]ë” (2 Nefi 2:27), fëmijët tuaj mund të bëjnë vizatime të një kafshe në kafaz dhe një kafshe në mjedisin e vet natyror. Cila kafshë është e lirë? Ftojini fëmijët të tregojnë me gisht te figura e saktë kur të lexoni fjalën “të lirë” te 2 Nefi 2:27. Dëshmoni se Jezu Krishti na bën të lirë.

  • Këndoni së bashku një këngë si “T’Drejtën Zgjidh” (Himne, nr. 150). Çfarë mësojmë nga kënga rreth bërjes së zgjedhjeve?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Familja e Lehit duke u gjunjëzuar në bregdet

Lehi and His People Arrive in the New World [Lehi dhe Populli i Tij Mbërrijnë në Botën e Re], nga Clark Kelley Price