Eja, Më Ndiq
11–17 Mars: “Një Punë të Mrekullueshme dhe një Çudi”. 2 Nefi 26–30


“11–17 Mars: ‘Një Punë të Mrekullueshme dhe një Çudi’. 2 Nefi 26–30”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)

“11–17 Mars. 2 Nefi 26–30”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2024)

Jezusi duke i zgjatur dorën një gruaje

He Will Lead Thee by the Hand [Ai do të të Udhëheqë për Dore], nga Sandra Rast

11–17 Mars: “Një Punë të Mrekullueshme dhe një Çudi”

2 Nefi 26–30

“Unë po ju bëj profeci në lidhje me ditët e fundit”, shkroi Nefi (2 Nefi 26:14). Me fjalë të tjera, ai po shkruante për kohën tonë. Dhe ka arsye për të qenë të shqetësuar për atë çka ai pa: njerëz që i mohojnë fuqinë dhe mrekullitë e Perëndisë, zili dhe konflikt të përhapur kudo. Por, përveç këtyre “punëve të errësirës” (2 Nefi 26:10, 22) të ditëve të mëvonshme, të udhëhequra nga kundërshtari, Nefi foli edhe për “një punë të mrekullueshme dhe një çudi” të udhëhequr nga Vetë Perëndia (2 Nefi 27:26). Në qendër të asaj pune do të ishte një libër, një libër që i nxjerr në pah gënjeshtrat e Satanit dhe që i mbledh të drejtët. Ai libër është Libri i Mormonit, puna e mrekullueshme është puna e Kishës së Zotit në ditët e mëvonshme dhe çudia është, të paktën pjesërisht, se Perëndia na fton të gjithëve ne, pavarësisht nga dobësitë tona, që të marrim pjesë në mbledhje.

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

2 Nefi 26–27; 29–30

Perëndia e përgatiti Librin e Mormonit për kohën tonë.

Te 2 Nefi 26–27, Nefi citoi një profeci të hershme të Isaias (shihni tek Isaia 29) dhe e përngjasoi atë me popullin e vet dhe analin e tyre, Librin e Mormonit. Ai e dinte me anë të zbulesës, madje përpara se Libri i Mormonit të qe shkruar plotësisht, se një ditë ai do të “[ishte] me vlerë të madhe për fëmijët e njerëzve” (2 Nefi 28:2). Përse është Libri i Mormonit me vlerë të madhe për ju? Mendoni për këtë pyetje teksa lexoni kapitujt te 2 Nefi 29–30. Çfarë “pun[e] të mrekullueshme” (2 Nefi 27:26) po përmbush Perëndia në botë dhe në jetën tuaj nëpërmjet Librit të Mormonit?

Shihni edhe te Joseph Smith – Historia 1:62–65.

2 Nefi 26:23–33

ikona e seminarit
Jezu Krishti na fton të gjithëve të vijmë tek Ai.

Ka shumë të vërteta të bukura për të marrë parasysh te 2 Nefi 26:23–24. Për shembull, mund të mendoni rreth asaj që ka bërë Jezu Krishti “për të mirën e botës” dhe për ju. Si i “tërheq [Ai] të gjithë njerëzit” dhe ju “te vetja”? Çfarë ndiheni i/e frymëzuar të bëni si përgjigje ndaj shprehjeve të Tij të dashurisë?

Vazhdoni të lexoni dhe të kërkoni të vërteta rreth Shpëtimtarit në vargjet 25–33. Vërejini në veçanti ftesat e Tij. Si do ta përmblidhnit mesazhin e Jezu Krishtit për ju me një fjali? Një himn si “Te Jezusi t’Vini” (Himne, nr. 61) mund t’jua çelë mendjen për përshtypje të tjera.

Merreni parasysh se si mund të ndikojnë këto vargje te mënyra se si ndërveproni me të tjerët dhe i ftoni ata të vijnë te Krishti. Mund të gjeni disa ide te mesazhi i Plakut D. Tod Kristoferson “Doktrina e Përkatësisë” (Liahona, nëntor 2022, f. 53–56).

Shihni edhe te 3 Nefi 18:30–32; Dallin H. Ouks, “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?”, Liahona, maj 2021, f. 75–77; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Belonging in the Church of Jesus Christ” [“Përkatësia në Kishën e Jezu Krishtit”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Mos iu druani heshtjes. Pyetjet e mira duan kohë për të marrë përgjigje. Për to duhet të kërkoni, të mendoheni dhe të frymëzoheni. Koha që harxhoni duke pritur për përgjigjet e një pyetjeje, mund të jetë një kohë e shenjtë përsiatjeje. Shmangeni tundimin që t’i jepni fund kësaj kohe shumë shpejt duke kaluar te diçka tjetër.

2 Nefi 28

Satani përpiqet të mashtrojë.

Shumë prej gënjeshtrave dhe taktikave të Satanit dalin në pah te 2 Nefi 28. Kërkojini ato te vargjet 6, 8, 21–23, 29. Përse keni nevojë të dini për gënjeshtrat e Satanit? Çfarë do të bëni kur kundërshtari të përpiqet t’ju mashtrojë?

Të renditura më poshtë janë disa nga shkrimet e shenjta që i hedhin poshtë gënjeshtrat e Satanit. Shihni a mund ta përkoni doktrinën e vërtetë në këto vargje me doktrinën e rreme për të cilën na paralajmëron Nefi te 2 Nefi 28:

Shihni edhe te Geri E. Stivenson, “Mos më Mashtro”, Liahona, nëntor 2019, f. 93–96.

2 Nefi 28:27–3129

Perëndia vazhdon të japë zbulesë për t’i udhërrëfyer fëmijët e Tij.

Si shenjtorë të ditëve të mëvonshme jemi bekuar me një bollëk të fjalës së Perëndisë. Dhe prapëseprapë, siç paralajmëroi Nefi, kurrë nuk duhet të mendojmë se “kemi mjaft”. Ndërsa i lexoni paralajmërimet te 2 Nefi 28:27–31 dhe 2 Nefi 29, mendoni rreth pyetjeve si këto:

  • Si dëshiron Perëndia që unë të ndihem rreth fjalës së Tij dhe të reagoj ndaj saj?

  • Përse nganjëherë njerëzit janë “të zemëruar” për faktin se marrin më shumë të vërtetë nga Perëndia? (2 Nefi 28:28.) A ndihem unë ndonjëherë në këtë mënyrë? Nëse po, si mund të ndryshoj?

  • Çfarë do të thotë ta pranosh fjalën e Perëndisë? Si mund t’i tregoj Atij se dëshiroj të marr më shumë nga fjala e Tij?

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

2 Nefi 26:23–28, 33

Jezu Krishti dëshiron që gjithsecili të vijë tek Ai.

  • Për t’u dhënë mësim fëmijëve tuaj rreth ftesave të Shpëtimtarit në këto vargje, mund të bisedoni me ta për rastet kur ftuan njerëz në një ngjarje të veçantë, si një festë për ditëlindje. Më pas mund të lexoni te 2 Nefi 26:23–28 së bashku dhe të zbuloni atë që po na fton Zoti të bëjmë. Fëmijëve tuaj mund t’ju pëlqejë të krijojnë një kartolinë për ta ftuar dikë që të vijë te Jezu Krishti. Nxitini ata të përdorin një frazë nga këto vargje në ftesën e tyre.

  • Piktura në fund të këtij përvijimi tregon njerëz nga prejardhje të ndryshme. Ndoshta fëmijët tuaj mund ta vështrojnë këtë figurë ndërkohë që ju lexoni te 2 Nefi 26:33. Mund ta përsëritni frazën “Jezusi i fton të gjithë të vijnë tek Ai” ndërsa fëmijët tuaj e tregojnë me gisht secilin person në figurë dhe më pas veten. Si vijmë ne te Jezusi?

  • Një këngë rreth dashurisë për të gjithë njerëzit, e tillë si “Do t’Ec’ me Ty” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 78–79), mund t’ju ndihmojë ta jepni mësim mesazhin e vargut 2 Nefi 26:33.

2 Nefi 28:2; 29:7–11; 30:3–6

Libri i Mormonit është një bekim.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të ndiejnë se Libri i Mormonit është “me vlerë të madhe” (2 Nefi 28:2), mund të mbështillni një kopje të tij si dhuratë dhe t’i lini të gjejnë se ç’ka brenda. Ata mund të kërkojnë të dhëna ndihmëse te 2 Nefi 30:3–6. Thuajuni fëmijëve tuaj arsyen pse Libri i Mormonit është me vlerë të madhe për ju dhe lërini ata të shprehin ndjenjat e tyre gjithashtu.

  • Merrni parasysh t’u kërkoni fëmijëve të imagjinojnë sikur një shok u thotë atyre: “Nuk kam nevojë ta lexoj Librin e Mormonit. E kam lexuar tashmë Biblën”. Çfarë mund t’i thoshim shokut ose shoqes sonë? Lexoni së bashku te 2 Nefi 29:7–11 për të mësuar se pse Perëndia dëshiron që ne t’i kemi të dy librat.

2 Nefi 28:30–31

Ati Qiellor më mëson pak e nga pak.

  • Mbase mund të mendoni për një mësim me sende, që do t’i ndihmojë fëmijët tuaj të kuptojnë se çfarë do të thotë të mësosh “rresht pas rreshti”. Për shembull, ata mund të formojnë një figurëformuese ose të ndërtojnë diçka me blloqe, me copëza një e nga një. Ose mund t’u mësoni atyre një aftësi hap pas hapi, të tillë si lidhja e një kollareje ose bërja e një vizatimi. Më pas mund të lexoni te 2 Nefi 28:30 dhe diskutoni se si Ati Qiellor na i mëson të vërtetat një e nga një.

  • Një ide tjetër mund të jetë të zgjidhni një frazë nga 2 Nefi 28:30 dhe ta shkruani atë më radhë, çdo fjalë një e nga një. Ku ngjason kjo me mënyrën se si Perëndia na e jep të vërtetën? Përse Perëndia na e zbulon të vërtetën “rresht pas rreshti, parim pas parimi, pak këtu dhe pak atje” në vend që të na e zbulojë të gjithën njëherësh? Si mund t’i tregojmë Perëndisë se duam të marrim më tepër të vërteta nga Ai?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Jezu Krishti në mes të një turme

Christ in the Midst [Krishti në Mes], nga Judith A. Mehr