“5–11 Gusht: ‘Plani i Madh i Lumturisë’. Alma 39–42”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2023)
“5–11 Gusht. Alma 39–42”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2023)
Alma 5–11: “Plani i Madh i Lumturisë”
Alma 39–42
Kur dikush që e duam ka bërë një gabim të rëndë, mund të jetë e vështirë të dini se si të përgjigjeni. Pjesë e asaj që i bën kapitujt tek Alma 39–42 kaq të vlefshëm, është që ata na zbulojnë se si Alma, një dishepull i Krishtit, i cili dikur pati mëkatet e veta të rënda për të cilat të pendohej, e trajtoi një situatë të tillë. Biri i Almës, Koriantoni, kishte kryer mëkat seksual dhe Alma, siç kishte mësuar të bënte në shërbesën e tij, pati besim te fuqia e doktrinës së vërtetë për t’i dhënë birit të vet një këndvështrim të përjetshëm dhe për të nxitur pendimin (shihni tek Alma 4:19; 31:5). Në këta kapituj, ne vërejmë guximin e Almës në dënimin e mëkatit, si edhe dhembshurinë dhe dashurinë e tij për Koriantonin. Dhe më së fundi, ne e ndiejmë vetëbesimin e Almës që Shpëtimtari “do të vijë … për t’i[a] marrë botës mëkatet [dhe] për t’i shpallur lajme të mira të shpëtimit popullit të tij” (Alma 39:15). Fakti që Koriantoni u pendua dhe më së fundi u kthye në punën e shërbesës (shihni tek Alma 49:30), mund të na japë shpresë për falje dhe shëlbim kur jemi të shqetësuar për vetë mëkatet tona ose mëkatet e dikujt që e duam (shihni tek Alma 42:29).
Shihni edhe “Alma Këshillon Bijtë e Tij” (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Unë mund ta shmang mëkatin seksual.
Këshilla e Almës drejtuar birit të tij, Koriantonit, tek Alma 39 siguron një mundësi të shkëlqyer për të mësuar rreth rrjedhojave shkatërrimtare të mëkatit seksual, përfshirë pornografisë. Mbase më e rëndësishmja, ajo mund t’ju ndihmojë gjithashtu ta kuptoni ofertën e Shpëtimtarit për falje dhe shërim ndaj njerëzve që pendohen. Këto pyetje dhe veprimtari mund të ndihmojnë:
-
Cilat gabime e shtynë Koriantonin ta shkelte ligjin e dëlirësisë? (Shihni tek Alma 39:2–4, 8–9.) Cilat ishin pasojat e veprimeve të tij? (Shihni vargjet 5–13.) Çfarë prove kemi se Koriantoni u pendua? (Shihni tek Alma 42:31; 49:30; 48:18.) Çfarë mësoni rreth Shpëtimtarit nga kjo përvojë?
-
Lexojini faqet 19–20 nga broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve. Më pas shkruani shpjegimin tuaj vetjak se çfarë është pornografia, pse është e rrezikshme ajo dhe çfarë do të bëni kur ta hasni. (Shihni edhe te Mateu 5:27–28 dhe Doktrina e Besëlidhje 63:16.)
-
Si do t’ia shpjegonit një miku ose mikeshe arsyen pse zgjodhët ta shmangnit pornografinë dhe ta jetonit ligjin e dëlirësisë? Çfarë pikëpamjesh mund të jepni nga pjesa “Trupi Juaj Është i Shenjtë” te broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (faqet 22–29)?
-
Merreni parasysh të shihni materialin filmik “To Look Upon” [“Të Kundrosh”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Ndaleni materialin filmik sa herë që Dejvidi mund të kishte bërë një zgjedhje të ndryshme. Ku ngjasojnë zgjedhjet e Dejvidit me zgjedhjet me të cilat mund të përballeni ju?
Shihni edhe Bredli R. Uilkoks, “Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë”, Liahona, nëntor 2021, f. 61–67; “Pornography” [“Pornografia”] në koleksionin “Life Help” [“Ndihmë për Jetën”] e programit elektronik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Çfarë do të ndodhë pasi të vdes?
Koriantoni kishte disa pyetje për atë ndodh pas vdekjes. Shqetësimet e tij e bënë Almën që t’i jepte mësim parimet që gjenden tek Alma 40–41. Ndërsa studioni, bëni një listë me të vërtetat që gjeni rreth gjërave si bota e shpirtrave, ringjallja dhe gjykimi. Merreni parasysh t’i lexoni këta kapituj nga këndvështrimi i dikujt që, si Koriantoni, ka nevojë të pendohet; në fund të fundit, kjo është e vërtetë për ne të gjithë.
Unë mund të kërkoj përgjigje për pyetjet e mia me besim te Jezu Krishti.
Nganjëherë mund të mendojmë se profetët e dinë përgjigjen për çdo pyetje të ungjillit. Por vërini re pyetjet pa përgjigje që kishte Alma te kapitulli 40. Çfarë bëri ai që të gjente përgjigje? Çfarë bëri ai kur nuk mori përgjigje? Si mund t’ju ndihmojë shembulli i Almës?
Shlyerja e Jezu Krishtit e bën të mundur shëlbimin.
Koriantoni besonte se ndëshkimi për mëkatet nuk ishte i drejtë (shihni tek Alma 42:1). Tek Alma 42, si e zgjidhi Alma shqetësimin e tij? Mund t’i organizoni fragmentet në këtë kapitull në dy grupe: “Perëndia është i drejtë” dhe “Perëndia është i mëshirshëm”. Si e bën Shlyerja e Shpëtimtarit të mundur edhe drejtësinë, edhe mëshirën? Kërkoni pikëpamje shtesë në materialin filmik “The Mediator” [“Ndërmjetësi”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].
Shihni edhe “O sa Urti dhe Dashuri”, Himne, nr. 110.
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Shembulli im i mirë mund t’i udhëheqë të tjerët te Krishti.
-
Këshilla e Almës për Koriantonin mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj që ta kuptojnë rëndësinë e të qenit një shembull i mirë. Merreni parasysh të lexoni së bashku tek Alma 39:1. Si ishte vëllai i Koriantonit, Shibloni, një shembull i mirë? Fëmijët tuaj mund të gjejnë përgjigje shtesë për këtë pyetje tek Alma 38:2–4.
-
Gjithashtu mund të luani një lojë në të cilën ju dhe fëmijët tuaj e ndiqni ose imitoni njëri-tjetrin me radhë. Përdoreni këtë lojë për të ilustruar se si veprimet tona mund t’i ndihmojnë të tjerët të bëjnë zgjedhje të mira. Këndoni së bashku “Un’ Jam si një Yll” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 84) dhe ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për mënyra se si mund të jenë një shembull i mirë.
-
Me një elektrik dore ose një figurë të diellit, mund ta krahasoni dritën me fuqinë e një shembulli të mirë. Ju dhe fëmijët tuaj mund t’i vështroni figurat e Jezusit duke bërë gjëra të mira dhe të bisedoni rreth shembullit që Ai dha për ne. Materialet filmike “Shine Your Light So Others May See” [“Lëreni të Shkëlqejë Dritën Tuaj që të Tjerët të Mund ta Shohin”] dhe “Lessons I Learned as a Boy” [“Mësime që i Mora kur Isha i Ri”] mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të diskutojnë se si shembulli i tyre mund t’i drejtojë njerëzit te Krishti.
Për shkak të Jezu Krishtit, unë mund të pendohem kur bëj gabime.
-
Pa u futur në hollësi për natyrën e mëkateve të tij, shpjegoni se Koriantoni bëri një zgjedhje të gabuar. Çfarë mund të thoshim për ta ndihmuar atë? Merreni parasysh të lexoni tek Alma 39:9 për fëmijët tuaj dhe ndihmojini ata të kuptojnë se çfarë do të thotë të pendohesh dhe të heqësh dorë. Dëshmoni se pendimi është i mundur nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij.
-
Ja një mësim me sende për ta ilustruar gëzimin e pendimit: Jepini një fëmije diçka të rëndë për ta mbajtur ndërkohë që tregoni një histori rreth dikujt që bëri diçka të gabuar dhe u ndje keq. Thuajuni fëmijëve tuaj se sendi është si ndjenjat e këqija që mund të kemi kur bëjmë një gabim. Hiqeni sendin e rëndë nga fëmija ndërsa dëshmoni se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund t’i heqin ndjenjat e rënda, të këqija dhe na ndihmojnë të jemi më të mirë kur pendohemi.
Pasi vdesim, shpirti ynë shkon në botën e shpirtrave deri në Ringjallje dhe Gjykim.
-
Është e natyrshme ta pyesim veten se çfarë na ndodh pasi vdesim. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të gjejnë përgjigje të frymëzuara? Mund të shkruani vdekje, botë e shpirtrave (parajsë dhe burgu i shpirtrave), ringjallje dhe gjykim në fletë të veçanta letre. Ndihmojini fëmijët tuaj ta kuptojnë domethënien e këtyre fjalëve. Ndërsa lexoni së bashku tek Alma 40:6–7, 11–14, 21–23, fëmijët tuaj mund t’i vendosin fjalët sipas radhës në të cilën shfaqen në këto vargje.
-
Fëmijët më të mëdhenj mund të kenë dobi nga gjetja e përgjigjeve duke kërkuar tek Alma 40:6–7, 11–14, 21–23. Merreni parasysh t’u bëni fëmijëve pyetje që mund të marrin përgjigje në këto vargje, të tilla si “Si do të jetë trupi im kur të ringjallem?” Ftojini ata të kërkojnë përgjigje në vargjet e duhura.
-
A njohin fëmijët tuaj dikë që ka vdekur? Mbase mund të flisni shkurtimisht për atë person. Jepni dëshminë tuaj se një ditë ajo ose ai dhe çdo njeri tjetër do të ringjallet për shkak të Jezu Krishtit. Nëse është e nevojshme, përdoreni faqen e veprimtarisë së kësaj jave për të shpjeguar se çfarë do të thotë të ringjallesh.