Eja, Më Ndiq
19–25 Gusht: “Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese”. Alma 53–63


“19–25 Gusht: ‘Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese’. Alma 53–63”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2023)

“19–25 Gusht. Alma 53–63”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2023)

dy mijë luftëtarët e rinj

Two Thousand Young Warriors [Dy Mijë Luftëtarët e Rinj], nga Arnold Friberg

19–25 Gusht: “Ruheshin nga Fuqia e Tij Mrekulluese”

Alma 53–63

E krahasuar me ushtritë lamanite, “ushtri[a] … [e] vogël” (Alma 56:33) e Helamanit, e përbërë nga të rinj, nuk kishte asnjë mundësi të fitonte. Përveç faktit që ishin të paktë në numër, ushtarët e Helamanit që “të gjithë ishin shumë të rinj” dhe “ata nuk kishin luftuar kurrë” (Alma 56:46–47). Në njëfarë mënyre gjendja e tyre mund të duket e ngjashme me ata prej nesh të cilët nganjëherë ndihen të paktë në numër dhe të mbingarkuar në betejën tonë të ditëve të mëvonshme kundër Satanit dhe forcave të së ligës në botë.

Por ushtria e Helamanit kishte disa përparësi mbi lamanitët, të cilat nuk kishin aspak të bënin me numrat ose aftësinë ushtarake. Ata zgjodhën Helamanin, një profet, që t’i udhëhiqte (shihni tek Alma 53:19); “nënat u kishin mësuar se, në qoftë se nuk do të dyshonin, Perëndia do t’i shpëtonte” (Alma 56:47) dhe ata kishin “besim … të pamasë në atë që iu mësua të beso[nin]”. Si rrjedhojë ata u mbrojtën nga “fuqi[a] mrekulluese [e] Perëndisë” (Alma 57:26). Pra, kur përballemi me betejat e jetës, ne mund të marrim guxim. Ushtria e Helamanit na mëson se “k[a] një Perëndi të drejtë dhe se të gjithë ata që nuk dysho[jnë], do të ruhe[n] nga fuqia e tij mrekulluese” (Alma 57:26).

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Alma 53:10–22; 56:43–49, 55–56; 57:20–27; 58:39–40

seminary icon
Pasja e besimit te Perëndia më ndihmon ta mposht frikën.

Po të mos ishte për besimin e tyre, ushtarët e rinj të Helamanit do të kishin pasur arsye të fortë për t’u ndier të frikësuar. Por për shkak të besimit të tyre, ata kishin edhe më shumë arsye për të qenë të guximshëm. Ndërsa lexoni rreth tyre tek Alma 53–58, kërkojini gjërat të cilat ju ndihmojnë të përballeni me gjërat që ju frikësojnë, me besim te Krishti. Merreni parasysh të përqendroheni në vargjet vijuese: Alma 53:10–22; 56:43–49, 55–56; 57:20–27 dhe 58:39–40. Kjo tabelë mund t’ju ndihmojë ta shënoni atë që gjeni.

Karakteristikat e ushtarëve të rinj të Helamanit:

Arsye të mundshme pse besimi i tyre te Krishti ishte aq i fortë:

Çfarë bënë ata për të ushtruar besim te Krishti:

Si i bekoi Perëndia:

Për t’i fituar betejat tona shpirtërore, edhe ne kemi nevojë për fuqinë e Jezu Krishtit. Si mund të keni qasje te fuqia e Tij? Kërkojini përgjigjet te mesazhi i Presidentit Rasëll M. Nelson “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë” (Liahona, maj 2017, f. 39–42). Mund ta krahasoni këshillën e tij me gjërat që bënë ushtarët e Helamanit.

Pasi t’i studioni këto gjëra, mendoni për betejat tuaja shpirtërore. Shkruajeni atë që ndiheni i/e frymëzuar të bëni për ta ushtruar besimin tuaj te Jezu Krishti.

Shihni edhe Nil L. Andersen, “Të Plagosur”, Liahona, nëntor 2018, f. 83–86; “T’Vërtet’ Ndaj Besimit”, Himne, nr. 162; “Drawing upon the Power of God in Our Lives” [“Marrja e Fuqisë së Perëndisë në Jetën Tonë”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

ushtarë të rinj me nënën e tyre

They Did Not Doubt [Ata Nuk Dyshuan], nga Joseph Brickey

Alma 58:1–12, 31–3761

Ndjekësit e Jezu Krishtit nuk fyhen lehtë.

Helamani dhe Pahorani kishin arsye për t’u fyer. Helamani nuk po merrte përkrahje për ushtritë e tij dhe Pahoranin e akuzoi padrejtësisht Moroni për mosdhënien e asaj përkrahjeje (shihni tek Alma 58:4–9, 31–3260). Çfarë ju bën përshtypje rreth reagimeve të tyre tek Alma 58:1–12, 31–37 dhe Alma 61? Si mendoni, përse ata u përgjigjën në këtë mënyrë?

Plaku Dejvid A. Bednar e vuri në dukje Pahoranin si shembull zemërbutësie dhe dha mësim se “shembujt më të madhërishëm dhe më domethënës të zemërbutësisë gjenden në jetën e Vetë Shpëtimtarit” (“Zemërbutë dhe të Përulur nga Zemra”, Liahona, maj 2018, f. 32). Përsiatni se si Shpëtimtari tregoi zemërbutësi. Shihni për shembull te Mateu 27:11–26; Lluka 22:41–42; Gjoni 13:4–17. Si mund ta ndiqni shembullin e Tij?

Alma 60:7–14

Unë kam një përgjegjësi për t’i lartësuar njerëzit përreth meje.

Moroni shkroi se Perëndia do ta mbante Pahoranin përgjegjës nëse ai me dashje i shpërfillte nevojat e ushtrive nefite. Çfarë mësoni nga Alma 60:7–14 rreth përkujdesjes për njerëzit nevojtarë? Çfarë mund të bëni që të jeni më në dijeni për nevojat e të tjerëve dhe t’i plotësoni ato?

Alma 62:39–51

Nëse jam i/e përulur, sfidat e jetës mund të ma kthejnë zemrën drejt Perëndisë.

Vendosni një vezë dhe një patate të pagatuar në ujë të vluar për t’ju ndihmuar të mendoni rreth mënyrës se si mund të zgjidhni ose të “zbut[eni]” ose të “ashpërs[oheni]” nga sprovat tuaja. Ndërkohë që veza dhe patatja juaj po gatuhen, studiojini vargjet tek Alma 62:39–51 dhe vini re se si reaguan njerëzit ndaj shërbesës së Helamanit pas luftës së tyre të gjatë me lamanitët. Më pas mund ta krahasoni këtë me mënyrën se si patën reaguar ata ndaj predikimit të tij 13 vjet më parë (shihni tek Alma 45:20–24). Si ndikuan te nefitët të njëjtat vuajtje në mënyrë të ndryshme? Kur veza dhe patatja të jenë zier plotësisht, hiqini lëvozhgën vezës dhe priteni pataten. Si ndikoi uji i vluar në mënyrë të ndryshme tek to? Çfarë po mësoni rreth mënyrës se si mund të zgjedhim të reagojmë ndaj vuajtjes? Si mund të ktheheni te Perëndia gjatë vuajtjeve tuaja?

Mbështetuni te përvojat në shtëpi. Nëse jepni mësim në një orë mësimore në Kishë, kërkojuni anëtarëve të klasës të tregojnë atë që mësuan në shtëpi. Për shembull, zbuloni atë që ata mësuan rreth vuajtjeve dhe përulësisë nga vezët dhe patatet e ziera.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Alma 53:20–21; 56:47–48

Unë mund të jem besnik/e ndaj Perëndisë si ushtarët djalosharë të Helamanit.

  • Mund të përdorni burime të shumta për të thënë tregimin e ushtarëve të Helamanit, përfshirë figurat në këtë përvijim dhe te “Kapitulli 34: Helamani dhe 2000 Luftëtarët e Rinj” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 93–94). Faqja e veprimtarisë së kësaj jave mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj të mendojnë për mënyra se si mund të jenë të ngjashëm me ushtrinë e Helamanit. Merreni parasysh t’u tregoni disa nga cilësitë e ushtarëve të rinj nga Alma 53:20–21 që të fillojnë nga puna. Gjithashtu mund të këndoni së bashku “T’Vërtetën t’Sjellim n’Bot’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 92–93).

Alma 56:45–48; 57:21

Unë mund të jem besnik/e ndaj asaj që më mësojnë prindërit e mi me drejtësi.

  • Ushtarët e rinj të Helamanit i mbanin sytë te besimi i nënave të tyre kur përballeshin me një sfidë të madhe. Mbase mund të lexoni tek Alma 56:46–48 me fëmijët tuaj dhe ftojini të mbajnë vesh për atë që u mësuan nënat këtyre të rinjve rreth besimit. Mund t’i pyetni ata se çfarë mësuan nga prindërit e tyre, ose të rritur të tjerë besnikë, rreth Shpëtimtarit. Përse është e rëndësishme që të bindemi “me përpikmëri”? (Alma 57:21.)

  • Si mund të siguroheni ju, si nënat e ushtarëve djalosharë, që fëmijët tuaj të jenë në dijeni për besimin tuaj te Perëndia? Një mënyrë është që të tregoni se si ndikon besimi juaj në jetën tuaj. Për shembull, si ju ka “shpëtuar” Ai kur nuk “dysh[uat]”?

nënë duke mësuar të birin

Seed of Faith [Fara e Besimit], nga Jay Ward

Alma 53:10–18

Unë mund t’i mbaj besëlidhjet e mia me Atin Qiellor.

  • Fëmijët tuaj mund të jenë në gjendje të flasin rreth një rasti kur dikush u bëri një premtim dhe e mbajti atë. Si u ndien ata kur premtimi u mbajt? Mund të lexoni tek Alma 53:10–18 dhe t’i ftoni fëmijët tuaj të kërkojnë mënyrën se si Helamani, populli i Amonit dhe bijtë e popullit të Amonit i bënë dhe i mbajtën premtimet ose besëlidhjet e tyre. Mund të tregoni se si Ati Qiellor ju bekon kur i mbani besëlidhjet tuaja.

Alma 61:3–14

Unë mund të zgjedh të mos jemi i/e zemëruar.

Merreni parasysh t’i ftoni fëmijët tuaj të mendojnë për një rast kur u akuzuan se bënë diçka që nuk e kishin bërë. Tregojuni atyre se si i ndodhi kjo Pahoranit (shihni tek Alma 60–61; shihni edhe te “Kapitulli 35: Kapiten Moroni dhe Pahorani”, Tregime të Librit të Mormonit, f. 95–97). Për të mësuar rreth mënyrës se si reagoi Pahorani, lexoni me radhë vargjet nga Alma 61:3–14. Çfarë bëri Pahorani kur Moroni e akuzoi atë? (Shihni tek Alma 61:2–3, 8–9.) Çfarë mësojmë rreth faljes nga shembulli i Shpëtimtarit? (Shihni te Lluka 23:34.)

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

dy mijë luftëtarët e rinj

It’s True, Sir, All Present and Accounted For [E Vërtetë, Zotëri, të Gjithë Janë të Pranishëm dhe Asnjë nuk Mungon], nga Clark Kelley Price.