Eja, Më Ndiq
30 Dhjetor – 5 Janar: “Rivendosja e Premtuar Shkon Përpara”: Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit


“30 Dhjetor – 5 Janar: ‘Rivendosja e Premtuar Shkon Përpara’: Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

dielli ngrihet në qiell

30 Dhjetor – 5 Janar: “Rivendosja e Premtuar Shkon Përpara”

Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit

Si e përkujtoni 200‑vjetorin e një ngjarjeje që ndryshoi botën? Ajo ishte pyetja që Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve përsiati teksa afrohej prilli 2020, që shenjonte 200 vjet që nga Vegimi i Parë i Jozef Smithit. “Vramë mendjen a duhej të ndërtohej një monument”, kujtoi Presidenti Rasëll M. Nelson. “Por teksa e morëm parasysh ndikimin e pashoq historik dhe ndërkombëtar të atij Vegimi të Parë, ndiem përshtypjen që të krijonim një monument jo prej graniti apo guri, por prej fjalësh – fjalë të proklamatës solemne dhe të shenjtë – shkruar, jo që të skaliten mbi ‘rrasa guri’, por më tepër që të gdhenden mbi ‘rrasa … mishi’ të zemrës sonë [2 Korintasve 3:3]” (“Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 90).

Monumenti me fjalë që krijuan ata, titullohet “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës”. Është një monument jo vetëm për Vegimin e Parë por edhe për gjithçka që ka bërë Jezu Krishti – dhe që ende po bën – që nga ajo kohë. Rivendosja e ungjillit të Tij nisi kur një person iu drejtua Perëndisë dhe e dëgjoi Atë. Ajo vazhdon po njësoj: një zemër, një përvojë e shenjtë çdo herë, përfshirë tuajën.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

“Perëndia i do fëmijët e Tij në çdo komb të botës.”

Sipas mendimit tuaj, pse një proklamatë rreth Rivendosjes do të fillonte me një deklaratë rreth dashurisë së Perëndisë? Ndërsa e studioni proklamatën, kërkoni shprehje të dashurisë së Perëndisë për “fëmijët e Tij në çdo komb të botës”. Si ju ka ndihmuar Rivendosja e ungjillit që ta ndieni dashurinë e Tij?

Shihni edhe te Gerit W. Gong, “Të Gjitha Kombet, Fiset dhe Gjuhët”, Liahona, nëntor 2020, f. 38–41.

Rivendosja nisi me një përgjigje ndaj një pyetjeje.

Mund të thuhet se Shpëtimtari e nisi Rivendosjen e ungjillit të Tij duke iu përgjigjur një pyetjeje. Çfarë mesazhi ndieni se ka proklamata mbi Rivendosjen për një person me pyetje rreth Perëndisë, ungjillit ose “shpëtimi[t të] shpirtit të tij [ose saj]”? Mund të studioni edhe vargjet te Joseph Smith – Historia 1:5–20 për të parë atë që mund të mësoni nga Jozef Smithi rreth gjetjes së përgjigjeve për pyetje mbi ungjillin.

Shihni edhe tek Topics and Questions [Tema dhe Pyetje], “Seeking Answers” [“Kërkimi i Përgjigjeve”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

pikturë e Jozef Smithit duke vështruar lart në një korije pemësh

Hollësi nga The Desires of My Heart [Dëshirat e Zemrës Sime], nga Walter Rane

ikona e seminarit
Jezu Krishti e ka rivendosur Kishën e Tij.

Çfarë dini rreth “Kish[ës së] Krishtit [të] kohës së Dhiatës së Re” të cilën Shpëtimtari e rivendosi nëpërmjet Jozef Smithit? Merreni parasysh studimin e këtyre shkrimeve të shenjta dhe renditjen e disa veçorive të Kishës së Tij:

Në vijim, mund t’i përkoni shkrimet e shenjta më sipër me ato më poshtë, të cilat përshkruajnë se si i rivendosi Jezu Krishti ato veçori të Kishës së Tij nëpërmjet Jozef Smithit:

Përse jeni mirënjohës për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit?

Plaku Xhefri R. Holland dhe bashkëshortja e tij, një herë u përpoqën të imagjinonin se si do të ishin ndier po të jetonin përpara se të rivendosej Kisha. “Çfarë do të donim të kishim?”, pyetën veten ata. Lexoni rreth përvojave të tyre te “Një Ndriçim i Përkryer i Shpresës” (Liahona, maj 2020, f. 81–82). Si ka ndihmuar Rivendosja që të përmbushen shpresat tuaja shpirtërore?

Shihni edhe tek Topics and Questions [Tema dhe Pyetje], “Apostasy and the Restoration of the Gospel” [“Braktisja dhe Rivendosja e Ungjillit”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

“Rivendosja e premtuar shkon përpara.”

A e keni menduar ndonjëherë veten si pjesë të Rivendosjes së ungjillit? Merrini parasysh këto fjalë nga Presidenti Diter F. Uhtdorf: “Ndonjëherë ne mendojmë për Rivendosjen e ungjillit si diçka të përfunduar, tashmë të lënë pas. … Në të vërtetë, Rivendosja është një proces i vazhdueshëm; ne po jetojmë në të pikërisht tani” (“A Po Flini Gjatë Rivendosjes?”, Liahona, maj 2014, f. 59).

Ndërsa përgatiteni të studioni se si u rivendos ungjilli në vitet 1800, mund të filloni duke përsiatur se si u rivendos ai në jetën tuaj. Lexojeni proklamatën mbi Rivendosjen me pyetje si këto në mendje: Si kam arritur ta di se kjo është e vërtetë? Si marr pjesë në Rivendosje sot?

“Qiejt janë hapur.”

Çfarë do të thotë për ju fraza “qiejt janë hapur”? Çfarë prove shihni te proklamata mbi Rivendosjen, në Kishë sot, në shkrimet e shenjta dhe në jetën tuaj, që qiejt janë hapur vërtet?

Mund edhe të përfshihni himnin “Mëngjesi Nis” (Himne, nr. 1) si pjesë të studimit tuaj. Çfarë gjeni në këtë himn që jua shton kuptueshmërinë rreth frazës “qiejt janë hapur”?

Shihni edhe te Kuentin L. Kuk, “Bekimi i Zbulesës së Vazhdueshme të Dhënë Profetëve dhe i Zbulesës Vetjake për ta Udhërrëfyer Jetën Tonë”, Liahona, maj 2020, f. 96–100.

Mësoni së bashku. Presidenti Nelson na ftoi: “Studiojeni [proklamatën mbi Rivendosjen] më vete dhe me pjesëtarët e familjes suaj dhe miqtë tuaj” (“Dëgjojeni Atë”, f. 92). Merreni parasysh se si mund t’i përfshini të tjerët në studimin tuaj.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

ikona 01 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

“Ne shpallim solemnisht.”

  • Ndërsa lexoni pjesë nga proklamata mbi Rivendosjen me fëmijët tuaj (ose shihni materialin filmik të Presidentit Nelson duke e lexuar), ndihmojini ata të gjejnë fjali që fillojnë me fraza si “ne shpallim” ose “ne dëshmojmë”. Çfarë të vërtetash po shpallin profetët dhe apostujt? Mbase ju dhe fëmijët tuaj mund të jepni vetë dëshmitë tuaja për disa nga po këto të vërteta.

    6:0

    Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit

    Presidenti Rasëll M. Nelson, bashkë me Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve, bën një proklamatë në dyqindvjetor mbi Rivendosjen e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit.

“Jozef Smith[i] … kishte pyetje.”

  • Fëmijëve tuaj mund t’iu duket interesante të eksplorojnë disa nga pyetjet që kishte Jozef Smithi, të cilat çuan në Rivendosjen e ungjillit të Shpëtimtarit. Ndihmojini ata të gjejnë disa shembuj te Joseph Smith – Historia 1:10, 29, 68. Si jemi bekuar ne sot për shkak se Perëndia iu përgjigj pyetjeve të Jozef Smithit?

  • Mund edhe t’u jepni një mundësi fëmijëve tuaj për të folur rreth pyetjeve që kanë. Çfarë mësojmë nga Jozef Smithi rreth mënyrës se si t’i gjejmë përgjigjet? (Shihni te Joseph Smith – Historia 1:8–17; shihni edhe strofat 3 dhe 4 të këngës “This Is My Beloved Son” [“Ky është Biri Im i Dashur”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 76.)

“Lajmëtarë qiellorë erdhën për ta udhëzuar Jozefin.”

  • Cilët ishin “lajmëtarë[t] qiellorë [që] erdhën për ta udhëzuar Jozefin”? Fëmijëve tuaj mund t’iu pëlqejë të kërkojnë figura të tyre te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit (shihni nr. 91, 93, 94, 95). Si ndihmoi secili prej këtyre lajmëtarëve “për ta rithemeluar Kishën e Jezu Krishtit”? Shkrimet e shenjta të sugjeruara te faqja e veprimtarisë për këtë javë mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

The Prophet Joseph Smith sitting on his bed in the Smith farm house. Joseph has a patchwork quilt over his knees. He is looking up at the angel Moroni who has appeared before him. Moroni is depicted wearing a white robe. The painting depicts the event wherein the angel Moroni appeared to the Prophet Joseph Smith three times in the Prophet's bedroom during the night of September 21, 1823 to inform him of the existence and location of the gold plates, and to instruct him as to his responsibility concerning the plates.

Jezu Krishti e ka rivendosur Kishën e Tij.

  • Si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj për të kuptuar se çfarë do të thotë që Kisha e Shpëtimtarit është rivendosur? Ndoshta ata mund të ndërtojnë një kullë të thjeshtë me kuba ose gota plastike dhe ta “rivendosin” ose rindërtojnë atë. Ose, nëse fëmijëve tuaj iu është dashur të zëvendësojnë diçka ngaqë iu humbi ose u dëmtua, mund ta krahasoni atë përvojë me rivendosjen nga Shpëtimtari të Kishës së Tij. Ndihmojini të gjejnë gjërat specifike që përmenden te proklamata mbi Rivendosjen, të cilat i rivendosi Shpëtimtari.

baba dhe fëmijë duke luajtur me kuba

“Qiejt janë hapur.”

  • Për ta ilustruar domethënien e frazës “qiejt janë hapur”, ndoshta mund t’u jepni një mesazh fëmijëve tuaj, së pari prapa një dere të mbyllur dhe më pas përmes një dere të hapur. Lërini edhe ata të japin një mesazh me radhë. Çfarë mesazhesh ka Jezu Krishti për ne? Cilat përvoja na kanë ndihmuar të dimë që qiejt janë hapur për ne?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.