Eja, Më Ndiq
21–27 Prill: “Nëse Nuk Jeni Një, Nuk Jeni të Mitë”: Doktrina e Besëlidhje 37–40


“21–27 Prill: ‘Nëse Nuk Jeni Një, Nuk Jeni të Mitë’: Doktrina e Besëlidhje 37–40”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 37–40”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

Pamja
Shenjtorët përgatiten të shpërngulen

Hollësi nga Saints Move to Kirtland [Shenjtorët Shpërngulen për në Kirtland], nga Sam Lawlor

21–27 Prill: “Nëse Nuk Jeni Një, Nuk Jeni të Mitë”

Doktrina e Besëlidhje 37–40

Për shenjtorët e hershëm, Kisha ishte më shumë se një vend për të dëgjuar ca predikim të dielën. Zbulesat përdorën fjalë si kauzë, mbretëri, Sion dhe mjaft shpesh fjalën punoni. Kjo mund të ketë qenë pjesë e asaj që i tërhoqi njerëzit te Kisha e rivendosur. Pavarësisht sa shumë e pëlqenin doktrinën, shumë njerëz gjithashtu dëshironin diçka të shenjtë së cilës mund t’ia përkushtonin jetën. Megjithëkëtë, bindja ndaj urdhrit të Zotit në vitin 1830 për t’u shpërngulur në Ohajo, nuk ishte e lehtë. Për shumë veta, kjo do të thoshte të largoheshin nga shtëpitë e rehatshme për në një vend kufitar të panjohur (shihni te “Zëra të Rivendosjes: Mbledhja në Ohajo”). Sot ne mund të shohim qartë atë që ata shenjtorë mund ta shihnin vetëm me syrin e besimit: Zoti kishte bekime të mëdha që i prisnin në Ohajo.

Nevoja për t’u mbledhur në Ohajo nuk është më si atëherë, por shenjtorët sot ende mblidhen përreth së njëjtës kauzë: të “sjell[in] Sionin” (Doktrina e Besëlidhje 39:13). Si ata shenjtorë të hershëm, ne na ftojnë t’i braktisim “përkujdesjet e botës” (Doktrina e Besëlidhje 40:2) dhe t’i mirëbesojmë premtimit të Zotit: “Do të m[errni] … një bekim kaq të madh, sa kurrë nuk e ke[ni] njohur” (Doktrina e Besëlidhje 39:10).

Shihni edhe te Saints [Shenjtorët], 1:109–111.

Pamja
ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 37–38

Perëndia na mbledh që të na bekojë.

Anëtarëve të Kishës në Fajet të Nju‑Jorkut, iu desh të bënin sakrifica të vështira për t’u shpërngulur në Ohajo (më shumë se 250 milje ose 400 km larg) në dimrin e vitit 1831. Ndërsa lexoni rreth urdhrit të Zotit te Doktrina e Besëlidhje 37:3–4, mund të mendoni për sakrificat që ka kërkuar Zoti prej jush. Më pas, ndërsa studioni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 38:1–33, kërkoni të vërtetat rreth Shpëtimtarit që ju japin besimin për ta ndjekur këshillën e Tij. Çfarë mësoni nga vargjet 11–33 rreth bekimeve të mbledhjes si ndjekës të Jezu Krishtit?

Doktrina e Besëlidhje 38:22

“Dëgjoni zërin tim e më ndiqni.”

Si mund ta bëni Jezu Krishtin “ligjdhënësi[n]” tuaj? Si ju bën zbatimi i ligjeve të Tij “një popull [të] lirë”?

Shihni edhe te 2 Nefi 2:26–27.

Doktrina e Besëlidhje 38:30

Nëse jam i/e përgatitur, nuk ka pse të kem frikë.

Kur e keni përjetuar parimin që zbuloi Zoti te Doktrina e Besëlidhje 38:30: “Nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni”? Teksa studioni seksionin 38, vini re se si Zoti i përgatit shenjtorët e Tij në mënyrë që ata të përballen me të ardhmen me guxim. Si do Ai që të përgatiteni për sfidat në mënyrë që të mos keni pse të frikësoheni?

Shihni edhe te Dejvid A. Bednar, “Ne do t’i Provojmë me Këtë”, Liahona, nëntor 2020, f. 8–11.

Doktrina e Besëlidhje 38:24–27

Pamja
ikona e seminarit
Perëndia do që të “je[m]i një”.

Shenjtorët që u mblodhën në Ohajo, erdhën nga një larmi rrethanash. E njëjta gjë ka të ngjarë të jetë e vërtetë edhe për njerëzit në lagjen tuaj. Por Zoti i urdhëron njerëzit e Tij të “jen[ë] një” (vargu 27). Si mund ta arrijmë këtë lloj bashkimi? Çfarë idesh ju vijnë ndër mend teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 38:24–27? Pse kemi nevojë të jemi të bashkuar në mënyrë që të jemi populli i Perëndisë?

Leximi i këtyre vargjeve mund t’ju frymëzojë edhe që të mendoni për marrëdhëniet tuaja, për shembull, me pjesëtarët e familjes, anëtarët e lagjes dhe anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit. Çfarë mund t’ju pengojë të jeni të bashkuar në Krisht? Si mund t’ju ndihmojë Shpëtimtari që të “jeni një”? Materialet filmike “A Friend to All” [“Mik me të Gjithë”] ose “Love in Our Hearts” [“Dashuri në Zemrat Tona”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] mund t’ju ndihmojnë t’u jepni përgjigje këtyre pyetjeve. Mund edhe të gjeni ide në mesazhin e Plakut Dejll G. Renland “Paqja e Krishtit e Shuan Armiqësinë”, Liahona, nëntor 2021, f. 83–85.

Si mund t’i ndihmoni këto grupe që të jenë më të bashkuar? Për shembull, merreni parasysh t’u dërgoni një pusullë dashamirëse ose t’ia shkruani në mesazh atë anëtarëve të kuorumit, klasës ose familjarëve. Për kë ju vjen frymëzimi që t’i shkruani?

Çfarë ju frymëzon nga shembulli i Shpëtimtarit tek Efesianëve 2:14, 18–22; 2 Nefi 26:24–28?

Shihni edhe te Kuentin L. Kuk, “Zemra të Thurura në Drejtësi dhe Bashkim”, Liahona, nëntor 2020, f. 18–21; “Doni Njëri‑Tjetrin”, Himne, nr. 203; Topics and Questions [Tema dhe Pyetje], “Belonging in the Church of Jesus Christ” [“Përkatësia në Kishën e Jezu Krishtit”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Pamja
të rinj në Afrikë

Doktrina e Besëlidhje 38:3939–40

Ati Qiellor dëshiron të më japë pasuritë e përjetësisë.

Sipas mendimit tuaj, cili është ndryshimi mes “pasuri[ve të] tokës” dhe “pasuri[ve të] përjetësisë”? (Doktrina e Besëlidhje 38:39.) Cilat përvoja ju kanë mësuar t’i vlerësoni pasuritë e përjetësisë?

Mbajeni këtë në mendje ndërsa lexoni për Xhejms Kovelin në seksionet 39–40 (përfshirë sfondin historik në krerët e seksioneve). Merrni parasysh se si përvoja e tij mund të gjejë zbatim për ju. Për shembull, mendoni për raste kur “zemra [juaj] … ishte tamam përpara [Perëndisë]” (Doktrina e Besëlidhje 40:1). Si u bekuat për besnikërinë tuaj? Gjithashtu mendoni se me çfarë “përkujdesje[sh] të botës” përballeni. Si mund t’ju pengojnë ta pranoni fjalën e Perëndisë “me gëzim”? (Doktrina e Besëlidhje 39:9; 40:2.) Çfarë gjeni në këto seksione që ju frymëzon të jeni më të bindur vazhdimisht ndaj Perëndisë?

Shihni edhe te Mateu 13:3–23.

Zbatimi i shkrimeve të shenjta në jetën tuaj. “Një mënyrë se si mund t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë lidhjen e [shkrimeve të shenjta] është duke bërë pyetje si këto: ‘Si mund t’ju ndihmojë kjo për diçka që po përjetoni tani?’ ‘Përse është e rëndësishme që ju ta dini këtë gjë?’ ‘Çfarë ndryshimi mund të sjellë kjo në jetën tuaj?’” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 23.) Pyetjet në këto veprimtari për seksionet Doktrina e Besëlidhje 39–40 janë shembuj të tjerë pyetjesh që mund të na ndihmojnë t’i zbatojmë këto zbulesa në jetën tonë.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

Pamja
ikona 02 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 3738:31–33

Perëndia na mbledh që të na bekojë.

Doktrina e Besëlidhje 38:24–27

Perëndia do që të “je[m]i një”.

  • Teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 38:24–25 me fëmijët tuaj, flisni rreth asaj se çfarë do të thotë ta vlerësoni vëllanë ose motrën tuaj si veten (shihni edhe te Mateu 7:12). Ndihmojini ta përsëritin shkrimin e shenjtë duke i zëvendësuar fjalët “vëllanë e tij” me emrat e njëri‑tjetrit.

  • Për t’u mësuar fëmijëve tuaj se çfarë do të thotë të “jeni një” (Doktrina e Besëlidhje 38:27), mund t’i ndihmoni të vizatojnë një numër 1 të madh dhe ta zbukurojnë atë me emra dhe vizatime ose fotografi të çdo personi në familjen ose klasën tuaj. Në krah të numrit 1, mund të shkruani gjërat që do të bëni për të qenë më të bashkuar.

  • Merreni parasysh të jepni një mësim me sende që ilustron se si gjërat mund të ndërthuren ose bashkohen që të bëhen një, të tilla si copa pëlhure që formojnë një jorgan, ose përbërësit që bëjnë një çyrek buke. Çfarë na mësojnë këta shembuj për mënyrën se si të bëhemi një si populli i Perëndisë?

Doktrina e Besëlidhje 38:30

Nëse jam i/e përgatitur, nuk ka pse të kem frikë.

  • Ndërsa lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 38:30, ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth përvojave të kohëve të fundit për të cilat u desh përgatitje. Më pas mund t’i pyesni fëmijët tuaj rreth gjërave për të cilat Ati Qiellor do që ne të përgatitemi. Tregojuni fëmijëve tuaj një përvojë në të cilën të qenit i/e përgatitur ju ndihmoi të mos frikësoheshit. Gjithashtu mund të shihni së bashku materialin filmik “Men’s Hearts Shall Fail Them” [“Zemrat e Njerëzve do të Mpaken”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].

Doktrina e Besëlidhje 39:6, 23

Kur konfirmohem, unë marr dhuratën e Frymës së Shenjtë.

  • Merreni parasysh të shfaqni një fotografi të dikujt që po konfirmohet. Kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë atë që po ndodh në fotografi. Mund edhe t’i ftoni të tregojnë me gisht fotografinë sa herë që të dëgjojnë fjalët Fryma e Shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 39:6, 23 (ose në një këngë si “Fryma e Shenjtë”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 56). Tregojini njëri‑tjetrit se si ju ka bekuar dhurata e Frymës së Shenjtë.

Pamja
vogëlushe duke u konfirmuar

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Shtyp në Letër