Eja, Më Ndiq
28 Prill – 4 Maj: “Ligji Im për të Qeverisur Kishën Time”: Doktrina e Besëlidhje 41–44


“28 Prill – 4 Maj: ‘Ligji Im për të Qeverisur Kishën Time’: Doktrina e Besëlidhje 41–44”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 41–44”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

Jezu Krishti

28 Prill – 4 Maj: “Ligji Im për të Qeverisur Kishën Time”

Doktrina e Besëlidhje 41–44

Kisha u rrit me shpejtësi në vitet 1830 dhe 1831, veçanërisht me një prurje anëtarësh të rinj në Kirtland të Ohajos. Kjo rritje qe entuziazmuese dhe inkurajuese për shenjtorët, por gjithashtu paraqiti disa sfida. Si e bashkoni një grup besimtarësh që po zgjerohet shpejt? Konkretisht, çfarë bëni kur ata sjellin doktrinë dhe praktika nga besimet e tyre të mëparshme fetare? Për shembull, kur Jozef Smithi mbërriti në Kirtland në fillim të shkurtit 1831, ai gjeti anëtarë të rinj duke ndarë pronësinë e përbashkët në një përpjekje të mirëfilltë për të imituar të krishterët e Dhiatës së Re (shihni te Veprat e Apostujve 4:32–37). Zoti bëri disa korrigjime dhe sqarime të rëndësishme mbi këtë dhe tema të tjera. Ai e bëri këtë gjerësisht nëpërmjet një zbulese të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 42 që Ai e quajti “ligji im për të qeverisur kishën time” (vargu 59). Në këtë zbulesë, ne mësojmë të vërteta që janë thelbësore për themelimin e Kishës së Zotit në ditët e mëvonshme. Dhe ne mësojmë se kemi shumë më tepër për të mësuar: “Në qoftë se do të kërkosh”, – premtoi Zoti, – “ti do të marrësh zbulesë pas zbulese, dituri pas diturie” (Doktrina e Besëlidhje 42:61).

Shihni edhe te Saints [Shenjtorët], 1:114–119.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 41

“Ai që e pranon ligjin tim dhe e bën atë, ai është dishepulli im.”

Nga fillimi i vitit 1831, shenjtorët po fillonin të mblidheshin në Ohajo. Ata ishin të paduruar të merrnin ligjin që Perëndia kishte premtuar t’ua zbulonte atje (shihni te Doktrina e Besëlidhje 38:32). Por fillimisht, Ai u mësoi se si dishepujt e Tij duhej të përgatiteshin për ta marrë ligjin e Tij. Çfarë parimesh gjeni te Doktrina e Besëlidhje 41:1–6 që do t’i ndihmonin shenjtorët për ta marrë ligjin e Perëndisë? Si mund t’ju ndihmojnë këto parime për të marrë udhëzim prej Tij?

Shihni edhe tek “A Bishop unto the Church,” në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 77–83.

Doktrina e Besëlidhje 42

Zoti më jep urdhërime ngaqë më do.

Shenjtorët e konsideruan zbulesën që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 42:1–72, të ishte një nga zbulesat më të rëndësishme që kishte marrë Profeti. Ishte një nga zbulesat e para që u botua. Për shumë vjet, shenjtorët e quajtën atë thjesht “ligji”. Ndërkohë që seksioni nuk i përfshin të gjitha urdhërimet ose ligjet e Zotit, është me vlerë të përsiatet pse këto parime qenë të rëndësishme për Kishën e saporivendosur. Përse janë të rëndësishme ato për ne sot?

Për shkak se seksioni 42 është relativisht i gjatë, mund të merrni parasysh ta studioni atë në pjesë më të vogla, si në vijim. Përcaktojini parimet që jepen mësim te secila dhe merreni parasysh mënyrën se si këto ligje janë një shenjë e dashurisë së Zotit për popullin e Tij.

Përse Perëndia na jep ligje dhe urdhërime? Në çfarë mënyrash jeni bekuar nga njohja dhe zbatimi i urdhërimeve?

Doktrina e Besëlidhje 42:30–42

“Të kujtosh të varfërit.”

Si pjesë e ligjit të zbuluar te seksioni 42, Zoti u mësoi shenjtorëve të Tij se si ata, si ndjekësit e Krishtit në lashtësi, mund t’i kenë “të gjitha gjërat e përbashkëta” (Veprat e Apostujve 2:44; 4 Nefi 1:3), pa “të varfër mes tyre” (Moisiu 7:18). Çfarë mësoni nga Doktrina e Besëlidhje 42:30–42 rreth mënyrës se si shenjtorët e jetuan ligjin e përkushtimit? (Të përkushtosh do të thotë ta veçosh diçka për një qëllim të shenjtë.)

Ndonëse nuk i kemi “të gjitha gjërat e përbashkëta” sot, në tempuj shenjtorët e ditëve të mëvonshme besëlidhin që ta jetojnë ligjin e përkushtimit. Si mund ta përkushtoni atë që Perëndia ju ka dhënë, për të bekuar njerëzit në nevojë? Ndoshta të kënduarit e një kënge si “Sepse Mua Shum’ m’Ësht’ Dhën” (Himne, nr. 136) mund t’ju japë ide.

Shihni edhe te Sheron Iubank, “Lutem që Ai do të na Përdorë”, Liahona, nëntor 2021, f. 53–56; “The Law”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 93–95.

Krishti dhe i riu pasanik

Christ and the Rich Young Ruler [Krishti dhe i Riu Pasanik], nga Heinrich Hofmann

Doktrina e Besëlidhje 42:61, 65–68; 43:1–16

ikona e seminarit
Perëndia jep zbulesë për të udhërrëfyer Kishën e Tij dhe për të më udhërrëfyer mua.

Imagjinoni sikur po bashkëbisedoni me një anëtar/e të ri/e të Kishës që është i/e gëzuar të dijë se Kisha udhërrëfehet nëpërmjet zbulesës. Si mund t’i përdorni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 43:1–16 për ta ndihmuar atë të mësojë modelin e Zotit për udhërrëfimin e Kishës së Tij nëpërmjet profetit të Tij? Si mund t’i përdorni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 42:61, 65–68 për të dhënë mësim rreth marrjes së zbulesës vetjake?

Cilat janë disa nga “gjërat paqësore” dhe gjërat e gëzueshme që keni marrë nga Zoti nëpërmjet Shpirtit të Tij?

Për të mësuar rreth mënyrës se si udhëheqësit e Kishës e kanë dëgjuar zërin e Zotit, mund të shihni një nga materialet filmike në koleksionin “Dëgjoje Atë” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Merreni parasysh të krijoni një material filmik tuajin, duke shpjeguar se si komunikon Zoti me ju.

Shihni edhe te Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 93–96; “All Things Must Be Done in Order”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 50–53.

Përdorni mësime me sende. Mësimet me sende ose ndihmat pamore mund t’i ndihmojnë njerëzit të cilëve u jepni mësim, t’i kuptojnë më mirë të vërtetat e ungjillit dhe t’i mbajnë mend ato më gjatë. Për shembull, mund të përdorni një figurëformuese, që formohet pjesë‑pjesë, për të dhënë mësim rreth marrjes “zbulesë pas zbulese, dituri pas diturie” (Doktrina e Besëlidhje 42:61).

ikona 03 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 41:5

Një dishepull/e është dikush që e merr ligjin e Perëndisë dhe i bindet atij.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të dinë se çfarë do të thotë të jesh një dishepull/e i/e Jezu Krishtit, mund të shkruani Doktrina e Besëlidhje 41:5 në një fletë letre, duke lënë hapësira boshe atje ku duhet të jetë fjala dishepull. Më pas ata mund të kërkojnë te vargu 5 fjalën që mungon. Sipas këtij vargu, çfarë do të thotë të jesh dishepull/e i/e Jezu Krishtit? Si po përpiqemi të jemi dishepuj më të mirë të Krishtit?

Doktrina e Besëlidhje 42:2

Jam i/e lumtur kur i bindem Zotit.

  • Fëmijëve tuaj mund t’iu pëlqejë të bëjnë një lojë që u kërkon të dëgjojnë me kujdes dhe të ndjekin udhëzimet. Mund ta përdorni këtë lojë për të folur rreth asaj se çfarë do të thotë fraza “vini re e dëgjoni dhe binduni” (Doktrina e Besëlidhje 42:2). Çfarë udhëzimesh na ka dhënë Ai? Si bekohemi kur iu bindemi ligjeve dhe urdhërimeve të Tij?

  • Mund ta plotësoni faqen e veprimtarisë për këtë javë me fëmijët tuaj. Mund edhe të këndoni një këngë rreth bindjes ndaj ligjeve të Perëndisë, të tillë si “Dua t’Jetoj Ungjillin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 72). Merreni parasysh t’i tregoni njëri‑tjetrit se si bindja ndaj ligjeve të Perëndisë ju ka sjellë lumturi.

    klasë e Fillores

Doktrina e Besëlidhje 42:38

Kur u shërbej të tjerëve, jam duke i shërbyer Jezu Krishtit.

  • Pasi të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 42:38, ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë mënyra se si mund t’i shërbejnë Jezusit duke u shërbyer të tjerëve. Ata mund të gjejnë disa ide nga materiali filmik “Pass It On” [“Përçojeni Atë”] (ChurchofJesusChrist.org). Ata mund edhe të vështrojnë figura të Shpëtimtarit duke ndihmuar të tjerët, duke shëruar të sëmurët ose duke qenë dashamirës ndaj fëmijëve (shihni te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 42, 47).

    2:3

    Pass It On

    Children around the world have taken President Thomas S. Monson's counsel to find a way to serve others.

    Jesus Christ (at the pools of Bethesda) lifting a blanket under which a crippled man lies. Christ is looking compassionately at the man and extending His hand toward him. Other people are gathered around the pools and around Christ.
  • Mund t’u tregoni fëmijëve tuaj një mandatdhurim “E Dhjeta dhe Oferta të Tjera” dhe të flisni rreth mënyrës se si ta përdorim atë për ta dhënë atë që kemi, që të bekojmë të tjerët (shihni edhe tek “Tithing and Donations Online”).

Doktrina e Besëlidhje 43:1–7

Vetëm profeti mund të marrë zbulesë për të gjithë Kishën.

  • Ftojini fëmijët tuaj të imagjinojnë sikur dikush ngrihet në një mbledhje dëshmish dhe i thotë lagjes se ka marrë një zbulesë për të gjithë Kishën (për shembull, një zbulesë se ne nuk duhet të hamë më karota ose se ne duhet t’i lajmë duart me qumësht në vend të ujit). Ai thotë se ne duhet ta dëgjojmë atë që thotë ai në vend që të dëgjojmë profetin. Çfarë do të ishte e gabuar këtu? Më pas mund të studioni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 43:1–7 që të zbuloni se si ia jep Zoti urdhërimet Kishës së Tij.

  • Mund të shfaqni gjithashtu figurën e profetit të gjallë dhe ftojini fëmijët tuaj të thonë diçka që ai e ka dhënë mësim kohët e fundit. Nëse atyre iu nevojitet ndihmë, tregojuni një pjesë materiali filmik ose fragment nga një mesazh i konferencës së përgjithshme më të fundit. Përse është një bekim të kemi një profet të gjallë sot?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Jozef Smithi duke dhënë mësim

Joseph Smith Preaching [Jozef Smithi Duke Predikuar], nga Sam Lawlor

faqja e veprimtarisë për fëmijët