Eja, Më Ndiq
19–25 Maj: “Ajo që Është prej Perëndisë, Është Dritë”: Doktrina e Besëlidhje 49–50


“19–25 Maj: ‘Ajo që Është prej Perëndisë, Është Dritë’: Doktrina e Besëlidhje 49–50”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 49–50”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

Pamja
agimi

19–25 Maj: “Ajo që Është prej Perëndisë, Është Dritë”

Doktrina e Besëlidhje 49–50

Shpëtimtari është “bariu [ynë] i mirë” (Doktrina e Besëlidhje 50:44). Ai e di se nganjëherë delet enden dhe shkretëtira ka shumë rreziqe. Ndaj Ai me dashuri na prin drejt sigurisë së doktrinës së Tij. Ai na prin larg prej rreziqeve të tilla si “shpirtra[ve] të rremë, të cilët janë shpërndarë nëpër botë, duke mashtruar botën” (Doktrina e Besëlidhje 50:2). Ta ndjekësh Atë shpesh do të thotë të mos i besosh më idetë apo zakonet e pasakta. Kjo ishte e vërtetë për Liman Koplin dhe të tjerët në Ohajo. Ata e kishin pranuar ungjillin e rivendosur, por ende vazhdonin të kishin disa bindje që thjesht nuk ishin të sakta. Te Doktrina e Besëlidhje 49, Zoti shpalli të vërteta që i korrigjuan bindjet e mëparshme të Limanit rreth temave të tilla si martesa dhe Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit. Dhe kur të kthyerit në besim në Ohajo “pranua[n] … shpirtra që nuk mund t’i kuptoni[n]”, Zoti u mësoi atyre se si t’i dallonin shfaqjet e vërteta të Shpirtit (Doktrina e Besëlidhje 50:15). Bariu i Mirë është i duruar me ne, “fëmijë[t e Tij] të vegjël”, që “duhet të rrite[m]i në hir dhe në diturinë e së vërtetës” (Doktrina e Besëlidhje 50:40).

Pamja
ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 49; 50:24

Jezu Krishti dëshiron që unë t’i përqafoj të vërtetat e ungjillit të Tij.

Përpara se të bashkohej me Kishën, Liman Kopli kishte qenë pjesë e një grupi fetar të njohur si Shoqata e Bashkuar e Besimtarëve në Shfaqjen e Dytë të Krishtit, e njohur edhe si shejkërat. Pas një bisede me Limanin, Jozef Smithi kërkoi sqarime nga Zoti për disa nga mësimet e shejkërve. Zoti iu përgjigj me zbulesën te seksioni 49. Disa nga bindjet e shejkërve përmenden në kreun e seksionit.

Çfarë dha mësim Zoti te seksioni 49 për të korrigjuar bindjet e shejkërve? Çfarë prove shihni në këtë zbulesë për dashurinë dhe shqetësimin e Tij për njerëzit që nuk e kanë plotësinë e së vërtetës së Tij? Si mund t’i ndihmoni ata me dashuri dhe interesim?

Çfarë ju bën përshtypje nga vëzhgimi i Zotit te vargu 2? Mund ta krahasoni këtë me atë që ndodh nëse shihni vetëm një pjesë të një filmi, shihni një pjesë të një figurëformueseje ose dëgjoni vetëm njërën palë në një zënkë. Si lidhet paralajmërimi i Zotit me vargun te Doktrina e Besëlidhje 50:24? Merreni parasysh atë që po bëni për të marrë më tepër dritë nga Zoti.

Shihni edhe te “Leman Copley and the Shakers”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 117–121.

Doktrina e Besëlidhje 49:15–17

Pamja
ikona e seminarit
Martesa midis burrit dhe gruas është thelbësore për planin e Perëndisë.

Në përpjekje për ta sabotuar planin e Atit Qiellor, Satani kërkon të krijojë pështjellim rreth martesës. Zoti, nga ana tjetër vazhdon të zbulojë të vërtetën rreth martesës nëpërmjet profetëve të Tij. Mund të gjeni ca nga kjo e vërtetë te Doktrina e Besëlidhje 49:15–17; Zanafilla 2:20–24; 1 Korintasve 11:11; dhe “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”. Bëni një listë me të vërtetat që gjeni. Përse është martesa kaq e rëndësishme për planin e Perëndisë?

Plaku Ulises Soares dha mësim se “ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit shpall parimin e bashkëpjesëmarrjes tërësore midis gruas dhe burrit, si në jetën në vdekshmëri ashtu edhe në përjetësitë” (“Në Bashkëpjesëmarrje me Zotin”, Liahona, nëntor 2022, f. 42). Mund ta studioni mesazhin e tij, duke kërkuar parimet “që e forcojnë bashkëpjesëmarrjen midis burrit dhe gruas”. Si mund t’i zbatoni këto parime në jetën tuaj? Po t’ju pyeste dikush nga një besim tjetër pse është e rëndësishme martesa, si do t’i përgjigjeshit? Përse jeni mirënjohës/e për këtë kuptueshmëri?

Shihni edhe te Tema dhe Pyetje, “Marriage” [“Martesa”], “Family” [“Familja”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Dejvid A. Bednar, “Marriage Is Essential to His Eternal Plan”, Ensign, qershor 2006, f. 83–84; “Renaissance of Marriage” [“Rilindja e Martesës”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Jini i/e ndjeshëm/me ndaj rrethanave individuale. Ndërkohë që martesa dhe jeta e lumtur familjare janë idealja në ungjillin e Jezu Krishtit, nuk kemi të gjithë mundësi t’i gëzojmë këto bekime ndërkohë që jemi në vdekshmëri. Gjatë diskutimit të kësaj teme, jini i/e ndjeshëm/me ndaj rrethanave të ndryshme individuale dhe familjare, veçanërisht për njerëzit që janë “duke pritur me durim Zotin” që të përmbushen premtimet e përjetshme (shihni te Doktrina e Besëlidhje 98:1–3).

Pamja
familje jashtë tempullit

Doktrina e Besëlidhje 50

Mësimet e Zotit mund të më mbrojnë nga mashtrimet e Satanit.

Anëtarët e rinj të Kishës në Ohajo ishin të etur për të marrë shfaqjet shpirtërore të premtuara në shkrimet e shenjta. Megjithatë, Satani, ishte i etur t’i mashtronte ata. Po t’ju kërkohej t’i ndihmonit këta anëtarë ta kuptonin se si t’i dallonin shfaqjet e vërteta të Frymës së Shenjtë, çfarë parimesh te Doktrina e Besëlidhje 50 do të thoshit? (Shihni veçanërisht vargjet 22–25, 29–34, 40–46.) Si ju ka ndihmuar Shpëtimtari ta bënit dallimin mes së vërtetës dhe së gabuarës?

Shihni edhe te 1 Korintasve 14:1–28; 2 Timoteut 3:13–17.

Doktrina e Besëlidhje 50:13–24

Mësuesit dhe nxënësit lartësohen së bashku me anë të Shpirtit.

Të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit siguron mundësi të shumta për të qenë mësues dhe nxënës, edhe në shtëpi, edhe në Kishë. Një mënyrë se si mund t’i studioni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 50:13–24 është të bëni vizatimin e një mësuesi dhe një nxënësi. Në krah të secilit, bëni një listë fjalësh dhe frazash nga këto vargje që ju mësojnë diçka rreth të mësuarit dhe mësimdhënies së ungjillit. Kur keni pasur përvoja që ju mësuan rëndësinë e Shpirtit në mësimdhënie dhe në të mësuar? Merrni parasysh se çfarë mund të bëni për t’i përmirësuar përpjekjet tuaja si nxënës dhe mësues të ungjillit.

Doktrina e Besëlidhje 50:23–25

“Ajo që është prej Perëndisë, është dritë.”

Ndërsa i përsiatni fjalët e Shpëtimtarit te Doktrina e Besëlidhje 50:23–25, mendoni se si e merrni dritën e Perëndisë në jetën tuaj dhe si e “largoni errësirën” tutje. Për shembull, si i udhërrëfejnë këto vargje zgjedhjet tuaja rreth mënyrës se si ta shpenzoni kohën tuaj? llojit të argëtimit ose të mjeteve të komunikimit që kërkoni? llojit të bashkëbisedimeve në të cilat të përfshiheni? Për çfarë vendimesh të tjera mund t’ju ndihmojnë këto vargje? Një himn si “Zoti më Ësht’ Drit’” (Himne, nr. 45) mund të frymëzojë mendime shtesë.

Shihni edhe tek “Ecni në dritën e Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 16–21.

Pamja
ikona 03 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 49:12–14

Unë mund ta ndjek Jezu Krishtin.

  • Për t’ua mësuar fëmijëve tuaj parimet në këto vargje, mund të përgatitni katër gjurmë këmbësh prej letre dhe katër figura që përfaqësojnë besimin te Jezu Krishti, pendimin, pagëzimin dhe marrjen e Frymës së Shenjtë (shihni figurat te faqja e veprimtarisë për këtë javë). Fëmijët tuaj mund t’i vendosin gjurmët e këmbëve në dysheme me figurat pranë tyre. Më pas mund të ecin me radhë mbi gjurmët e këmbëve ndërkohë që lexoni te Doktrina e Besëlidhje 49:12–14. Ndihmojini ata të kuptojnë se kur i bëjmë gjërat në këto figura, po ndjekim Jezu Krishtin.

  • Mund edhe t’i ftoni fëmijët tuaj t’i krahasojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 49:12–14 me Veprat e Apostujve 2:38 dhe me nenin e katërt të besimit. Çfarë ngjashmërish gjejnë? Përse këto të vërteta janë të rëndësishme?

Doktrina e Besëlidhje 49:15–17

Martesa midis burrit dhe gruas është thelbësore për planin e Perëndisë.

  • Për t’i paraqitur këto vargje, mund të shpjegoni që shejkërat ishin një grup fetar që besonin se njerëzit nuk duhej të martoheshin (shihni kreun e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 49). Ftojini fëmijët tuaj të gjejnë gjërat që Zoti dha mësim rreth martesës te Doktrina e Besëlidhje 49:15–17. Çfarë do të thotë që “martesa shugurohet nga Perëndia”? Ndoshta mund të lexoni së bashku tre paragrafët e parë të dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Më pas flisni rreth arsyes pse martesa dhe familja janë të rëndësishme për Atin Qiellor.

Doktrina e Besëlidhje 50:23–25

“Ajo që është prej Perëndisë, është dritë.”

  • Për të paraqitur vargjet te Doktrina e Besëlidhje 50:23–25, bisedoni me fëmijët tuaj rreth ndryshimit mes dritës dhe errësirës. Përse kemi nevojë për dritë? Mund të lexoni së bashku paragrafin e parë të pjesës “Ecni në dritën e Perëndisë” në broshurën Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (faqe 17) si dhe te Doktrina e Besëlidhje 50:23–25. Flisni për mënyrat se si e marrim dritën e Perëndisë dhe mënyrat se si mund ta largojmë tutje errësirën. Mund të këndoni më pas së bashku një këngë për dritën e tyre shpirtërore, të tillë si “Shkëlqe” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 96).

Doktrina e Besëlidhje 50:40–46

Jezu Krishti është Bariu im i Mirë.

  • Pasi të keni lexuar së bashku te Doktrina e Besëlidhje 50:40–46, ju mund të tregoni figurën e Shpëtimtarit në fund të këtij përvijimi dhe të bëni pyetje si këto: Çfarë ndien një bari për delet e Tij? Në ç’mënyrë Shpëtimtari është si një bari për ne?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
Bariu i Mirë

Gentle Shepherd [Bariu i Dhembshur], nga Yongsung Kim

Pamja
faqja e veprimtarisë për fëmijët

Shtyp në Letër