Eja, Më Ndiq
4–10 Gusht: “Qëndroni në Vende të Shenjta”: Doktrina e Besëlidhje 85–87


“4–10 Gusht: ‘Qëndroni në Vende të Shenjta’: Doktrina e Besëlidhje 85–87”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 85–87”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

familje duke iu afruar një tempulli

4–10 Gusht: “Qëndroni në Vende të Shenjta”

Doktrina e Besëlidhje 85–87

Dita e Krishtlindjes është zakonisht një kohë për të përsiatur mesazhe për “paqe mbi tokë” (shihni te Lluka 2:14). Por më 25 dhjetor 1832, mendja e Jozef Smithit ishte e pushtuar me kërcënimin e luftës. Shteti i Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara sapo e kishte kundërshtuar qeverinë dhe po përgatitej për betejë. Dhe Zoti zbuloi se ky ishte vetëm fillimi: “Lufta”, – shpalli Ai, – “do të derdhet mbi gjithë kombet” (Doktrina e Besëlidhje 87:2). Dukej se kjo profeci do të përmbushej shumë shpejt.

Por më pas nuk u përmbush. Brenda vetëm disa javësh, Karolina e Jugut dhe qeveria e SHBA‑së arritën një kompromis dhe lufta u shmang. Megjithatë, profecia nuk përmbushet gjithmonë në kohën ose në mënyrën që e presim. Gati 30 vjet më vonë, shumë kohë pasi u martirizua Jozef Smithi, Karolina e Jugut ngriti krye dhe pasoi lufta civile. Sot lufta anembanë botës vazhdon ta bëjë “tokë[n] … të vajtoj[ë]” (Doktrina e Besëlidhje 87:6). Kjo zbulesë vlen më pak për parashikimin se kur do të vijë një fatkeqësi dhe më shumë për të na mësuar se çfarë të bëjmë kur ajo vjen. Këshilla është e njëjtë në vitet 1831, 1861 dhe 2025: “Qëndroni në vende të shenjta dhe mos lëvizni” (vargu 8).

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 85:1–2

Zoti dëshiron që unë të “mbaj një histori”.

Vini re se çfarë dëshironte Zoti që të përfshihej në “histori[në]” që përshkruhet te Doktrina e Besëlidhje 85:1–2. Si mendoni, pse Ai dëshiron që shenjtorët e Tij të mbajnë një histori? Çfarë mund të shënonit për “mënyrën [tuaj] të jetesës, besimin dhe veprat [tuaja]” që mund të jenë bekim për ju dhe brezat e ardhshëm? Si mund t’ju ndihmojë mbajtja e një historie vetjake që të vini te Krishti?

Shihni edhe te “Journals: ‘Of Far More Worth than Gold’”, Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff (2011), f. 125–133; “Turning Hearts” [“Kthimi i Zemrave”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.

3:5

Doktrina e Besëlidhje 85:6

Shpirti flet me një “zë [të] vogël, [të] qetë”.

Përsiatini fjalët që përdori Jozef Smithi për të përshkruar Shpirtin te Doktrina e Besëlidhje 85:6. Në çfarë kuptimi është zëri i Shpirtit “i vogël” dhe “i qetë”? Merrini parasysh këto përshkrime të tjera që jepen nëpërmjet Jozef Smithit: Doktrina e Besëlidhje 6:22–24; 8:2–3; 9:7–9; 11:12–13; 128:1. Si ju flet Shpirti juve?

Shihni edhe te Lluka 24:32; Mosia 5:2; Alma 32:28; Helamani 5:30; Doktrina e Besëlidhje 6:22–23; 11:12–13.

Përdorni mësime me sende. Njerëzit e mbajnë mend më mirë një mësim për ungjillin kur shohin ose marrin pjesë në një mësim me sende të lidhur me atë që po mësojnë. Për shembull, kur të jepni mësim për zërin e qetë, të vogël të Shpirtit, ndoshta mund të vini një regjistrim të një muzike të shenjtë me zë të ulët dhe nxënësit mund të flasin rreth mënyrës se si i bën të ndihen muzika dhe sa e vështirë do të ishte ta dëgjonin nëse do të kishte zhurma shpërqendruese. Kjo mund të çojë në një diskutim rreth shpërqendrimeve në jetën tonë, të cilat nuk na lejojnë ta dëgjojmë zërin e qetë, të vogël.

e re duke lexuar shkrimet e shenjta

Shkrimet e shenjta e përshkruajnë zërin e Shpirtit si një zë të qetë, të vogël.

Doktrina e Besëlidhje 86

Të drejtët mblidhen te Krishti në ditët e fundit.

Doktrina e Besëlidhje 86 përmban një interpretim të shëmbëlltyrës së grurit dhe egjrës, që gjendet te Mateu 13:24–30, 37–43. Ndërsa mësoni rreth domethënies së kësaj shëmbëlltyre, merreni parasysh të plotësoni një tabelë si kjo:

Simbolet

Kuptime të mundshme

Pyetje për t’u përsiatur

Simbolet

Mbjellësit e farës

Kuptime të mundshme

Profetët dhe apostujt

Pyetje për t’u përsiatur

Çfarë lloj “farash” mbjellin profetët dhe apostujt?

Simbolet

Armiku

Kuptime të mundshme

Satani

Pyetje për t’u përsiatur

Si përpiqet kundërshtari ta ndalojë punën e Zotit?

Simbolet

Kuptime të mundshme

Pyetje për t’u përsiatur

Simbolet

Kuptime të mundshme

Pyetje për t’u përsiatur

Këtu janë disa pyetje të tjera për t’u marrë parasysh:

  • Pasi e interpretoi shëmbëlltyrën, Zoti foli për priftërinë, rivendosjen dhe shpëtimin e popullit të Tij (shihni vargjet 8–11). Çfarë lidhjesh shihni midis këtyre temave dhe shëmbëlltyrës së grurit dhe egjrave?

  • Cili është roli juaj në të qenit “një dritë për Johebrenjtë” dhe “një shpëtimtar për popullin [e Zotit]”? (Vargu 11).

Doktrina e Besëlidhje 87

ikona e seminarit
Paqja gjendet në “vende të shenjta”.

Profecia te seksioni 87 paralajmëron për rreziqet fizike të lidhura me luftën në ditët e fundit. Por këshilla në këtë zbulesë gjen zbatim edhe për rreziqet shpirtërore. Përsiatni pyetje si këto në vijim:

  • Një profeci është një zbulesë nga Perëndia për një profet, shpesh për të ardhmen. Cilët janë disa shembuj të profecive që kanë dhënë profetët e lashtë dhe bashkëkohorë? (Shihni te Gjoni 3:14; Mosia 3:5; Helamani 14:2–6.) Si u përmbushën ato? (Shihni te Lluka 23:33; Mateu 15:30–31; 3 Nefi 1:15–21.)

  • Cilat janë bekimet e pranimit të profecive të profetëve të Perëndisë?

Me ato mendime në mendje, lexoni te seksioni 87. (Për pak kontekst historik, nëse doni, mund edhe të lexoni hyrjen në këtë përvijim.) Çfarë mësoni rreth profecisë nga kjo zbulesë dhe mënyrës se si u përmbush ajo? Çfarë do t’i thoshit dikujt që dyshon te një profeci për shkak se ajo nuk përmbushet menjëherë?

Çfarë këshille jep Zoti te vargu 8? Cilat janë disa “vende të shenjta” ku mund të gjeni paqe dhe siguri? Çfarë e bën të shenjtë një vend? Përveç vendndodhjeve fizike, ndoshta ka raste të shenjta, praktika të shenjta ose mendime të shenjta që mund të sigurojnë paqe. Për shembull, si mund të jenë fjalët e profetëve të Perëndisë një vend i shenjtë për ju? Çfarë do të thotë “qëndroni” dhe “mos lëvizni” nga këto vende?

Shihni edhe te “Ku Ka Dashuri”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 138–139; Saints [Shenjtorët], 1:163–164; “Peace and War”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 158–164.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 03 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 85:6

Shpirti flet me një “zë [të] vogël, [të] qetë”.

  • Çfarë do të thoshin fëmijët tuaj nëse dikush do t’i pyeste se si e dinë kur Fryma e Shenjtë u flet atyre? Ftojini të lexojnë për një mënyrë se si Jozef Smithi e përshkroi zërin e Shpirtit te Doktrina e Besëlidhje 85:6. Ata mund të ushtrohen më pas për ta dëgjuar dhe për të folur me një zë të ulët. Mund edhe të tregoni përvoja kur Shpirti ju foli me një zë të qetë e të ulët.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë frazën “zëri i vogël, i qetë”, mund të vini një këngë të fëmijëve me shumë pak volum, të tillë si “Fryma e Shenjtë” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 56). Kërkojini njërit nga fëmijët të gjejë se cila këngë është ndërkohë që fëmijët e tjerë bëjnë zhurma shpërqendruese. Më pas mund ta përsëritni këngën pa shpërqendrime. Çfarë shpërqendrimesh mund të heqim nga jeta jonë për ta ndier Shpirtin më shpesh?

Doktrina e Besëlidhje 86

Unë mund të ndihmoj për t’i mbledhur njerëzit e Perëndisë.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kuptojnë shëmbëlltyrën që përshkruhet te seksioni 86, mund të përgatitni disa figura ose vizatime të vogla të grurit dhe t’i fshihni ato nëpër dhomë. Shpjegojuani fëmijëve tuaj shëmbëlltyrën e grurit dhe egjrës (shihni te Mateu 13:24–30) dhe lexojeni së bashku komentin e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 86:1–7. Më pas, fëmijët tuaj mund t’i mbledhin figurat e grurit dhe të shkruajnë mbi to emrin e dikujt që mund ta “mbl[edhin]” te Jezu Krishti. Çfarë do të thotë që të mblidhni njerëz te Jezu Krishti? Cilat janë disa mënyra se si mund ta bëjmë këtë?

Doktrina e Besëlidhje 86:11

Unë mund të jem një dritë për të tjerët.

  • Ja disa pyetje që mund t’ua bëni fëmijëve tuaj ndërsa diskutoni vargun te Doktrina e Besëlidhje 86:11: Si na bekon drita? Çfarë ndodh kur nuk kemi dritë? Si mund të jemi një dritë për njerëzit e tjerë? Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë mënyra se si mund të “vazhdo[jnë] në mirësinë [e Jezusit]” dhe ta ndajnë me të tjerët.

Doktrina e Besëlidhje 87:6; 8

Unë mund të “qëndro[j] në vende të shenjta”.

  • Lexoni së bashku vargun te Doktrina e Besëlidhje 87:6 për të mësuar rreth gjërave që tha Zoti se do të ndodhnin në ditët e mëvonshme. Më pas mund të flisni rreth disa prej sfidave me të cilat përballeni ju dhe fëmijët tuaj. Te vargu 8, çfarë tha Zoti se mund të bëjmë gjatë kohëve të vështira?

  • Ndihmojini fëmijët tuaj të bëjnë një listë të vendeve të shenjta, mendimeve të shenjta dhe veprimeve të shenjta që mund t’i ndihmojnë të përballen me rrezikun shpirtëror. Për ide, shihni materialet filmike “Standing in Holy Places” [“Qëndrimi në Vende të Shenjta”] dhe “Stand Ye in Holy Places—Bloom Where You’re Planted” [“Qëndroni në Vende të Shenjta – Lulëzoni Atje Ku Jeni Mbjellë”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].

    5:36
    4:36
nëna duke i treguar foshnjës së vet tempullin

Tempulli është një vend i shenjtë.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

gruri në fushë

Zoti e mbledh popullin e Tij si grurë.

faqja e veprimtarisë për fëmijët