“25–31 Gusht: ‘Merrni Plotësinë e Tij’: Doktrina e Besëlidhje 93”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 93”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025
25–31 Gusht: “Merrni Plotësinë e Tij”
Doktrina e Besëlidhje 93
“Kur ngjitni një shkallë”, – dha mësim Jozef Smithi, – “duhet të filloni nga fundi dhe të ngjiteni hap pas hapi derisa të arrini në majë; kështu është edhe me parimet e ungjillit – ju duhet të filloni në fillim dhe të vazhdoni derisa t’i mësoni të gjitha parimet e ekzaltimit” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 284).
Nganjëherë ajo shkallë e ekzaltimit duket tej mase e lartë, por ne kemi lindur për t’u ngjitur deri në majë me ndihmën e pandarë të Shpëtimtarit. Pavarësisht nga kufizimet që mund t’i shohim te vetja, Ati Qiellor dhe Biri i Tij shohin diçka të lavdishme te ne, diçka të perëndishme. Ashtu siç Jezu Krishti “ish[te] në fillim me Atin”, edhe “ju gjithashtu ishit” (Doktrina e Besëlidhje 93:21, 23). Ashtu siç Ai “vazhdoi nga hiri në hir, derisa mori një plotësi”, ashtu edhe “ju do të merrni hir pas hiri” (vargjet 13, 20). Ungjilli i rivendosur ju mëson rreth natyrës së vërtetë të Perëndisë dhe po ashtu ju mëson edhe për natyrën dhe vendmbërritjen tuaj të vërtetë. Ju jeni një fëmijë i mirëfilltë i Perëndisë me potencialin që “në kohën e përshtatshme të merrni plotësinë e tij” (vargu 19).
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Ashtu si Jezu Krishti, unë mund të përlëvdohem dhe të marr “plotësinë” e Perëndisë.
Profeti Jozef Smith dha mësim: “Nëse njerëzit nuk [e] kuptojnë karakterin e Perëndisë, ata nuk [e] kuptojnë vetveten” (Mësimet: Jozef Smith, f. 42). Ndërsa mësoni rreth Shpëtimtarit duke studiuar seksionin Doktrina e Besëlidhje 93, kërkoni edhe ato gjëra që mësoni rreth vetes suaj. Për shembull, çfarë mësoni rreth Tij nga vargjet 3, 12–13, 21 dhe 26? Çfarë të vërtetash të ngjashme gjeni rreth vetes te vargjet 20, 23 dhe 28–29? (Shihni edhe te 1 Gjon 3:2; 3 Nefi 27:27.) Pyetjet vijuese mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni dhe zbatoni të vërtetat në këtë seksion:
-
Çfarë mendoni do të thotë të marrësh “hir pas hiri” dhe të vazhdosh “nga hiri në hir”? (Vargjet 12–13.) Nëse ju ndihmon, mund të lexoni zërin “Hir” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].
-
Çfarë zbuloni në këtë zbulesë rreth mënyrës se si Perëndia ju ndihmon të rriteni dhe mësoni? Si ndikon njohuria për këtë te mënyra se si i trajtoni të tjerët dhe vetveten?
-
Çfarë mësoni rreth mënyrës “se si të adhuroni dhe … çfarë të adhuroni”? (Vargu 19; shihni edhe tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Adhuroj”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)
Lavdia e Perëndisë është dritë dhe e vërtetë.
Mund të vini re se fjalë si lavdia, drita dhe e vërteta përmenden shpesh në këtë zbulesë. Ndërsa i studioni vargjet 20–39 në veçanti, renditini të vërtetat që mësoni për këto koncepte. Bërja e një tabele si kjo mund të ndihmojë:
Vargu |
Çfarë mësoj |
Pyetje për t’u përsiatur |
---|---|---|
Vargu | Çfarë mësoj | Pyetje për t’u përsiatur Ka shumë mashtrime në botë. Si mund ta di të vërtetën? (Shihni edhe te Jakobi [LiM] 4:13.) |
Vargu | Çfarë mësoj | Pyetje për t’u përsiatur |
Vargu | Çfarë mësoj Perëndia është një qenie prej drite dhe të vërtete. | Pyetje për t’u përsiatur |
Vargu | Çfarë mësoj | Pyetje për t’u përsiatur Kë njoh që duket në gjendje t’u bëjë qëndresë ndikimeve të këqija? Pse është në gjendje ta bëjë këtë? |
Vargu | Çfarë mësoj | Pyetje për t’u përsiatur |
Vargu | Çfarë mësoj | Pyetje për t’u përsiatur |
Vargu Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 50:24. | Çfarë mësoj | Pyetje për t’u përsiatur |
Çfarë gjeni në këto vargje që ju frymëzon të kërkoni dritë dhe të vërtetë më të madhe? Pse drita dhe e vërteta janë tituj të mirë për Jezu Krishtin? (Shihni te Gjoni 8:12; 14:6.) Si ndikojnë këto të vërteta në jetën tuaj?
Mund edhe t’i mbani shënim premtimet rreth vendmbërritjes suaj të përjetshme në vargjet 20, 22, 28, 33–35. Cila është marrëdhënia mes këtyre premtimeve dhe marrjes së dritës?
Merreni parasysh të kërkoni te pjesa “Ecni në dritën e Perëndisë” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 18–21) për të gjetur atë që mund të bëni për marrë dritë dhe mënyrën se si premton Zoti t’ju bekojë. Materialet filmike “Light and Truth, Part 1” [“Drita dhe e Vërteta, Pjesa 1”] dhe “Part 2” [“Pjesa 2”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] mund t’ju japin ide shtesë.
Shihni edhe te “Mësom’ të Eci në Drit’”, Himne, nr. 199; Tema dhe Pyetje, “Holy Ghost” [“Fryma e Shenjtë”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Doktrina e Besëlidhje 93:40–50
“Vendos në rregull shtëpinë tënde.”
Urdhri që të “vendosësh në rregull shtëpinë tënde” (vargu 43) nuk ka të bëjë me sistemimin e dollapëve dhe të sirtarëve, por me mësimdhënien – dhe të mësuarit – në “dritë e të vërtetë” (vargu 42). Merreni parasysh se si po përpiqeni ta ndiqni këtë këshillë. Me çfarë sfidash po përballeni? Cilat të vërteta te Doktrina e Besëlidhje 93 mund të ndihmojnë?
Çfarë njohurish fitoni prej këtyre mësimeve nga Plaku Dejvid A. Bednar?
“Në zyrën time gjendet një pikturë e bukur e një fushe me grurë. Piktura është një koleksion i gjerë gjurmësh të veçanta peneli – asnjëra prej të cilave në veçanti nuk është shumë interesante apo mbresëlënëse. Në fakt, nëse qëndroni afër telajos, gjithçka mund të shihni është një masë vijëzimesh në dukje pa lidhje dhe jo tërheqëse me bojë të verdhë, të artë dhe kafe. Megjithatë, nëse ngadalë largoheni nga telajoja, gjithë gjurmët e veçanta të penelit ndërthuren së bashku dhe japin një tablo të mrekullueshme të një fushe me grurë. Shumë gjurmë të rëndomta e të veçanta peneli bashkëveprojnë mes tyre për të krijuar një pikturë magjepsëse dhe të bukur.
Secila lutje familjare, secili episod i studimit familjar të shkrimit të shenjtë dhe secila mbrëmje familjare në shtëpi është një gjurmë peneli në telajon e shpirtit tonë. As edhe një ndodhì nuk duket të jetë shumë mbresëlënëse apo e paharrueshme. Por ashtu si gjurmët e verdha, të arta dhe kafe të bojës, plotësojnë njëra‑tjetrën dhe japin një kryevepër mbresëlënëse, po ashtu [qëndrueshmëria] jonë në kryerjen e gjërave në dukje të vogla mund të çojë në rezultate shpirtërore thelbësore. ‘Prandaj, mos u lodhni së bëri mirë, sepse ju po ngrini themelin e një vepre të madhe. Dhe nga gjëra të vogla vjen ajo që është e madhe’ [Doktrina e Besëlidhje 64:33].” [Qëndrueshmëria] është [një] parim kyç ndërsa ngremë themelin e një vepre të madhe në jetën tonë vetjake dhe ndërsa bëhemi më të zellshëm e më të përfshirë në vetë shtëpitë tona” (“Më të Zellshëm dhe më të Përfshirë në Shtëpi”, Liahona, nëntor 2009, f. 19–20).
Shihni edhe te Henri B. Ajring, “Një Shtëpi ku Banon Shpirti i Zotit”, Liahona, maj 2019, f. 22–25.
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Jezu Krishti është Drita dhe Jeta e Botës.
-
Merreni parasysh të tregoni një figurë të Shpëtimtarit dhe t’i pyetni fëmijët tuaj pse është e rëndësishme që të mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe ta ndjekin Atë. Më pas mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 93:19 për të zbuluar një arsye të rëndësishme.
-
Nëse doni, mund të zgjidhni disa të vërteta rreth Krishtit te seksioni 93 që janë frymëzuese për ju dhe i ndihmojnë fëmijët tuaj t’i zbulojnë dhe kuptojnë ato (shihni edhe te “Kapitulli 33: Një Zbulesë rreth Jezu Krishtit”, në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 126–127, ose materialin filmik përkatës te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Për çdo të vërtetë që zgjodhët, mund t’u jepni fëmijëve tuaj një fjalë ose frazë për të cilën ata të mbajnë vesh ndërsa e lexoni vargun së bashku. Për shembull, Jezu Krishti:
Doktrina e Besëlidhje 93:23, 29, 38
Unë jetova me Atin Qiellor përpara se të vija në tokë.
-
Shpëtimtari theksoi tri herë te seksioni 93 se ne jetuam me Perëndinë “në fillim” (vargjet 23, 29, 38). Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj ta zbulojnë këtë, mund t’i ftoni ata të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 93:23, 29, 38 dhe të kërkojnë një të vërtetë rreth vetes së tyre që përsëritet në këto vargje. Përse dëshiron Ati Qiellor që ne ta dimë këtë të vërtetë? Mund edhe t’i pyetni fëmijët tuaj se çfarë dinë për jetën tonë me Atin Qiellor përpara se të lindeshim. Për t’i ndihmuar ata të mësojnë më shumë, lexoni me ta një ose më shumë nga fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta: Jeremia 1:5; Doktrina e Besëlidhje 138:53–56; Moisiu 3:5; Abraham 3:22–26.
-
Mund edhe të këndoni së bashku këngën “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3) ose “N’Qiell Jetova” (Liahona, prill 1999) dhe të diskutoni të vërtetat që mësojmë nga këto këngë rreth qëllimit tonë për ardhjen në tokë.
Doktrina e Besëlidhje 93:24–39
Unë marr dritë dhe të vërtetë teksa i bindem Perëndisë.
-
Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj që t’i vënë në jetë të vërtetat rreth bindjes te Doktrina e Besëlidhje 93, merreni parasysh të shkruani në fletë letre disa referenca të shkrimeve të shenjta nga ky seksion. Në fleta të ndryshme letre, shkruani të vërtetat që na mëson secili prej këtyre vargjeve. Fëmijët tuaj mund të punojnë së bashku për t’i lexuar vargjet dhe për t’i përputhur të vërtetat me referencat e shkrimeve të shenjta. Shembujt mund të përfshijnë:
-
Vargu 24: E vërteta është të dimë gjërat që janë reale në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
-
Vargu 28: Unë mund të marr dritë dhe të vërtetë teksa i zbatoj urdhërimet.
-
Vargu 37: Kur kam dritë dhe të vërtetë, jam në gjendje t’i bëj qëndresë së keqes.
-
Vargu 39: Unë e humbas dritën dhe të vërtetën kur jam i pabindur.
Nëse doni, mund të jepni shembuj të vërtetash që keni arritur t’i dini teksa i keni zbatuar urdhërimet e Zotit.
-