Eja, Më Ndiq
11–17 Gusht: “Ngrini … një Shtëpi të Perëndisë”: Doktrina e Besëlidhje 88


“11–17 Gusht: ‘Ngrini … një Shtëpi të Perëndisë’: Doktrina e Besëlidhje 88”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 88”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

mjedis për mbledhje sakramenti në një shtëpi të vogël

Shkolla e Profetëve u zhvillua në këtë dhomë.

11–17 Gusht: “Ngrini … një Shtëpi të Perëndisë”

Doktrina e Besëlidhje 88

Herë pas here, Zoti na jep një grimcë të “madhështi[s]ë dhe fuqi[s]ë” së Tij të pafundme (Doktrina e Besëlidhje 88:47) nëpërmjet zbulesave mahnitëse. Doktrina e Besëlidhje 88 është ajo lloj zbulese, një zbulesë rreth dritës, lavdisë dhe mbretërive që po të krahasohen, mund t’i bëjnë të duken të vogla shqetësimet tona tokësore. Ndonëse nuk mund ta kuptojmë fare, të paktën mund të ndiejmë se përjetësia përfshin shumë më tepër nga sa kemi kuptuar ndonjëherë. Sigurisht, Zoti nuk i tregoi këto të vërteta të mëdha që të na trembë ose të na bëjë të ndihemi të vegjël. Në fakt Ai premtoi: “Dita do të vijë kur ju do ta kuptoni edhe Perëndinë” (vargu 49; theksimi i shtuar). Ndoshta ishte për atë qëllim të lavdishëm që Zoti i urdhëroi shenjtorët e Tij në Kirtland të formonin Shkollën e Profetëve. “Organizoni veten tuaj”, – tha Ai. “Përgatisni çdo gjë të nevojshme; dhe ngrini … një shtëpi të Perëndisë” (vargu 119). Më shumë se kudo tjetër, është brenda shtëpisë së shenjtë të Perëndisë – dhe në shtëpitë tona – që Ai mund ta lartësojë vizionin tonë përtej botës së vdekshme, të na e “zbulojë … fytyrën e tij” dhe të na përgatitë të “duroj[m]ë një lavdi çelestiale” (vargjet 68, 22).

Shihni te Saints [Shenjtorët], 1:164–166.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 88

Jezu Krishti më ofron paqe.

Vetëm ca ditë pas paralajmërimit që lufta do të “derdhe[j] mbi gjithë kombet” (Doktrina dhe Besëlidhje 87:2), Zoti dha një zbulesë që Jozef Smithi e quajti “gjethja e ullirit”, e cila është një simbol tradicional i paqes (Doktrina e Besëlidhje 88, kreu i seksionit, shihni edhe te Zanafilla 8:11). Gjatë gjithë studimit tuaj të seksionit 88 këtë javë, kërkojini mesazhet e Zotit për paqe që ju drejtohen juve.

Doktrina e Besëlidhje 88:6–67

Drita dhe ligji vijnë nga Jezu Krishti.

Fjalët dritë dhe ligj përsëriten shumë herë në seksionin 88. Shenjoni ose mbani shënim vargje ku i gjeni këto fjalë te vargjet 6–67 dhe shkruajeni atë që mësoni rreth dritës dhe ligjit dhe rreth Jezu Krishtit. Çfarë ndiheni i frymëzuar të bëni për të marrë dritën dhe për ta jetuar “ligji[n e] Krishtit”? (Vargu 21.)

Shihni edhe tek Isaia 60:19; Gjoni 1:1–9; 3 Nefi 15:9; Timothi J. Daiks, “Drita Kapet pas Dritës”, Liahona, maj 2021, f. 112–115; Sheron Iubank, “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Liahona, maj 2019, f. 73–76.

familje duke lexuar shkrimet e shenjta së bashku

Shkrimet e shenjta përmbajnë ligjin e Krishtit.

Doktrina e Besëlidhje 88:62–64

“M’u afroni pranë.”

Çfarë përvojash ju kanë treguar që premtimet në këto vargje janë të vërteta? Cili është hapi juaj i radhës që t’i “afro[he]ni pranë” Krishtit? Merreni parasysh ta bëni himnin “Më Pran’, Per’ndi, tek Ti” (Himne, f. 52) pjesë të studimit dhe adhurimit tuaj.

Doktrina e Besëlidhje 88:67–76

Unë mund të bëhem i pastër nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Urdhri i Zotit “shenjtërojeni veten tuaj” shfaqet dy herë në seksionin 88 (vargjet 68, 74). Si mendoni, çfarë do të thotë kjo frazë? Mund t’i shqyrtoni disa nga fragmentet nën zërin “Shenjtërim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Si bëhemi të shenjtëruar? Le ta udhërrëfejë kjo pyetje studimin nga ana juaj të vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 88: 88–76 dhe mbajeni shënim çdo njohuri shpirtërore që fitoni.

Doktrina e Besëlidhje 88:77–80, 118–126

ikona e seminarit
“Kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit.”

Zoti u tha shenjtorëve të ngrinin “një shkollë [të] profetëve” në Kirtland (Doktrina e Besëlidhje 88:137). Një pjesë e madhe prej udhëzimit te seksioni 88 u mësoi atyre si ta bënin atë. Ky udhëzim mund t’ju ndihmojë dhe ju të “ngrini … një shtëpi mësimi” (vargu 119) në jetën tuaj. Në fakt, mund t’i shihni vargjet 77–80 dhe 118–126 si projekte për ta “shndërruar shtëpinë tuaj [ose jetën tuaj] në një qendër të të mësuarit të ungjillit” dhe “një shenjtërore besimi” (Rasëll M. Nelson, “Të Bëhemi Shenjtorë Shembullorë të Ditëve të Mëvonshme”, Liahona, nëntor 2018, f. 113). Mund të jetë interesante ta skiconi pamjen që mund të ketë “shndërr[imi]” juaj, përfshirë fraza nga këto vargje që ndieni se keni nevojë t’i vini në zbatim.

Mund t’ju ndihmojë edhe të eksploroni këto pyetje: Pse të mësuarit dhe arsimimi janë të rëndësishëm për Zotin? Çfarë do Ai që unë të studioj? Çfarë do Ai që unë të mësoj? Kërkojini përgjigjet për këto pyetje në vargjet 77–80 dhe në pjesën “E vërteta do t’ju bëjë të lirë” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 30–33).

Çfarë mendoni se do të thotë të mësoni “me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”? (Vargu 118.) Çfarë njohurish fitoni nga mesazhi i Plakut Matias Held “Kërkimi i Njohurisë nëpërmjet Shpirtit”? (Liahona, maj 2019, f. 31–33.)

Shihni edhe te Tema dhe Pyetje, “Seeking Truth and Avoiding Deception” [“Kërkimi i së Vërtetës dhe Shmangia e Mashtrimit”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “A School and an Endowment”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 174–182.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 01 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 88:33

Ati Qiellor jep dhurata të mira.

  • Mund të nisni një diskutim rreth vargut te Doktrina e Besëlidhje 88:33 duke u kërkuar fëmijëve tuaj të flasin për dhuratat që u janë dhënë, edhe për ato që i morën me gëzim dhe për ato që nuk i morën me gëzim. Ndoshta mund ta interpretojnë me gjeste marrjen e një dhurate me gëzim. Më pas mund të flisni për dhuratat që na jep Ati Qiellor (të tilla si dhurata e Frymës së Shenjtë). Si i marrim këto dhurata me gëzim?

Doktrina e Besëlidhje 88:63

Nëse e kërkoj Shpëtimtarin, unë do ta gjej Atë.

  • Doktrina e Besëlidhje 88:63 përmban fjalë vepruese që mund të frymëzojnë disa veprimtari argëtuese për t’i nxitur fëmijët tuaj të kërkojnë praninë e Zotit në jetën e tyre. Për shembull, a mund të mendoni ju dhe fëmijët tuaj një lojë për diskutimin e frazës “kërkoni me zell dhe do të më gjeni” (theksimi i shtuar) ose “trokisni dhe do t’ju çelet”?

Fëmijët kanë nevojë për larmi. “Shumica e fëmijëve mësojnë më mirë kur përfshihen shqisa të shumta. Gjeni mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që t’i përdorin shqisat e tyre të të shikuarit, dëgjuarit dhe të prekurit teksa mësojnë. Në disa situata, ju madje mund të gjeni mënyra për të përfshirë shqisat e tyre të të nuhaturit dhe të shijuarit!” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 32).

  • Për ta theksuar ftesën e Shpëtimtarit “m’u afroni pranë”, mund t’i kërkoni një fëmije të mbajë në duar një figurë të Jezusit (si figura në fund të këtij përvijimi) në një anë të dhomës ndërkohë që fëmijët e tjerë qëndrojnë në anën tjetër. Ndërkohë që fëmijët tuaj mendojnë për gjërat që mund të bëjnë për t’iu afruar më shumë Shpëtimtarit, ata mund të hedhin një hap drejt figurës dhe fëmija që mban figurën, mund të hedhë një hap drejt fëmijëve të tjerë. Flisni me fëmijët tuaj rreth mënyrës se si ju i afroheni më shumë Shpëtimtarit dhe se si Ai ju afrohet juve më shumë. Mund edhe të këndoni me ta një këngë rreth kësaj teme, si “T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 42–43).

Doktrina e Besëlidhje 88:77–80, 118

Ati Qiellor dëshiron që unë të mësoj.

  • Kërkojuni fëmijëve tuaj t’ju tregojnë rreth asaj që po mësojnë në shkollë ose Fillore. Mund edhe të tregoni disa gjëra që po mësoni ju vetë. Më pas mund t’u tregoni fëmijëve tuaj fjalët çfarë, pse dhe si. Ndihmojini ata të kërkojnë te vargjet te Doktrina e Besëlidhje 88:77–79 për të zbuluar çfarë do Zoti që ne të mësojmë. Më pas kërkoni së bashku te vargu 80 për të zbuluar pse Ai dëshiron që ne të mësojmë, dhe te vargu 118 për të zbuluar si duhet të mësojmë.

familje duke lexuar shkrimet e shenjta së bashku

“Kërkoni të mësoni … me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit.”

Doktrina e Besëlidhje 88:119

Shtëpia jonë mund të jetë e shenjtë si tempulli.

  • Ndërsa u lexoni fëmijëve tuaj te Doktrina e Besëlidhje 88:119, ata mund të bëjnë një majë tempulli me krahët e tyre sa herë të dëgjojnë fjalën “shtëpi”. Shpjegoni se Ati Qiellor dëshironte që Jozef Smithi dhe shenjtorët të ndërtonin një tempull, ose një “shtëpi të Perëndisë”.

  • Mund t’u kërkoni fëmijëve tuaj të zgjedhin shtatë fjalë që e përshkruajnë shtëpinë e tyre. Më pas ndihmojini ata të gjejnë te Doktrina e Besëlidhje 88:119 shtatë fjalë që Zoti i përdor për të përshkruar shtëpinë e Tij. Si mund ta bëjmë shtëpinë tonë një “shtëpi të Perëndisë”?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Krishti duke u kthyer

Be Not Afraid [Mos Kini Frikë], nga Michael Malm

faqja e veprimtarisë për fëmijët