Eja, Më Ndiq
Zëra të Rivendosjes: Kampi i Sionit


“Zëra të Rivendosjes: Kampi i Sionit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Kampi i Sionit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

ikona zëra të rivendosjes

Zëra të Rivendosjes

Kampi i Sionit

Për shkak se Kampi i Sionit nuk i rivendosi kurrë shenjtorët në tokat e tyre në kontenë Xhekson, shumë njerëz ndien se puna e tyre qe një dështim. Sidoqoftë, shumë pjesëmarrës të Kampit të Sionit vështruan pas te përvojat e tyre dhe panë se si Zoti përmbushi një qëllim më të lartë në jetën e tyre dhe në mbretërinë e Tij. Ja tek janë disa prej dëshmive të tyre.

Jozef Smithi

One drawing in pencil, charcoal and ink on paper.  A left profile, head/shoulders portrait of Joseph Smith; drawn basically in charcoal, highlighted with white paint and black ink.  titled at bottom "Jospeh Smith the Prophet."  Signed at left shoulder "Drawn from the most authentic sources by Dan Weggeland"  A drawn border surrounds it.  No date apparent.

Mbi 40 vjet pas Kampit të Sionit, Jozef Jangu, i cili kishte qenë një anëtar i kampit, raportoi se Jozef Smithi tha sa vijon:

“Vëllezër, disa prej jush janë të mërzitur me mua, për shkak se nuk luftuat në Misuri, por më lini t’ju them, Perëndia nuk donte që ju të luftonit. Ai nuk do të mund ta organizonte mbretërinë e Tij me dymbëdhjetë burra për t’u hapur dyert e ungjillit kombeve të tokës dhe me shtatëdhjetë burra nën drejtimin e tyre që të ndiqnin gjurmët e tyre, nëse Ai nuk do t’i merrte ata nga një grup burrash, të cilët kishin ofruar jetën e tyre dhe të cilët kishin bërë një sakrificë po aq të madhe sa bëri Abrahami.

Tani, Zoti i ka Të Dymbëdhjetët dhe Të Shtatëdhjetët e Tij dhe do të ketë kuorume të tjera të Të Shtatëdhjetëve që do të thirren, të cilët do ta bëjnë sakrificën dhe ata që nuk i kanë bërë sakrificat dhe ofertat e tyre tani, do t’i bëjnë që këtej e tutje.”

Brigam Jangu

Photograph of Brigham Young in stately side pose.

“Kur mbërritëm në Misuri, Zoti i foli shërbëtorit të Tij, Jozefit, dhe i tha: ‘E kam pranuar ofertën tënde’ dhe patëm privilegjin të ktheheshim sërish. Kur mbërrita, shumë miq më pyetën se ç’dobi kishte të thirreshin burra që ta linin punën e tyre e të shkonin në Misuri dhe pastaj të ktheheshin, ndoshta pa përmbushur asgjë. ‘Kujt do t’i leverdiste kjo?’ – pyetën ata. ‘Nëse Zoti urdhëroi njëmend që ajo të bëhej, cili qe vizioni i Tij për këtë?’ … U thashë atyre vëllezërve se më kishin paguar mirë – më kishin paguar me interes të lartë – po, se qenia ime u mbush plot e përplot me njohurinë që e mora duke udhëtuar me Profetin.”

Uillford Udrafi

Photograph of Brigham Young in stately side pose.

“Isha në Kampin e Sionit me Profetin e Perëndisë. Pashë se si Perëndia vepronte me të. Pashë fuqinë e Perëndisë tek ai. Pashë se ai ishte një Profet. Ajo që iu shfaq atij me anë të fuqisë së Perëndisë lidhur me atë mision, ishte me vlerë të madhe për mua dhe për të gjithë njerëzit që i morën udhëzimet e tij.”

“Kur anëtarët e Kampit të Sionit u thirrën, shumë prej nesh nuk i kishim parë kurrë fytyrat e njëri-tjetrit; nuk njiheshim me njëri-tjetrin dhe shumë veta nuk e kishin parë kurrë profetin. Ishim shpërndarë jashtë vendit, sikurse drithi i shkuar në shoshë, në mbarë kombin. Ishim të rinj dhe ishim thirrur në ato ditë të hershme të shkonim e të shëlbonim Sionin dhe atë që duhej të bënim, duhej ta bënim me besim. Ne u mblodhëm bashkë nga shtete të ndryshme në Kirtland dhe shkuam ta shëlbonim Sionin, si përmbushje të urdhërimit të Perëndisë ndaj nesh. Perëndia i pranoi veprat tona sikurse bëri me veprat e Abrahamit. Ne përmbushëm një punë të madhe, edhe pse braktisësit dhe jobesimtarët bënë shpesh herë pyetjen: ‘Çfarë keni bërë ju?’ Ne fituam një përvojë që kurrë nuk do të mund ta kishim fituar [në] ndonjë mënyrë tjetër. Ne patëm privilegjin të shihnim fytyrën e profetit dhe patëm privilegjin të udhëtonim një mijë e gjashtëqind kilometra me të, dhe të shihnim ndërveprimet e Shpirtit të Perëndisë me të, dhe zbulesat e Jezu Krishtit drejtuar atij, dhe përmbushjen e atyre zbulesave. Dhe ai mblodhi gati dyqind pleq nga i gjithë kombi në ato ditë të hershme dhe na dërgoi që ta njoftonim botën për të predikuar ungjillin e Jezu Krishtit. Po të mos kisha shkuar me Kampin e Sionit, nuk do të isha këtu sot [në Solt-Lejk-Siti, duke shërbyer në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve]. … Duke shkuar atje, ne hymë në vresht për të predikuar ungjillin dhe Zoti i pranoi punët tona. Dhe në të gjitha punët dhe përndjekjet tona, shpesh duke vënë jetën në rrezik, na duhej të punonim dhe të jetonim me anë të besimit.”

“Përvoja që mor[ëm] gjatë udhëtimit me Kampin e Sionit kishte vlerë më të madhe sesa ari.”

Shënime

  1. Në Joseph Young Sr., History of the Organization of the Seventies (1878), f. 14.

  2. “Discourse”, Deseret News, 3 dhjetor 1862, f. 177.

  3. Në Conference Report, prill 1898, f. 29–30; shihni edhe tek Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff (2004), f. 135.

  4. “Discourse”, Deseret News, 22 dhjetor 1869, f. 543; shihni edhe tek Teachings: Wilford Woodruff, f. 138.

  5. Deseret News: Semi-Weekly, 27 korrik 1880, f. 2; shihni edhe tek Teachings: Wilford Woodruff, f. 138.