Eja, Më Ndiq
15–21 Shtator: “Pas Shumë Shqetësimi … Vjen Bekimi”: Doktrina e Besëlidhje 102–105


“15–21 Shtator: ‘Pas Shumë Shqetësimi … Vjen Bekimi’: Doktrina e Besëlidhje 102–105”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 102–105”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

Kampi i Sionit

C.C.A. Christensen (1831–1912), Zion’s Camp [Kampi i Sionit], rreth 1878, bojë tempera në kanavacë muslinë, 196 x 287 centimetra. Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, dhuratë nga nipërit dhe mbesat e C.C.A. Christensen‑it, 1970.

15–21 Shtator: “Pas Shumë Shqetësimi … Vjen Bekimi”

Doktrina e Besëlidhje 102–105

Shenjtorëve në Kirtland iu copëtua zemra kur dëgjuan se vëllezërit dhe motrat e tyre në kontenë Xhekson, Misuri, po dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duhet të ketë qenë inkurajuese, në atë kohë, kur Zoti shpalli se “shëlbimi i Sionit” do të vinte “me anë të fuqisë” (Doktrina e Besëlidhje 103:15). Me atë premtim në zemrat e tyre, mbi 200 burra dhe rreth 25 gra e fëmijë u regjistruan në atë që e quajtën Kampi i Izraelit, i njohur më vonë si Kampi i Sionit. Misioni i tij ishte që të marshonte drejt Misurit dhe të shëlbonte Sionin.

Për anëtarët e kampit, shëlbimi i Sionit nënkuptonte rivendosjen e shenjtorëve në tokat e tyre. Por pak para se të mbërrinin në kontenë Xhekson, Zoti i tha Jozef Smithit që ta shpërbënte Kampin e Sionit. Disa anëtarë të kampit u pështjelluan dhe u mërzitën; dukej se ekspedita kishte dështuar dhe që premtimet e Zotit nuk u përmbushën. Sidoqoftë, të tjerë e panë ndryshe. Ndonëse shenjtorët e dëbuar nuk i morën më mbrapsht tokat dhe shtëpitë e tyre, përvoja solli vërtet një masë “shëlbimi” për Sionin dhe vërtet “[erdhi] me anë të fuqisë”. Anëtarët besnikë të Kampit të Sionit, shumë prej të cilëve më vonë u bënë udhëheqës të Kishës, dëshmuan se përvoja ua thelloi besimin te fuqia e Perëndisë, te thirrja hyjnore e Jozef Smithit dhe te Sioni – jo vetëm te Sioni si vend, por te Sioni si populli i Perëndisë. Në vend që ta vinin në pikëpyetje vlerën e kësaj detyre në dukje të pasuksesshme, ata mësuan se detyra e vërtetë është të ndjekim Shpëtimtarin, madje edhe kur nuk kuptojmë gjithçka. Kjo është mënyra se si Sioni do të shëlbohet, si përfundim.

Shihni te Saints [Shenjtorët], 1:194–206; “The Acceptable Offering of Zion’s Camp”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 213–218.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 102:12–23

Cili është qëllimi i këshillave të anëtarësisë?

Seksioni 102 përmban protokollin e mbledhjes në Kirtland të Ohajos, ku u organizua këshilli i parë i lartë i Kishës. Në vargjet 12–23, Zoti i përshkroi procedurat që ndjekin këshillat e lartë kur mbajnë këshilla anëtarësie për ata që kanë kryer shkelje të rënda.

Presidenti M. Rasëll Ballard dha mësim: “Anëtarët ndonjëherë pyetin përse mbahen këshilla [anëtarësie] të Kishës. Qëllimi është i trefishtë: të shpëtojë shpirtin e shkelësit, të mbrojë të pafajshmin dhe të ruajë pastërtinë, integritetin dhe emrin e mirë të Kishës” (“A Chance to Start Over: Church Disciplinary Councils and the Restoration of Blessings”, Ensign, shtator 1990, f. 15).

Shihni edhe te Tema dhe Pyetje, “Membership Councils” [“Këshillat e Anëtarësisë”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Doktrina e Besëlidhje 103:1–12, 36; 105:1–19

Sioni mund të ndërtohet vetëm mbi parimet e drejtësisë.

Përse shenjtorët e humbën tokën e tyre të premtuar në Misuri? Mund të ketë pasur shumë arsye, të paktën një, – tha Zoti, – ishte “shkeljet e popullit [të Tij]”. Po të mos ishte prej kësaj, Sioni “mund të ish[te] shëlbuar” (Doktrina e Besëlidhje 105:2). Teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 103:1–12, 36; 105:1–19, ju mund të vini re disa gjëra që e penguan ngritjen e Sionit në Misuri dhe të tjera gjëra që mund të kishin ndihmuar. Çfarë mësoni që mund t’ju ndihmojë ta ngrini Sionin në zemrën, shtëpinë tuaj dhe komunitetin tuaj?

Doktrina e Besëlidhje 103:12–13, 36; 105:1–6, 9–19

ikona e seminarit
Bekime vijnë pas sprovave të besimit.

Në shumë mënyra, pjesëmarrja në Kampin e Sionit ishte një sprovë besimi. Udhëtimi ishte i gjatë, moti ishte i nxehtë dhe ushqimi e uji nganjëherë ishin me pakicë. Dhe pas gjithçkaje që duroi, Kampi i Sionit prapë nuk pati sukses për t’i kthyer shenjtorët në tokën e tyre. Përfytyroni sikur të kishit mundësinë t’i shkruani një letër një anëtari/eje të Kampit të Sionit besimi i të cilit/ës te Zoti u lëkund nga përvoja e tij ose saj. Çfarë mund të thoshit për ta inkurajuar këtë person? Çfarë të vërtetash gjeni te Doktrina e Besëlidhje 103:5–7, 12–13, 36; 105:1–6, 9–19 që mund të ndihmojnë?

Më pas mund të mendoni për një shembull më bashkëkohor të një sprove si Kampi i Sionit, të tillë si një misionar/e që punon fort, por askush nuk i bashkohet Kishës për shkak të përpjekjeve të tij ose saj. Bazuar tek ajo që keni studiuar, si do ta ndihmonit atë misionar/e të kuptojë se misioni i tij ose saj qe gjithsesi i suksesshëm?

Si ju ka bekuar Zoti “pas shumë shqetësimi”? (Doktrina e Besëlidhje 103:12.)

Shihni edhe te 1 Nefi 11:16–17; Alma 7:11–12; Doktrina e Besëlidhje 6:33–36; 84:88; 101:35–36; David A. Bednar, “On the Lord’s Side: Lessons from Zion’s Camp”, Ensign, korrik 2017, f. 26–35, ose Liahona, korrik 2017, f. 14–23; Tema dhe Pyetje, “Endure to the End” [“Durimi deri në Fund”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Sa i Fort’ një Themel”, Himne, nr. 41.

Përgatituni duke studiuar kontekstin historik të zbulesave. Të kuptuarit e mjedisit të zbulesave te Doktrina e Besëlidhje mund t’ju ndihmojë t’i kuptoni dhe zbatoni parimet që jepen mësim tek to. Eja, Më Ndiq siguron hallka lidhëse për te shumë nga këto burime. Për seksionet te Doktrina e Besëlidhje 102–105, shihni te Saints [Shenjtorët], 1:194–206; “The Acceptable Offering of Zion’s Camp”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 213–218 dhe “Zëra të Rivendosjes: Kampi i Sionit”.

lumë në Misuri, SHBA

Kampi i Izraelit ngriti fushimin përgjatë brigjeve të lumit Litëll‑Fishing.

Cili është qëllimi i sprovave?

Merreni parasysh këshillën e Plakut Orson F. Uitni rreth qëllimit të sprovave: “Asnjë dhembje që ne vuajmë, asnjë sprovë që ne përjetojmë, nuk shkon kot. Ajo i shërben edukimit tonë, zhvillimit të cilësive të tilla si durimi, besimi, guximi dhe përulësia. Gjithçka që vuajmë dhe gjithçka që durojmë, veçanërisht kur e përballojmë atë me qëndrueshmëri, e forcon karakterin tonë, i pastron zemrat tona, i ngre shpirtrat tanë dhe na bën më të butë dhe të dashur, më të denjë që të quhemi fëmijët e Perëndisë … dhe është përmes dhembjes dhe vuajtjes, rraskapitjes dhe fatkeqësisë, që fitojmë edukimin të cilin erdhëm që ta marrim këtu dhe i cili do të na bëjë më shumë si Ati ynë dhe Nëna jonë në qiell” (në Spencer W. Kimball, Faith Precedes the Miracle [1972], f. 98).

Doktrina e Besëlidhje 104:11–18, 78–83

Zoti më ka bërë një “kujdestar mbi bekime tokësore”.

Përveç sprovave në Misuri, në vitin 1834 Kisha hasi vështirësi financiare, përfshirë borxhe dhe shpenzime të mëdha. Te seksioni 104 Zoti dha këshillë mbi gjendjen financiare të Kishës. Si mund t’i vini në zbatim parimet në vargjet 11–18 dhe 78–83 për vetë vendimet tuaja financiare?

Shihni edhe tek “Treasure in Heaven: The John Tanner Story” [“Thesar në Qiell: Historia e Xhon Tenërit”] dhe “The Labor of His Hands” [“Puna e Duarve të Tij”] (materiale filmike), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

2:3
3:42

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 01 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 103:9

Unë mund të jem “një dritë për botën” duke e ndjekur Jezusin.

  • Mund t’i ftoni fëmijët tuaj të mbajnë figura të një llambe, një qiriu ose një burimi tjetër drite ndërkohë që lexoni te Doktrina e Besëlidhje 103:9. Si mund të jemi një dritë për të tjerët kur e ndjekim Jezu Krishtin? Shihni edhe te “Jezus’ më Do Rreze Dielli” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 38).

qiri i ndezur

Unë mund të jem një dritë për të tjerët kur e ndjek Jezu Krishtin.

Doktrina e Besëlidhje 104:13–18

Zoti dëshiron që unë t’u jap nga gjërat që kam, njerëzve në nevojë.

  • Nëse doni, mund t’u jepni fëmijëve tuaj disa minuta kohë që të bëjnë një listë të bekimeve që Perëndia ua ka dhënë (të tilla si ushqimet, veshjet, talentet, besimi dhe një shtëpi). Nxitini të renditin sa më shumë që munden. Më pas mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 104:13–18, duke kërkuar përgjigjet ndaj pyetjeve si këto: Kush është zotëruesi i vërtetë i të gjitha gjërave? Çfarë dëshiron Ai që ne të bëjmë me këto gjëra? Ju dhe fëmijët tuaj mund të tregoni përvoja në të cilat dikush ju dha diçka që ju nevojitej (shihni edhe te “The Coat” [“Palltoja”] [material filmik], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

    2:7

Doktrina e Besëlidhje 104:42

Zoti do të më bekojë teksa i zbatoj urdhërimet e Tij.

  • Disa herë te seksioni 104 Zoti premton “një shumëllojshmëri bekimesh” për njerëzit që u binden besnikërisht urdhërimeve të Tij. Për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë se çfarë do të thotë “shumëllojshmëri”, mund të vizatoni një rreth dhe t’u kërkoni fëmijëve tuaj t’ju ndihmojnë ta shumoni numrin me rrathë të llojeve të ndryshme, duke vizatuar dy, më pas katër, pastaj tetë, më pas gjashtëmbëdhjetë e kështu me radhë. Çdo herë që shtoni rrathë, ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për një bekim që Ati Qiellor ua ka dhënë atyre.

Doktrina e Besëlidhje 105:38–40

Unë mund të jem paqebërës.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të mësojnë historinë e Kampit të Sionit, mund të tregoni historinë te “Kapitulli 36: Kampi i Sionit” (në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 135–139, ose materialin filmik përkatës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ndaloni herë pas here për të folur rreth mësimeve që mund të nxjerrim nga Kampi i Sionit, për shembull, atë që Zoti dëshiron që ne të jemi plot paqe dhe të punojmë së bashku në vend që të grindemi dhe zihemi (shihni edhe te Rasëll M. Nelson, “Kërkohen Paqebërës”, Liahona, maj 2023, f. 98–101).

    3:30
  • Mund edhe të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 105:38–40 dhe kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë çdo herë që dëgjojnë fjalët “paqe” dhe “paqeje”. Shpjegoni se Zoti dëshironte që shenjtorët të kishin paqe me njerëzit që nuk ishin të mirë me ta. Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë gjëra që mund t’i bëjnë, që të jenë paqebërës, dhe ftojini t’i interpretojnë me role këto situata.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

pikturë e Kampit të Sionit

Zion’s Camp (Zion’s Camp at Fishing River) [Kampi i Sionit (Kampi i Sionit pranë lumit Fishing)], nga Judith A. Mehr

faqja e veprimtarisë për fëmijët