“22–28 Shtator: ‘Urdhri i Birit të Perëndisë’: Doktrina e Besëlidhje 106–108”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 106–108”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025
22–28 Shtator: “Urdhri i Birit të Perëndisë”
Doktrina e Besëlidhje 106–108
Në pamje të parë, Doktrina e Besëlidhje 107 duket sikur është vetëm për organizimin e detyrave të priftërisë në një strukturë udhëheqjeje për Kishën e Zotit. Në kohën kur u botua kjo zbulesë, anëtarësia e Kishës po e tejkalonte kapacitetin e atyre pak udhëheqësve që kishte në dispozicion. Përvijimi i roleve dhe i përgjegjësive të Presidencës së Parë, të Kuorumit të Dymbëdhjetëve Apostujve, të Të Shtatëdhjetëve, peshkopëve dhe presidencave të kuorumeve, pa dyshim që ishte i nevojshëm dhe i dobishëm. Por te seksioni 107 flitet shumë më tepër për udhëzimin hyjnor sesa thjesht për mënyrën se si duhet të organizohet udhëheqja e Kishës. Këtu Zoti na mëson rreth fuqisë dhe autoritetit të Tij, “Priftëri[së së] Shenjtë, sipas Urdhrit të Birit të Perëndisë” (vargu 3). Qëllimi i priftërisë është të hapë “të gjitha bekime[t] shpirtërore të kishës” në mënyrë që të gjithë fëmijët e Perëndisë të mund “t’i bëj[n]ë qiejt të hapen për ta” dhe “të gëzoj[n]ë shoqërimin dhe praninë e Perëndisë, Atit, dhe Jezusit, ndërmjetësit të besëlidhjes së re” (vargjet 18–19). Kur na mëson për priftërinë e Tij, Shpëtimtari po na mëson për Veten dhe mënyrën si mund të vijmë tek Ai.
Shihni te “Restoring the Ancient Order”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 208–212.
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Doktrina e Besëlidhje 106; 108
Zoti më përkrah kur më thërret të shërbej.
Te Doktrina e Besëlidhje 106 dhe 108, Zoti u dha këshillë dhe premtime dy anëtarëve që u thirrën për të shërbyer në Kishën e Tij. Ndërsa e studioni këshillën e Tij, mund të mendoni për vetë mundësitë tuaja për t’i shërbyer Zotit, ndoshta një detyrë për dhënien e shërbesës, një thirrje në Kishë, përgjegjësitë në familjen tuaj ose nxitjet shpirtërore për të bërë mirë.
Cili mendoni se është mesazhi i Zotit për ju në këto zbulesa? Cilat fraza duken veçanërisht kuptimplota për ju? Ja disa për t’u marrë parasysh:
-
Kur ju ka dhënë Zoti “hir [ose ndihmë hyjnore] dhe siguri” që të jeni në gjendje t’i shërbeni Atij? (Doktrina e Besëlidhje 106:8.)
-
Çfarë mendoni se do të thotë t’i forcosh të tjerët “në gjithë veprimet e tua”? (Doktrina e Besëlidhje 108:7.)
Kur Plaku Karl B. Kuk mori një detyrë të vështirë në Kishë, ai gjeti forcë nga një përvojë e një paraardhësi. Lexoni rreth saj në mesazhin e tij “Shërbeni” (Liahona, nëntor 2016, f. 110–112). Merreni parasysh të shkruani një letër për t’iu dhënë zemër pasardhësve tuaj, ose vetes suaj në të ardhmen, që t’i pranoni mundësitë për t’i shërbyer Zotit. Përfshijini në letrën tuaj të vërtetat që mësoni nga mesazhi i Plakut Kuk, Doktrina e Besëlidhje 106 dhe 108 dhe vetë përvojat tuaja.
Shihni edhe te Henri B. Eyring, “Ec Me Mua”, Liahona, maj 2017, f. 82–85; Tema dhe Pyetje, “Serving in Church Callings” “[Shërbimi në Thirrjet e Kishës”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Warren Cowdery” dhe “‘Wrought Upon’ to Seek a Revelation”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 219–223, 224–228.
Doktrina e Besëlidhje 107:1–4, 18–20
Priftëria është “sipas Urdhrit të Birit të Perëndisë”.
Zoti e nis “zbulesë[n e Tij] për priftërinë” (Doktrina e Besëlidhje 107, kreu i seksionit) duke na mësuar emrin fillestar të Priftërisë Melkizedeke (shihni vargjet 1–4). Si mendoni, përse është e rëndësishme që ta dimë atë? Si mund të ndikojë ky emër tek ajo që mendoni për priftërinë?
Mbajini këto mendime në mendje ndërsa lexoni rreth priftërisë, veçanërisht në vargjet 18–20. Çfarë do të thotë “t’i bëjë qiejt të hapen”? Çfarë do të thotë të “gëzoj[m]ë shoqërimin dhe praninë e Perëndisë, Atit, dhe Jezusit”? Si jua vë në dispozicion të gjitha këto fuqia e priftërisë dhe autoriteti i Shpëtimtarit?
Shihni edhe tek Alma 13:2, 16; Doktrina e Besëlidhje 84:19–27.
Shërbëtorët e Zotit duhet të jenë të “mbështetur nga mirëbesimi, besimi dhe lutja e kishës”.
Çfarë mendoni se do të thotë t’i mbështetni shërbëtorët e Zotit nga mirëbesimi juaj? Nga besimi juaj? Nga lutja juaj?
Shihni edhe te “Zot Profetin Beko”, Himne, nr. 14.
Doktrina e Besëlidhje 107:23–24, 33–35, 38, 91–92
Profetët dhe Apostujt dëshmojnë për Jezu Krishtin.
Jozef Smithi ua tregoi seksionin 107 në vitin 1835 anëtarëve të Kuorumit të sapothirrur të Dymbëdhjetë Apostujve (shihni kreun e seksionit). Çfarë u mësoi Zoti atyre rreth thirrjes së tyre në vargjet 23–24, 33–35, 38? Si është forcuar dëshmia juaj për Jezu Krishtin nga mësimdhënia dhe shërbesa e Apostujve të Tij të gjallë?
Në vargjet 91–92, Zoti na mëson për Apostullin e Tij më të vjetër në detyrë, Presidentin e Kishës. Në ç’mënyrë është ai “si Moisiu”? (Shihni tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Moisi”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)
Shihni edhe te Dejvid A. Bednar, “Të Zgj[edhur] për të Dhënë Dëshmi për Emrin Tim”, Liahona, nëntor 2015, f. 128–131.
Doktrina e Besëlidhje 107:27–31, 85–89
Zoti e përmbush veprën e Tij nëpërmjet këshillave.
Vërejeni atë që Zoti dha mësim rreth këshillave te Doktrina e Besëlidhje 107:27–31, 85–89. Çfarë e bën të efektshëm një këshill? Si mund t’i zbatoni këto parime në thirrjen tuaj në Kishë, në shtëpinë tuaj ose në përgjegjësi të tjera tuajat?
Shihni edhe te M. Rasëll Ballard, “Këshillat e Familjeve”, Liahona, maj 2016, f. 63–65; Manuali i Përgjithshëm, 4.3–4.4, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Doktrina e Besëlidhje 107:18–20
Jezu Krishti më bekon nëpërmjet fuqisë së priftërisë së Tij.
-
Teksa ju dhe fëmijët tuaj lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 107:18–19, theksojeni frazën “të gjitha bekimeve shpirtërore”. Ndoshta ju dhe fëmijët tuaj mund t’i renditni bekimet që vijnë nga priftëria. Mund ta ktheni në lojë që të shihni se kush mund të bëjë listën më të gjatë. Fëmijët tuaj mund edhe të vizatojnë ose gjejnë figura për t’i përfaqësuar këto bekime (shihni te faqja e veprimtarisë për këtë javë). Më pas mund të flisni rreth mënyrës se si ordinancat e priftërisë (si pagëzimi ose sakramenti) na ndihmojmë t’i marrim bekimet e Perëndisë.
Doktrina e Besëlidhje 107:21–26, 33–35, 91–92
Shërbëtorët e zgjedhur të Zotit udhëheqin Kishën e Tij.
-
Çdo numër i revistës Liahona, përfshin një faqe me fotografi të Autoriteteve të Përgjithshme. Merreni parasysh t’i vështroni këto fotografi me fëmijët tuaj ndërsa lexoni për përgjegjësitë e tyre te Doktrina e Besëlidhje 107:21–26, 33–35, 91–92. Ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth arsyes pse jeni mirënjohës që Zoti ua ka dhënë atyre këto përgjegjësi.
-
Fëmijët tuaj mund të mësojnë më shumë për shërbëtorët e Zotit te “General Church Leadership” në ChurchofJesusChrist.org. Ndoshta secili nga fëmijët tuaj mund të mësojë për një nga këta udhëheqës/e dhe t’i japin mësim njëri-tjetrit për të. Tregojini njëri‑tjetrit se nga e dini se këta udhëheqës janë shërbëtorë të vërtetë të Jezu Krishtit.
-
Pas leximit së bashku te Doktrina e Besëlidhje 107:22, ju dhe fëmijët tuaj mund të mbani në duar me radhë një fotografi të Presidencës së Parë dhe të tregoni mënyra se si mund t’i mbështetni ata si shërbëtorë të Zotit.
Mund të jem i kujdesshëm në të jetuarit e besëlidhjeve të mia.
-
Për të nisur një bashkëbisedim rreth këtij vargu, mund t’i ftoni fëmijët tuaj të bëjnë diçka që kërkon vëmendje të kujdesshme, si mbushja e një gote pa e derdhur. Çfarë ndodh kur nuk jemi të kujdesshëm? Më pas mund të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 108:3 për të zbuluar atë që Zoti do që ne ta bëjmë me kujdes. Çfarë “betime[sh]” (premtimesh ose besëlidhjesh) bëjmë me Perëndinë? Si mund të jemi më të kujdesshëm në mbajtjen e tyre? Mund të tregoni pjesë të mesazhit të Motrës Beki Krejvën “Të Qenit i Kujdesshëm Kundrejt të Qenit Rastësor” (Liahona, maj 2019, f. 9–11) që ndieni se mund t’i frymëzojnë fëmijët tuaj për t’i mbajtur besëlidhjet e tyre. Mund edhe të këndoni një këngë rreth mbajtjes së besëlidhjeve, të tillë si “Do të Jem Guximtar” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 85).