Eja, Më Ndiq
29 Shtator – 5 Tetor: “Ajo Është Shtëpia Jote, një Vend i Shenjtërisë Sate”: Doktrina e Besëlidhje 109–110


“29 Shtator – 5 Tetor: ‘Ajo Është Shtëpia Jote, një Vend i Shenjtërisë Sate’: Doktrina e Besëlidhje 109–110”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 109–110”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

përkushtimi i Tempullit të Kirtlandit

A Glorious Light – Kirtland Temple [Një Dritë e Lavdishme – Tempulli i Kirtlandit], nga Glen S. Hopkinson

29 Shtator – 5 Tetor: “Ajo Është Shtëpia Jote, një Vend i Shenjtërisë Sate”

Doktrina e Besëlidhje 109–110

Dyert e Tempullit të Kirtlandit nuk ishin planifikuar të hapeshin deri në orën tetë të mëngjesit më 27 mars 1836. Por shenjtorët që po shpresonin të merrnin pjesë në shërbesat e përkushtimit, filluan të viheshin në radhë që në orën shtatë. U deshën të shtoheshin vendet e qëndrimit dhe më pas një sesion i dytë që t’i zinte të gjithë. Dhe nuk qenë vetëm të gjallët që mezi prisnin të ishin të pranishëm. Shumë dëshmitarë panë engjëj brenda tempullit dhe madje mbi çati, gjatë dhe pas përkushtimit. Dukej vërtet sikur “ushtrit’ e qiellit” kishin ardhur “me gaz … t’këndo[nin]” me shenjtorët e ditëve të mëvonshme (“Shpirti i Per’ndis’”, Himne, nr. 2).

Përse gjithë ai emocion – në të dyja anët e velit? Pas shekujsh, kishte përsëri një shtëpi të Zotit në tokë. Zoti po përmbushte premtimin e Tij për t’iu dhuruar shenjtorëve të Tij “fuqi nga lart” (Doktrina e Besëlidhje 38:32). Dhe kjo, deklaroi Ai, ishte vetëm “fillimi i bekimit” (Doktrina e Besëlidhje 110:10). Epoka në të cilën jetojmë tani – me punën dhe ordinancat e përshpejtuara në tempull, të vëna në dispozicion për miliona njerëz të gjallë e të vdekur – e pati fillimin e vet në Kirtland, kur “veli q’[ishte]’ mbi tok’ të çahe[j] po fillon[te]” (“Shpirti i Per’ndis’”).

Shihni edhe te Saints [Shenjtorët], 1:232–241; “A House for Our God”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 169–172.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 109

ikona e seminarit
Zoti më ofron bekime të bollshme nëpërmjet besëlidhjeve të tempullit.

Tempulli i Kirtlandit ishte ndryshe nga tempujt që njohim sot. Nuk kishte altarë dhe as vaskë pagëzimi, për shembull. Por bekimet që përshkruhen te seksioni 109, lutja e përkushtimit për Tempullin e Kirtlandit, janë gjithashtu në dispozicion në shtëpinë e Zotit sot. Rishikojini vargjet vijuese për të gjetur disa nga këto bekime dhe përsiatni se si mund të ndihmojnë ato për të forcuar marrëdhënien tuaj me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Vargjet 5, 12–13 (shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 110:6–8): Në shtëpinë e Zotit, Ai mund të ma shfaqë Veten e Tij dhe unë mund ta ndiej fuqinë e Tij.

Vargjet 9, 15–19, 26, 78–79:

Vargjet 21–23:

Vargjet 24–33, 42–46:

Vargjet 35–39:

Bekime te tjera:

Nëse keni qenë në shtëpinë e Zotit, mendoni rreth mënyrës se si këto premtime janë përmbushur në jetën tuaj.

Himni “Shpirti i Per’ndis’” (Himne, nr. 2) u shkrua për përkushtimin e Tempullit të Kirtlandit – dhe që nga ajo kohë është kënduar në çdo përkushtim tempulli. Merreni parasysh ta këndoni ose dëgjoni si pjesë e studimit dhe adhurimit tuaj. Çfarë bekimesh të tempullit gjeni të përshkruara në këtë himn?

Doktrina e Besëlidhje 109

Lutja është komunikim me Atin Qiellor.

Seksioni 109 është një lutje përkushtimi që iu dha Profetit Jozef Smith me anë të zbulesës (shihni kreun e seksionit). Çfarë mësoni rreth lutjes nga ky seksion? Për shembull, mund të mbani shënim ato për të cilat Profeti dha falënderime dhe bekimet që kërkoi ai. Çfarë tjetër tha ai në këtë lutje? Ndërsa studioni, mund të vlerësoni vetë komunikimin tuaj me Atin Qiellor. Çfarë mësoni rreth Tij dhe Birit të Tij nga kjo lutje?

Nëse do t’ju pëlqente t’i lexonit lutjet përkushtuese të tempujve të tjerë, përfshirë tempullin që është më pranë jush, vizitoni faqen e tempujve në temples.ChurchofJesusChrist.org.

Doktrina e Besëlidhje 110:1–10

Zoti mund të ma shfaqë Veten e Tij në shtëpinë e Tij.

Ndërsa i lexoni përshkrimet e Shpëtimtarit te Doktrina e Besëlidhje 110:1–10, përfshirë kreun e seksionit, përsiatni atë që sugjerojnë këto vargje rreth Tij.

Si e shfaq Jezu Krishti Veten, ose jua bën juve të njohur Veten e Tij, në shtëpinë e Tij? Në çfarë mënyre ju ndihmon Ai që të dini se Ai i pranon sakrificat tuaja?

brenda Tempullit të Kirtlandit

brenda Tempullit të Kirtlandit.

Doktrina e Besëlidhje 110:10–16

Shpëtimtari e drejton punën e Tij nëpërmjet çelësave të priftërisë.

Pikërisht para se Moisiu, Eliasi dhe Elija të shfaqeshin në tempull për të rivendosur çelësat e priftërisë, Jezu Krishti tha: “Ky është fillimi i bekimit që do të derdhet mbi kokat e popullit tim” (Doktrina e Besëlidhje 110:10). Ndërsa i lexoni vargjet 11–16, mendoni për bekimet që Shpëtimtari po derdh mbi ju nëpërmjet punës së drejtuar nga këta çelësa. Për shembull:

  • Vargu 11: Moisiu dhe çelësat e mbledhjes së Izraelit (ose punës misionare). Si ju ka bekuar Zoti ju dhe familjen tuaj nëpërmjet përpjekjeve misionare të Kishës së Tij?

  • Vargu 12: Eliasi dhe çelësat e ungjillit të Abrahamit, përfshirë besëlidhjen e Abrahamit. Si mund t’ju bekojë Zoti ju dhe “brezat pas [jush]” për shkak të besëlidhjeve tuaja? (Shihni te Rasëll M. Nelson, “Besëlidhja e Përjetshme”, Liahona, tetor 2022, f. 4–11; Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Liahona, tetor 2022, f. 1–6; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Elias”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

  • Vargjet 13–16: Elija dhe fuqia vulosëse, shfaqen nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare. Si mendoni, pse Ati Qiellor do që ju të lidheni me paraardhësit tuaj nëpërmjet ordinancave të tempullit? (Shihni te Gerit W. Gong, “Të Lumtur dhe Përgjithmonë”, Liahona, nëntor 2022, f. 83–86.)

Çfarë lidhjesh shihni midis këtyre çelësave dhe përgjegjësive tona në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (të jetuarit e ungjillit, përkujdesja për njerëzit nevojtarë, ftesa ndaj të gjithë njerëzve për ta marrë ungjillin dhe bashkimi i familjeve për përjetësinë)?

Çfarë përvojash keni pasur me veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin? Çfarë po ju mësojnë këto përvoja rreth Shpëtimtarit, Kishës së Tij dhe veprës së Tij?

Gjeni mënyra për t’i përfshirë të tjerët. Nëse po jepni mësim rreth vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 110:11–16, mund të merrni parasysh t’i caktoni secilit nxënës të studiojë rreth Moisiut, Eliasit ose Elijas dhe çelësave që rivendosi ai. Më pas nxënësit mund t’ia tregojnë njëri‑tjetrit atë që zbuluan. Një qasje si kjo e përfshin gjithsecilin në të mësuarit dhe në mësimdhënie. (Shihni te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 24–27.)

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 03 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 109:12–13; 110:1–7

Tempulli është shtëpia e Zotit.

  • Ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth diçkaje që ju pëlqen shumë te shtëpia juaj. Më pas mund të vështroni një figurë të Tempullit të Kirtlandit dhe të përdorni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 109:12–13; 110:1–7 që të flisni rreth mënyrës se si u përkushtua tempulli dhe u bë shtëpia e Zotit (shihni edhe te “Kapitulli 39: Tempulli i Kirtlandit Dedikohet”, në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 151 ose materialin filmik përkatës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Tregojini njëri‑tjetrit diçka që ju pëlqen shumë te shtëpia e Zotit.

    2:17

    Chapter 39: The Kirtland Temple Is Dedicated: January–March 1836

  • Ndoshta ju dhe fëmijët tuaj mund të përfytyroni se një mik/e po përpiqet të gjejë shtëpinë tuaj. Si do ta ndihmojmë mikun/en tonë që të dijë se cila është shtëpia jonë? Nga e dimë se tempulli është shtëpia e Zotit? (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 109:12–13.)

statujë e Krishtit pranë Tempullit të Romës, Itali

Doktrina e Besëlidhje 110

Shpëtimtari po e bekon popullin e Tij nëpërmjet çelësave të priftërisë.

  • Mund të përdorni faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose pjesën “Kapitulli 40: Vegime në Tempullin e Kirtlandit” (në Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 155–157 ose materialin filmik përkatës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]) që t’u tregoni fëmijëve rreth qenieve qiellore që vizituan tempullin. Mund edhe të përdorni figurën në fund të këtij përvijimi të mësimit.

    1:17

    The Kirtland Temple

  • Për të mësuar rreth rëndësisë së asaj që ndodhi në Tempullin e Kirtlandit, ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth funksionit të çelësave. Ndoshta, me radhë, fëmijët tuaj mund të mbajnë në duar çelësa dhe të bëjnë sikur po hapin një derë të kyçur. Ndihmojini ata të gjejnë fjalën çelësat te Doktrina e Besëlidhje 110:11–16 dhe flisni rreth bekimeve që i shkyçin këta çelësa. Mund të shpjegoni se çelësat e priftërisë janë leja e Perëndisë për ta udhëhequr Kishën e Tij. Tregojeni mirënjohjen tuaj për faktin që Zoti na i dha çelësat e priftërisë.

Doktrina e Besëlidhje 110:15

Shpëtimtari do që unë të kthej zemrën te paraardhësit e mi.

  • Pasi të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 110:15 së bashku, tregojuni fëmijëve tuaj rreth një përvoje që ju ndihmoi ta kthenit zemrën te paraardhësit tuaj. Mund edhe të këndoni një këngë së bashku si “Historin’ Familjare Un’ po Bëj” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 100).

  • Çfarë mund të ndihmojë për “t’i kthyer zemrat” e fëmijëve tuaj te paraardhësit e tyre? Mund të gjeni disa ide argëtuese te FamilySearch.org/discovery. Mund të punoni së bashku për të identifikuar paraardhës që kanë nevojë për ordinancat e tempullit. Përse Jezusi dëshiron që ne ta bëjmë këtë punë?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Moisiu, Eliasi dhe Elija shfaqen në Tempullin e Kirtlandit

Vision in the Kirtland Temple [Vegim në Tempullin e Kirtlandit], nga Gary E. Smith

faqja e veprimtarisë për fëmijët