Eja, Më Ndiq
8–14 Shtator: “Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi”: Doktrina e Besëlidhje 98–101


“8–14 Shtator: ‘Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi’: Doktrina e Besëlidhje 98–101”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 98–101”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

turma duke sulmuar shenjtorët në Misuri

C.C.A. Christensen (1831–1912), Saints Driven from Jackson County Missouri [Shenjtorët i Dëbojnë nga Konteja Xhekson në Misuri], rreth vitit 1878, bojë tempera në kanavacë muslinë, 196 x 287 centimetra. Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, dhuratë nga nipërit dhe mbesat e C.C.A. Christensen‑it, 1970.

8–14 Shtator: “Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi”

Doktrina e Besëlidhje 98–101

Për shenjtorët në vitet 1830, Indipendensa në Misuri ishte në kuptimin e mirëfilltë toka e premtuar. Ajo ishte “vendi qendror” në Sion (Doktrina e Besëlidhje 57:3), qyteti i Perëndisë në tokë dhe mbledhja e shenjtorëve atje ishte një prelud emocionues i Ardhjes së Dytë. Por fqinjët e tyre në zonë i shihnin ndryshe gjërat. Ata e kundërshtonin pretendimin se Perëndia ua kishte dhënë tokën shenjtorëve dhe nuk ndiheshin të qetë nga pasojat politike, ekonomike dhe shoqërore të kaq shumë njerëzve të panjohur, të cilët po shpërnguleshin kaq shpejt. Bezdia shpejt u kthye në përndjekje dhe dhunë. Në vitin 1833, shtypshkronjën e Kishës e shkatërruan dhe shenjtorët i dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Jozef Smithi ishte më shumë se 1 300 km larg Kirtlandit dhe u deshën javë që këto lajme të arrinin tek ai. Por Zoti e dinte se çfarë po ndodhte dhe Ai ia zbuloi Profetit të Tij parimet e paqes dhe inkurajimit që do t’i ngushëllonin shenjtorët – parime që mund të na ndihmojnë edhe ne kur përballemi me përndjekje, kur dëshirat tona të drejta nuk përmbushen ose kur kemi nevojë për një kujtues që mundimet tona të përditshme, më së fundi, në njëfarë mënyre, do të “veprojnë së bashku për të mirën” tonë (Doktrina e Besëlidhje 98:3).

Shihni te Saints [Shenjtorët], 1:171–193; “Waiting for the Word of the Lord”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 196–201.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Doktrina e Besëlidhje 98:1–3, 11–14, 22; 101:1–16, 22–31, 36

ikona e seminarit
Sprovat e mia mund të veprojnë së bashku për të mirën time.

Disa nga sfidat tona në jetë shkaktohen nga vetë zgjedhjet tona. Të tjera shkaktohen nga zgjedhjet e të tjerëve. Dhe nganjëherë thjesht ndodhin gjëra që janë pjesë e vdekshmërisë. Pavarësisht nga shkaku, fatkeqësitë mund të ndihmojnë që të përmbushen qëllimet hyjnore kur ne i drejtohemi Perëndisë.

Kjo ishte e vërtetë për shenjtorët në Misuri në vitin 1833 dhe është e vërtetë për ne sot. Ndërsa e lexoni atë që Zoti u tha shenjtorëve te Doktrina e Besëlidhje 98 dhe 101, përsiatni se si gjen zbatim mesazhi i Tij për sprovat ose vështirësitë e ndryshme që mund të keni. Ja disa pyetje dhe burime për t’ju ndihmuar.

Nëse një sprovë është rrjedhojë e:

  • Zgjedhjeve vetjake: Çfarë këshillash dhe premtimesh gjeni te Doktrina e Besëlidhje 98:11–12; 101:1–9? Çfarë mësoni nga këto vargje rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Çfarë mendoni se do të donte Perëndia që ju të bëni?

  • Zgjedhjeve të të tjerëve: Çfarë ngushëllimi gjeni te Doktrina e Besëlidhje 98:1–3, 22; 101:10–16, 22? Si dëshiron Zoti që ne t’i përgjigjemi keqtrajtimit, bullizimit ose dhunës? (Shihni te Ndihmë për Jetën, “Keqtrajtimi”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Tema dhe Pyetje, “Abuse” [“Keqtrajtimi”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].) Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si ta vendosni mirëbesimin tuaj te Zoti?

  • Vështirësive të vdekshmërisë: Çfarë këndvështrimi fituat nga Doktrina e Besëlidhje 98:1–3; 101:22–31, 36? Çfarë po mësoni nga sprovat tuaja? Çfarë po bëni për të ftuar ndihmën e Perëndisë? Si po ju ndihmon Ai?

Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si Perëndia mund t’i bëjë “të gjitha gjërat me të cilat jeni munduar, … të veprojnë së bashku për të mirën tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 98:3), merreni parasysh të studioni mesazhin e Plakut Entoni D. Perkins “Kujtoji Shenjtorët e Tu të Përvuajtur, O Perëndia Ynë” (Liahona, nëntor 2021, f. 103–105). Mund të kërkoni një fragment në mesazhin e tij që ju ndihmon të kuptoni si ju fton Shpëtimtari t’i shihni sfidat tuaja. Në çfarë mënyrash sprovat tuaja kanë vepruar së bashku për të mirën tuaj ose i kanë përmbushur qëllimet e Perëndisë?

Shihni edhe te Romakëve 8:28; 2 Nefi 2:2; Doktrina e Besëlidhje 90:24; D. Tod Kristoferson, “Ejani në Sion”, Liahona, nëntor 2008, f. 37–40; “Trial of Adversity” [“Sprova e Fatkeqësisë”], “Feeling the Lord’s Love and Goodness in Trials” [“Të Ndierit e Dashurisë dhe Mirësisë së Zotit Gjatë Sprovave”], “The Refiner’s Fire” [“Zjarri i Rafinuesit” (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org.

2:3

Trial of Adversity

Katie, who was paralyzed in an auto accident, shares how she exercises her faith to embrace her new life.

4:17

Feeling the Lord's Love and Goodness in Trials

When Darlyn learned of her illness, she feared she would not see her children grow up. But through her trial, she felt the Lord’s love and immense goodness. How does He comfort you in times of trial?

5:2

The Refiner's Fire

The refiner’s fire is not a comfortable place to be. It involves intense heat and repeated hammering. But it is in the refiner’s fire we are purified and prepared to meet God.

Doktrina e Besëlidhje 98:23–48

Zoti dëshiron që unë të kërkoj paqe sipas mënyrës së Tij.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Ndjekësit e Jezu Krishtit duhet të japin shembullin që duhet të ndjekë e gjithë bota. Ju lutem të bëni çmos që t’u jepni fund konflikteve personale që po ziejnë aktualisht në zemrën tuaj dhe në jetën tuaj” (“Fuqia e Hovit Shpirtëror”, Liahona, maj 2022, f. 97).

Ndërkohë që jo gjithçka te Doktrina e Besëlidhje 98:23–48 do të gjejë zbatim për ndërveprimet tuaja vetjake me të tjerët, çfarë parimesh gjeni që mund t’ju udhërrëfejnë për t’iu dhënë fund konflikteve personale në jetën tuaj? Mund të gjeni të vërteta të tjera në një këngë rreth paqes ose faljes, të tillë si “Ne e Ndiejm’ të Vërtetën” (Himne, nr. 178).

pikturë e Jezu Krishtit

Hollësi nga Christ and the Rich Young Ruler [Krishti dhe i Riu Pasanik], nga Heinrich Hofmann

Doktrina e Besëlidhje 99–100

Zoti kujdeset për njerëzit që i shërbejnë Atij.

Zbulesat te seksionet 99 dhe 100 iu dhanë njerëzve që kishin përgjegjësi të rëndësishme në Kishë, por që gjithashtu ishin të shqetësuar për familjet e tyre. Çfarë gjeni në këto zbulesa që mund t’i kenë ndihmuar ata? Çfarë mesazhi ka Zoti për ju në këto zbulesa?

Shihni edhe te “John Murdock’s Missions to Missouri” në “‘I Quit Other Business’: Early Missionaries” dhe “A Mission to Canada”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 87–89, 202–207.

Doktrina e Besëlidhje 101:43–65

Ndjekja e këshillës së Perëndisë më ndihmon që të jem i mbrojtur.

Shëmbëlltyra te Doktrina e Besëlidhje 101:43–62 shpjegon arsyen se përse Zoti lejoi që shenjtorët të dëboheshin nga Sioni. Teksa i lexoni këto vargje, a shihni ndonjë gjë të ngjashme te vetja me shërbëtorët te shëmbëlltyra? Si ia tregoni Perëndisë se jeni i “gatshëm të udhëhiqen[i] në një udhë të drejtë dhe të duhur për shpëtimin [tuaj]”? (Shihni vargjet 63–65.)

Interpretoni me gjeste tregime ose shëmbëlltyra. Nganjëherë është më e lehtë të mësojmë nga ndodhitë dhe shëmbëlltyrat në shkrimet e shenjta dhe ta gjejmë veten tek to kur e vëmë veten në vend të njerëzve që ato përshkruajnë. Nëse po jepni mësim për vargjet te Doktrina e Besëlidhje 101:43–62, mund t’i ftoni nxënësit ta interpretojnë me gjeste shëmbëlltyrën ndërkohë që dikush e lexon atë me zë të lartë. Çfarë njohurish fituat nga kthimi i fjalëve në veprime?

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 03 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Doktrina e Besëlidhje 98:1–3

Jezu Krishti mund t’i kthejë sprovat e mia në bekime.

  • Mund të nisni një diskutim duke i pyetur fëmijët tuaj për disa nga sfidat me të cilat përballen fëmijët e asaj moshe. Mund të lexoni më pas së bashku te Doktrina e Besëlidhje 98:1–3 dhe të flisni për mënyrën se si Jezu Krishti mund t’i kthejë sprovat në bekime. Mund t’u tregoni fëmijëve tuaj shembuj të mënyrave se si Ai i ka kthyer sprovat tuaja në bekime.

Doktrina e Besëlidhje 98:39–40

Shpëtimtari më ndihmon të fal.

Shënim: Teksa u mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e faljes, sigurohuni që ata gjithashtu të kuptojnë se, në qoftë se dikush i lëndon, ata gjithmonë duhet t’i tregojnë një të rrituri, të cilit i mirëbesojnë.

  • Kapitujt 34 dhe 35 te Histori nga Doktrina e Besëlidhje (f. 128–134) mund t’ju ndihmojnë të jepni mësim rreth mënyrës se si u trajtuan shenjtorët në Misuri në vitin 1833. Ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni për faktin se si mund të jenë ndier këta shenjtorë. Më pas mund të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 98:23, 39–40 për të zbuluar atë që Zoti donte që ata të bënin. Ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth rasteve kur nevojitej të falnit dikë dhe mënyrës se si ju ndihmoi Shpëtimtari.

  • Mund edhe t’u tregoni fëmijëve tuaj figurën e një fytyre të lumtur dhe një fytyre të trishtuar. Flisni për situata në të cilat dikush është jo i mirë dhe sugjeroni mënyra se si të përgjigjen. Ndihmojini fëmijët tuaj të zgjedhin a do t’i bënte secila përgjigje të lumtur apo të trishtuar duke treguar me gisht fytyrën përkatëse. Përse dëshiron Jezusi që ne t’i falim njerëzit, edhe ata që nuk janë të mirë me ne?

2:42

Chapter 34: God Warns the People of Zion: July–August 1833

2:10

Chapter 35: The Saints Leave Jackson County, Missouri: September–December 1833

Doktrina e Besëlidhje 101:16, 23–32

Jezu Krishti mund të më sjellë paqe.

  • Pasi të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 101:16, ndihmojini fëmijët tuaj të dallojnë ndjenjat paqësore që vijnë kur rrimë të qetë dhe mendojmë për Jezusin, për shembull, kur po lutemi ose kur marrim sakramentin. Mund edhe të këndoni së bashku një këngë rreth nderimit, të tillë si “Me Nderim, Qetësi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 11). Si mund ta ndiejmë paqen e Tij në shtëpinë tonë?

  • Fëmijëve tuaj mund t’iu interesojë të mësojnë rreth mënyrës se si do të jetë jeta kur Jezu Krishti të vijë përsëri. Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 101:23–32 dhe flisni rreth gjërave që ata gjejnë në këto vargje, të cilat do të na sjellin gëzim kur Ai të vijë. Përse është e dobishme të dimë rreth këtyre gjërave kur jemi duke përjetuar një kohë të vështirë?

Jezu Krishti duke përqafuar një fëmijë

Jezu Krishti do të sjellë paqe dhe gëzim kur Ai të vijë përsëri.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

pikturë e turmave duke përndjekur shenjtorët e ditëve të mëvonshme

Missouri Burning [Misuri në Flakë], nga Glen S. Hopkinson

faqja e veprimtarisë për fëmijët