Eja, Më Ndiq
8–14 Dhjetor: “Ne Besojmë”: Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2


“8–14 Dhjetor: ‘Ne Besojmë’: Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje: 2025

jorgan që tregon duar me shumë ngjyra lëkure

Hollësi nga To All Worthy Male Members [Të Gjithë Anëtarëve të Denjë Meshkuj], nga Emma Allebes

8–14 Dhjetor: “Ne Besojmë”

Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2

Që prej Vegimit të Parë të Jozef Smithit, Perëndia ka vazhduar ta udhërrëfejë Kishën e Tij me anë të zbulesës. Në disa raste, ajo zbulesë ka përfshirë ndryshime të rregulloreve dhe praktikave në Kishë. Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2 e përfaqësojnë këtë lloj zbulese – njëra zbulesë i dha fund martesës me shumë bashkëshorte dhe tjetra i vuri bekimet e priftërisë në dispozicion të njerëzve të të gjitha racave. Ndryshime të tilla janë pjesë e asaj se ç’do të thotë të kesh një “kishë të vërtetë dhe të gjallë” (Doktrina e Besëlidhje 1:30), me një profet të vërtetë dhe të gjallë, të udhëhequr nga një Perëndi i vërtetë dhe i gjallë.

Por e vërteta e përjetshme nuk ndryshon, ndonëse kuptueshmëria jonë për të ndryshon. Nganjëherë zbulesa hedh më shumë dritë mbi të vërtetën. Nenet e Besimit i shërbejnë këtij qëllimi sqarues. Kisha bazohet fuqimisht mbi të vërtetën e përjetshme, prapëseprapë mund të rritet dhe të ndryshojë “sipas vullnetit të Zotit, duke iu përshtatur mëshirave të tij, sipas kushteve të fëmijëve të njerëzve” (Doktrina e Besëlidhje 46:15). Me fjalë të tjera: “Ne besojmë gjithçka që Perëndia ka zbuluar, gjithçka që Ai zbulon tani dhe ne besojmë se Ai përsëri do të zbulojë shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë” (Nenet e Besimit 1:9).

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Nenet e Besimit

ikona e seminarit
Nenet e Besimit përmbajnë të vërteta themelore të ungjillit të rivendosur.

Merreni parasysh këtë qasje ndaj studimit të Neneve të Besimit: Për çdo nen të besimit, bëni një “mësim të vockël” për të shpjeguar atë që besoni. Mësimi juaj i vockël mund të përfshijë një shkrim të shenjtë, një figurë, një himn ose këngë fëmijësh që lidhet me të, ose një përvojë vetjake rreth të jetuarit të një të vërtete që na mësohet nga neni i besimit.

Çfarë ndryshimi sjellin këto të vërteta në marrëdhënien tonë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Si e kanë përmirësuar Nenet e Besimit studimin tuaj të ungjillit ose si ju kanë ndihmuar ta shpërndani ungjillin tek të tjerët?

Shihni edhe tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Nenet e Besimit”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; L. Tom Peri, “Doktrinat dhe Parimet që Përmbahen në Nenet e Besimit”, Liahona, nëntor 2013, f. 46–48; “Kapitulli 38: Letra për Uentuorthin”, në Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith, (2009) f. 465–477.

Nenet e Besimit 1:9; Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2

Kisha e Jezu Krishtit udhërrëfehet nga zbulesa.

“Ne besojmë se [Perëndia] përsëri do të zbulojë shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë” (Nenet e Besimit 1:9). Me këtë parim në mendje, shqyrtoni Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2 dhe kërkoni fjalë dhe fraza që e forcojnë besimin tuaj te zbulesa e vazhdueshme. Si kanë ndikuar këto zbulesa te jeta juaj? Si e kanë ndihmuar ato të përparojë veprën e mbretërisë së Atit Qiellor?

Çfarë faktesh shihni ju që Kisha udhëhiqet “me anë të frymëzimit të Perëndisë së Plotfuqishëm” sot? (Deklarata Zyrtare 1.) Ndoshta mund të shqyrtoni një ose më shumë nga mesazhet më të fundit nga konferenca e përgjithshme, duke kërkuar se si Zoti po e udhërrëfen Kishën e Tij dhe jetën tuaj. Mesazhi më i fundit nga Presidenti i Kishës mund të jetë një pikënisje e mirë.

Çfarë mund të bëni nëse ju ose dikush që e doni, e ka të vështirë ta kuptojë ose pranojë atë që Zoti na mëson nëpërmjet profetëve të Tij? Përse jeni mirënjohës/e për profetin?

Shihni edhe tek Amos 3:7; 2 Nefi 28:30; Alen D. Hejni, “Një Profet i Gjallë për Ditët e Mëvonshme”, Liahona, maj 2023, f. 25–28; Tema dhe Pyetje, “Prophets” [“Profetët”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “T’Falemi, Per’ndi, për Profetin”, Himne, nr. 13.

Deklarata Zyrtare 1

Vepra e Perëndisë duhet të ecë përpara.

Te “Pjesë të Shkëputura nga Tre Fjalime të Presidentit Wilford Woodruff lidhur me Manifestin” (në fund të Deklaratës Zyrtare 1), çfarë arsyesh dha profeti për Zotin që i dha fund ushtrimit të martesës me shumë bashkëshorte? Çfarë ju mëson kjo rreth veprës së Perëndisë?

Për më shumë informacion rreth sfondit historik të materialit Deklatara Zyrtare 1, shihni te Saints [Shenjtorët], 2:602–615; “The Messenger and the Manifesto”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 323–331; Tema dhe Pyetje, “Plural Marriage and Families in Early Utah” [“Martesa me Shumë Bashkëshorte dhe Familjet në Jutën e Hershme”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Presidenti Uillford Udraf

Wilford Woodruff [Uillford Udraf], nga H. E. Peterson

Deklarata Zyrtare 2

Unë mund t’i mirëbesoj Zotit, edhe kur nuk kam një kuptueshmëri të përsosur.

Ne nuk e dimë pse shugurimi në priftëri dhe ordinancat e tempullit nuk viheshin në dispozicion të anëtarëve të Kishës me prejardhje afrikane për njëfarë kohe. Edhe kur përballeshin me pyetje të vështira pa përgjigje rreth asaj rregulloreje, shumë shenjtorë të ditëve të mëvonshme me ngjyrë i mirëbesuan Zotit (shihni te Fjalët e Urta 3:5) dhe qëndruan besnikë ndaj Tij gjatë gjithë jetës së tyre. Të mësuarit mbi besimin dhe përvojat e tyre mund të jenë frymëzues për ju. Ja tek janë disa nga rrëfimet e tyre, që gjenden në history.ChurchofJesusChrist.org:

Teksa e lexoni Deklaratën Zyrtare 2, çfarë mësoni rreth procesit të Zotit për udhërrëfimin e rregulloreve të Kishës së Tij? Përsiatni se si keni mësuar t’i mirëbesoni Zotit edhe kur nuk keni një kuptueshmëri të përsosur.

Shihni edhe te 2 Nefi 26:33; “Witnessing the Faithfulness”, në Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst], f. 332–341; Tema dhe Pyetje, “Race and the Priesthood” [“Raca dhe Priftëria”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Ahmad Corbitt, “A Personal Essay on Race and the Priesthood”, pjesët 1–4, history.ChurchofJesusChrist.org; BeOne.ChurchofJesusChrist.org.

Është në rregull të themi: “Nuk e di”. Ndërkohë që duhet të përpiqeni të bëni më të mirën për t’i ndihmuar për pyetjet e tyre rreth ungjillit njerëzit të cilëve u jepni mësim, Zoti nuk pret që ju të dini gjithçka. Kur nuk e dini se si t’i përgjigjeni diçkaje, pranojeni atë. Më pas drejtojini nxënësit te doktrina e zbuluar dhe jepni dëshmi të sinqertë për atë që dini.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 01 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Nenet e Besimit

Unë besoj në ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Merrni parasysh të gjeni dhe të këndoni himne ose këngë të fëmijëve që mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të kuptojnë një ose më shumë prej Neneve të Besimit. Ndoshta ata mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni himnet dhe këngët. Ndihmojini fëmijët tuaj të kuptojnë se si këngët lidhen me Nenet e Besimit.

  • Ju dhe fëmijët tuaj mund të punoni së bashku për të shkruar pyetjet që mund të kenë njerëzit rreth ungjillit të Jezu Krishtit ose Kishës së Tij. Më pas mund të punoni së bashku për t’iu përgjigjur atyre pyetjeve duke përdorur Nenet e Besimit. Ku tjetër mund të shkojmë kur kemi pyetje rreth ungjillit?

Nenet e Besimit 1:9; Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2

Zoti e udhërrëfen Kishën e Tij nëpërmjet profetit të Tij.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj ta kuptojnë nenin e nëntë të besimit, ndoshta mund t’u jepni atyre një grup shkrimesh të shenjtash dhe një fotografi të një profeti të gjallë (ose një botim të një konference të fundit të revistës Liahona). Kërkojuni atyre t’i mbajnë lart shkrimet e shenjta ndërsa lexoni fjalët “gjithçka që Perëndia ka zbuluar” dhe fotografinë ose revistën kur të lexoni “gjithçka që Ai zbulon tani” (Nenet e Besimit 1:9). Përse na nevojiten edhe profetët e lashtë, edhe ata bashkëkohorë?

  • Fëmijët tuaj mund të mësojnë se si fjalët e profetëve na udhërrëfejnë duke ndjekur udhëzimet për të bërë diçka, të tillë si një ushqim ose lodër. Mund ta krahasoni këtë me udhëzimet që na jep Jezu Krishti nëpërmjet profetit. Cilat janë disa gjëra që Zoti na i ka mësuar nëpërmjet profetit të Tij të gjallë sot?

fëmijë duke parë konferencën e përgjithshme

Perëndia thërret profetë për të udhëhequr Kishën e Tij.

Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2

Profetët na ndihmojnë të dimë vullnetin e Atit Qiellor.

  • Ndoshta të parit se si shkrimet e shenjta të lashta lidhen me zbulesën bashkëkohore mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj t’i kuptojnë Deklaratat Zyrtare. Mund t’u kërkoni atyre të lexojnë te Veprat e Apostujve 10:34–35 dhe Jakobi [LiM] 2:27–30 dhe ftojini ata të përcaktojnë se cili shkrim i shenjtë lidhet me materialin Deklarata Zyrtare 1 (që i dha fund martesës me shumë bashkëshorte) dhe cili lidhet me materialin Deklarata Zyrtare 2 (që lajmëroi se shugurimi në priftëri dhe ordinancat e tempullit janë në dispozicion të njerëzve të të gjitha racave). Jepni dëshminë tuaj se Zoti ua zbulon vullnetin e Tij profetëve të lashtë dhe bashkëkohorë.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.