Doktrina e Besëlidhje 2021
9–15 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 88: “Ngrini … një Shtëpi të Perëndisë”


“9–15 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 88: ‘Ngrini … një Shtëpi të Perëndisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“9–15 Gusht. Doktrina e Besëlidhje 88”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

dhomë me karrige e stola

9–15 Gusht

Doktrina e Besëlidhje 88

“Ngrini … një Shtëpi të Perëndisë”

Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Ju premtoj që, teksa ju punoni me zell për ta shndërruar shtëpinë tuaj në një qendër të të mësuarit të ungjillit, … ndikimi i kundërshtarit në jetën tuaj dhe në shtëpinë tuaj do të pakësohet” (“Të Bëheni Shenjtorë Shembullorë të Ditëve të Mëvonshme”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 113).

Shënojini Mbresat Tuaja

Herë pas here, Zoti na jep një grimcë të vogël të “madhështi[s]ë dhe fuqi[s]ë” së Tij të pafundme (Doktrina e Besëlidhje 88:47) duke u dhënë zbulesa profetëve të Tij. Doktrina e Besëlidhje 88 është një zbulesë e tillë – një zbulesë rreth dritës, lavdisë dhe mbretërive që po të krahasohen, mund t’i bëjnë të duken të parëndësishme shqetësimet tona tokësore. Edhe pse nuk mund të kuptojmë gjithçka që Zoti po na e mëson, ne të paktën mund të ndiejmë se përjetësia përfshin shumë më tepër nga sa kuptojmë tani. Sigurisht, Zoti nuk foli për këto mistere të mëdha që të na trembë ose të na bëjë të ndihemi të vegjël. Në fakt Ai premtoi: “Dita do të vijë kur ju do ta kuptoni edhe Perëndinë” (vargu 49; kursivët të shtuar). Ndoshta ishte për atë qëllim të rëndësishëm dhe të shenjtë që Zoti i nxiti shenjtorët e Tij në Kirtland që të formonin Shkollën e Profetëve. “Organizoni veten tuaj”, tha Ai. “Përgatisni çdo gjë të nevojshme; dhe ngrini … një shtëpi të Perëndisë” (vargu 119). Sepse është brenda shtëpisë së shenjtë të Perëndisë – dhe në shtëpitë tona – që Ai, më shumë se kudo tjetër, mund ta lartësojë vizionin tonë përtej botës së vdekshme, të na e “zbulojë … fytyrën e tij” dhe të na përgatitë të “duroj[m]ë një lavdi çelestiale” (vargu 68, 22).

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 88

Shpëtimtari na ofron shpresë dhe paqe.

Vetëm disa ditë pas paralajmërimit që lufta do të “derdhe[j] mbi gjithë kombet” (Doktrina e Besëlidhje 87:2), Zoti dha një zbulesë që Jozef Smithi e quajti një “‘gjeth[e] e ullirit … e këputur nga Pema e Parajsës, mesazhi i paqes i Zotit për ne” (Doktrina e Besëlidhje 88, kreu i seksionit). Si është kjo zbulesë e ngjashme me një gjethe ulliri, një simbol tradicional i paqes? (Shih edhe Zanafilla 8:11.) Çfarë të vërtetash në këtë seksion ju ndihmojnë të ndieni shpresë dhe paqe te Krishti?

Doktrina e Besëlidhje 88:6–67

Drita dhe ligji vijnë nga Jezu Krishti.

Fjalët dritë dhe ligj përsëriten shumë herë në seksionin 88. Këto fjalë janë përdorur në shkrime të tjera të shenjta që të përshkruajnë Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij (për shembull, shih Isaia 60:19; Gjoni 1:1–9; 3 Nefi 15:9). Shenjoni ose mbani shënim vargje ku i gjeni këto fjalë te Doktrina e Besëlidhje 88:6–67 dhe shkruani atë që mësoni rreth Shpëtimtarit, dritës dhe ligjit. Këto vargje mund t’ju frymëzojnë të bëni ndryshime në jetën tuaj që të merrni dritë dhe të jetoni “ligji[n e] Krishtit” më besnikërisht (vargu 21).

Shih edhe Sheron Iubank, “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 73–76.

familje duke studiuar shkrimet e shenjta

Shkrimet e shenjta përmbajnë ligjin e Krishtit.

Doktrina e Besëlidhje 88:62–126

Përgatitni çdo gjë të nevojshme.

Në disa mënyra, ne po jetojmë në kohën që Zoti e përshkroi si kohën kur “gjithë gjërat do të jenë në rrëmujë; dhe, sigurisht, zemrat e njerëzve do të mpaken” (Doktrina e Besëlidhje 88:91). Teksa lexoni vargjet 62–126, shqyrtoni se si këshilla e Zotit mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Këtu janë disa pyetje për t’u shqyrtuar:

Vargjet 62–76.Teksa i përsiatni këto vargje, çfarë frymëzoheni të bëni që të “afro[he]ni pranë” Perëndisë? (Vargu 63.) Shqyrtoni se çfarë do të thotë për ju urdhri i Zotit që të “shenjtëroni veten tuaj” (vargu 68).

Vargjet 77–80, 118–26.Përse mund të jetë “[e] dobishme për ju për t’i kuptuar” si çështjet doktrinore ashtu edhe materiale? (Vargu 78.) Si po e ndiqni këshillën që të “kërkoni të mësoni”? (Vargu 118.) Çfarë mendoni se do të thotë të mësoni “me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”?

Vargjet 81–116.Merrni parasysh të vini re në këto vargje profeci rreth Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Si mendoni, përse Zoti do të donte që ju të dini për këto gjëra?

Vargjet 117–126.Merrni parasysh t’i lexoni këto vargje me tempullin në mendje; çfarë gjeni këtu që mund t’ju ndihmojë për t’u përgatitur që të hyni në shtëpinë e Zotit?

Shih edhe D. Tod Kristoferson, “Duke u Përgatitur për Kthimin e Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 81–84; David A. Bednar, “Seek Learning by Faith”, Ensign, shtator 2007, f. 61–68; Saints, 1:164–166; “A School and an Endowment”, Revelations in Context, f. 174–182.

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 88:14–33, 95–101.Çfarë mësojmë për Ringjalljen nga këto vargje? Si mund të ndikojnë këto të vërteta te zgjedhjet që bëjmë?

Doktrina e Besëlidhje 88:33.Ju mund të filloni një diskutim për këtë varg duke u kërkuar pjesëtarëve të familjes që të flasin për dhuratat që janë dhënë – si ato që i morën plot gëzim edhe për ato që nuk i morën. Si mund t’i tregojmë Zotit se gëzohemi në dhuratën e lavdisë çelestiale që Ai na ofron? Si gëzohemi në “dhënësi[n e] dhuratës”?

Doktrina e Besëlidhje 88:63, 68.Këto vargje përmbajnë disa fjalë veprimi që mund t’ju frymëzojnë të mendoni për mënyra krijuese për t’u mësuar mesazhet e vargjeve fëmijëve tuaj. Për shembull, ju mund të luani një lojë me të fshehur që të diskutoni frazën “kërkoni me zell dhe do të më gjeni” (vargu 63; kursivët të shtuar).

Doktrina e Besëlidhje 88:81.Si familje, përcaktoni disa shenja paralajmëruese në shtëpinë tuaj dhe përreth saj, të tilla si etiketa paralajmëruese për ilaçe ose shenja trafiku për shoferët. Si na ndihmojnë këto paralajmërime? Për çfarë dëshiron Ati Qiellor që ta “paralajmëroj[m]ë të afërmin” tonë?

Doktrina e Besëlidhje 88:119.Për ta frymëzuar familjen tuaj që ta bëni shtëpinë tuaj si përshkrimi në vargun 119, provoni diçka si kjo: Shkruani fraza nga ky varg në shirita letre dhe përdorini për të mbuluar një fotografi të tempullit. Lexoni së bashku vargun te Doktrina e Besëlidhje 88:119 dhe lërini pjesëtarët e familjes të heqin secilin shirit letre teksa dëgjojnë frazën përkatëse në këtë varg. Çfarë mund të bëjmë që ta bëjmë shtëpinë tonë një “shtëpi të Perëndisë”? (Vargu 88:119.)

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Më Pran’, Per’ndi, tek Ti”, Himne, f. 52.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lërini fëmijët ta shprehin aftësinë e tyre krijuese. Kur i ftoni fëmijët tuaj që të krijojnë diçka që lidhet me një parim të ungjillit, ju jo vetëm që i ndihmoni ta kuptojnë më mirë parimin, por gjithashtu u jepni një kujtues të qartë të asaj që mësuan (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25).

Jezusi me dishepujt

Jezu Krishti na ofron paqe. Po Ju Lë Paqen, nga Walter Rane