Eja, Më Ndiq
1–7 Korrik. Veprat e Apostujve 1–5: ‘Do të Bëheni Dëshmitarët e Mi’


“1–7 Korrik. Veprat e Apostujve 1–5: ‘Do të Bëheni Dëshmitarët e Mi’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“1–7 Korrik. Veprat e Apostujve 1–5”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

dita e Rrëshajave

Dita e Rrëshajave, nga Sidney King

1–7 Korrik

Veprat e Apostujve 1–5

“Do të Bëheni Dëshmitarët e Mi”

Teksa i studioni Veprat e Apostujve 1–5, Fryma e Shenjtë mund t’ju frymëzojë të gjeni të vërteta që janë domethënëse për jetën tuaj. Mbajini shënim vargjet që ju lënë mbresë, dhe kërkoni mundësi që të flisni për atë që po mësoni.

Shënojini Mbresat Tuaja

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mund të ketë qenë duke menduar e ndier Pjetri, kur ai bashkë me Apostujt e tjerë “po i mbanin sytë e ngulitur në qiell” ndërsa Jezusi u ngjit drejt Atit të Tij? (Veprat e Apostujve 1:10). Kisha që u themelua nga Biri i Perëndisë, tani po udhëhiqej nga Jezusi nëpërmjet Pjetrit, profetit të Perëndisë. Detyra për udhëheqjen e përpjekjes për të “bë[rë] dishepuj nga të gjithë popujt”, tani ra mbi Pjetrin (Mateu 28:19). Por që ai të jetë ndier i papërshtatshëm apo i frikësuar, nuk gjejmë ndonjë provë për këtë në librin e Veprave të Apostujve. Ajo çfarë gjejmë në të vërtetë janë shembuj dëshmie të guximshme dhe kthimi në besim, shërimesh mrekullibërëse, shfaqjesh shpirtërore dhe rritjeje domethënëse për Kishën. Tani, me dhuratën e Frymës së Shenjtë, Pjetri nuk ishte më peshkatari i pamësuar, të cilin Jezusi e gjeti në brigjet e detit të Galilesë. As nuk ishte më ai burri i shqetësuar, i cili vetëm javë më parë kishte vajtuar me dënesë, për shkak se kishte mohuar madje edhe që e njihte Jezusin nga Nazareti.

Në librin e Veprave të Apostujve, ju do të lexoni deklarata të fuqishme rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ju do të shihni gjithashtu se si ai ungjill mund t’i ndryshojë njerëzit – përfshirë ju – në dishepujt e guximshëm që Perëndia e di se ata mund të jenë.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Veprat e Apostujve 1:1–8, 15–26; 2:1–42; 4:1–13, 31–33

Jezu Krishti e udhëheq Kishën e Tij nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Libri i Veprave të Apostujve shënon përpjekjet e Apostujve për të ngritur Kishën e Jezu Krishtit pas Ngjitjes në Qiell të Shpëtimtarit. Ndonëse Jezu Krishti nuk ishte më në tokë, Ai e udhëhiqte Kishën me anë të zbulesës nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Merrni parasysh se si Fryma e Shenjtë i udhërrëfeu udhëheqësit e rinj të Kishës së Krishtit ndërsa shqyrtoni fragmentet vijuese: Veprat e Apostujve 1:1–8, 15–26; 2:1–42; 4:1–13, 31–33.

Cilat janë disa nga detyrat, thirrjet apo përgjegjësitë që ju ka dhënë Zoti? Çfarë mësoni nga përvojat e këtyre Apostujve të hershëm rreth mënyrës se si mund të mbështeteni te Fryma e Shenjtë për t’ju udhërrëfyer?

Shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Frymë e Shenjtë”, [f. 51–52]; Bible Dictionary [Fjalori Biblik te botimi shdm i Biblës], “Holy Ghost”.

Veprat e Apostujve 2:1–18

Cili është qëllimi i dhuratës së gjuhëve?

Dhurata e gjuhëve ndonjëherë përshkruhet si të folurit në një gjuhë që askush nuk e kupton. Sidoqoftë, Profeti Jozef Smith u drejtua te ngjarjet në Veprat e Apostujve 2 për ta sqaruar se kjo dhuratë e Shpirtit “u dh[a] për qëllimin e predikimit [të ungjillit] mes atyre gjuha e të cilëve nuk kuptohet, si në ditën e Rrëshajave. … Qëllimi bazë i [dhuratës së] gjuhëve është t’u flasim të huajve” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 409). Festa e Rrëshajave, një kremtim i madh judeas, sillte në Jerusalem judenj nga shumë vende. Dhurata e gjuhëve u lejoi këtyre vizitorëve që t’i kuptonin fjalët e Apostujve në gjuhën e tyre amtare.

Veprat e Apostujve 2:36–47; 3:13–21

Parimet dhe ordinancat e para të ungjillit më ndihmojnë që të vij te Krishti.

A jeni ndier ndonjëherë të “pikëllua[r] në zem[rën]” tuaj, sikurse judenjtë në ditën e Rrëshajave? (Veprat e Apostujve 2:37). Ndoshta bëtë diçka për të cilën ndieni keqardhje ose ndoshta thjesht doni ta ndryshoni jetën tuaj. Çfarë duhet të bëni kur i keni këto ndjenja? Këshilla e Pjetrit drejtuar judenjve gjendet te Veprat e Apostujve 2:38. Vini re se si parimet dhe ordinancat e para të ungjillit (përfshirë besimin, pendimin, pagëzimin dhe dhuratën e Frymës së Shenjtë – ose siç quhet ndonjëherë doktrina e Krishtit) ndikuan tek këta të kthyer në besim, siç shënohet te Veprat e Apostujve 2:37–47.

Ju mund të jeni pagëzuar tanimë dhe e keni marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë, kështu që si vazhdoni ta zbatoni doktrinën e Krishtit? Merrni parasysh këto fjalë nga Plaku Dejll G. Renland: “Ne mund të përsosemi … [kur] vazhdimisht … ushtr[ojmë] besim në [Krisht], [pendohemi], [marrim] sakramentin për të përtërirë besëlidhjet dhe bekimet e pagëzimit dhe [marrim] Frymën e Shenjtë si një shoqërues të vazhdueshëm në një shkallë më të madhe. Ndërsa bëjmë kështu, ne bëhemi më shumë si Krishti dhe jemi në gjendje të durojmë deri në fund, me gjithçka që ajo përfshin” (“Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme Vazhdojnë të Përpiqen”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 56).

Shih edhe 2 Nefi 31; 3 Nefi 11:31–4127; Brajën K. Ashton, “Doktrina e Krishtit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 106–109.

Veprat e Apostujve 3:19–21

Cilat janë “kohët e flladit” dhe “kohë[t] e ripërtëritjes të të gjitha gjërave”?

“Kohët e flladit” i referohet Mijëvjeçarit, kur Jezu Krishti do të kthehet në tokë. “Kohë[t] e ripërtëritjes të të gjitha gjërave” i referohet Rivendosjes së ungjillit.

Veprat e Apostujve 3; 4:1–31; 5:12–42

Dishepujve të Jezu Krishtit u jepet fuqi për të kryer mrekulli në emrin e Tij.

Njeriu i çalë po shpresonte të merrte para nga ata që vinin në tempull. Por shërbëtorët e Zotit i ofruan atij shumë më tepër. Ndërsa i lexoni Veprat e Apostujve 3; 4:1–31; dhe 5:12–42, merrni parasysh se si mrekullia që vijoi, ndikoi te:

Njeriu i çalë

Pjetri dhe Gjoni

Dëshmitarët në tempull

Kryepriftërinjtë dhe krerët

Shenjtorë të tjerë

 

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Kur i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni dhe diskutoni, me qëllim që të plotësohen nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Veprat e Apostujve 2:37

Kur jemi ndier të “pikëllua[r] në zem[rën]” tonë kur dikush po jepte mësim ungjillin? Çfarë do të thotë kjo ndjenjë? Përse është e rëndësishme që të themi: “Çfarë duhet të bëjmë?” kur kemi ndjenja të tilla?

Veprat e Apostujve 3:1–8

Si u bekua njeriu te tempulli ndryshe nga sa priste? Si i kemi parë bekimet e Atit Qiellor të na vijnë në mënyra që nuk i prisnim?

Pjetri shëron një burrë

Atë që Kam po Ta Jap, nga Walter Rane

Veprat e Apostujve 3:12–26; 4:1–21; 5:12–42

Çfarë ju bën përshtypje rreth besnikërisë së Pjetrit dhe Gjonit? Si mund të jemi të guximshëm në dëshminë tonë për Jezu Krishtin?

Veprat e Apostujve 4:32–5:11

Familja juaj mund të kënaqet duke e aktruar rrëfimin për Ananian dhe Safirën me kostume të thjeshta skenike dhe disa monedha. Çfarë mësimesh marrim nga kjo histori? Në varësi të nevojave të familjes suaj, ju mund të diskutoni për ndershmërinë, mbështetjen e udhëheqësve të Kishës ose përkushtimin.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Zgjidhni një temë. Lejojini pjesëtarët e familjes të zgjedhin me radhë një temë nga Veprat e Apostujve 1–5 që ta studiojnë së bashku.

Ngjitja në Qiell e Jezusit

Ngjitja në Qiell e Zotit, nga William Henry Margetson